Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut

0
369
Dunja Mijatović - Komisionierja për të drejtat e njeriut, KE

Dunja Mijatović – Komisionierja për të drejtat e njeriut, KE

PËR PAKETËN ANTI-SHPIFJE

Jam thellësisht e brengosur kur mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar ndoqi shqyrtimin e dy projektligjeve, të njohur si “Paketa Anti-Shpifje”. Këto ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut, që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave, pa një vendim gjyqësor, si dhe futja e rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend. Është me rëndësi të madhe të sigurohet që Interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe të mbizotërojë vetë-rregullimi nga media, përfshirë edhe mediat online.

Prandaj, unë i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë, që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i afrojnë ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardet e Këshillit të Evropës.


Council of Europe Commissioner for Human Rights

I am deeply concerned to learn that this week the Albanian Parliament pursued the examination of two draft laws, known as the “Anti-Defamation Package”. These laws are in need of urgent improvement. Several provisions are indeed not compatible with international and European human rights standards which protect freedom of expression and freedom of the media.

I am particularly concerned that discretionary powers given to regulatory bodies, the possibility to impose excessive fines and to block media websites without a court order, as well as the introduction of state regulation of online media, may deal a strong blow to freedom of expression and media freedom in the country. It is of the utmost importance to ensure that the Internet remains an open and public forum and that self-regulation by the media, including online media, prevails.

I therefore urge members of the Parliament of Albania to review the current drafts and bring them in line with the case law of the European Court of Human Rights and Council of Europe standards.