Koncepte plastelinë

0
387
Bekim Rexhepi

Serbia ka arritur ta fus në dorë dhe të tërheq mjaftueshëm Hashim Thaçit për vete, këtu nuk ka më dyshim ideja e Thaçit për të korrigjuar territorin e vendit në emër të disa marrëveshjeve të pa garantuara ndërkombëtarisht, përbën rrezik nacional të të gjithë shqiptarëve. Çdo kanosje e territorit në veri të Kosovës është kapitullim politik edhe i shtetësisë se Kosovës, mbetja e një territor me djerrë ekonomike është si trup pa zemër.

nga Bekim Rexhepi

1.
Ramiz Lladrovci kur e nxori, e nxori me aq dije sa kish e tha: “fuqia e bon fuqinë”, i la humori dijës, për kuriozitet i shprehje që gjet vend në atë babëzinë politike shqiptare. “Humori i dijës”, se Lladrovcit mbase ende po zgjatë tek në, secili politikan shquan vetveten me një lloj sensi në politikë, por zor është të gjesh njeri qe do ti dëgjojë broçkullat e tyre. Hashim Thaçi në stilin e Ramizi do të “korrigjoj korrigjimin”, i cili po ashtu nuk di të definojë idenë e tij. Kjo mbase më shumë duket të jetë ide serbe se sa që mund të jetë diksion i tij në lidhje me korrigjimin. Ende se kuptuam qartë diksionin e tij, duket një zhurmim i keq, i kobshëm dhe pyetja që rri lodhur se çka do të korrigjoj ky njeri, cili është ay objekt për të cilin ky njeri ka idenë e korrigjimit, idenë që tashme s’ka se pse të ketë mëdyshje se nuk është ide e përbashkët e vjetër e akademisë serbe. Ç’është ajo e jona që duhet të korrigjohet mes dy vendeve, e qe nuk shko në pajtim me 17 Shkurtin 2008!?

Çka me korrigjua pyet krejt Kosova? Dhe nuk ka një përgjigjeje të vetme nga ideatori me koncepte plastelinë. Mos ndofta korrigjimi shpie deri të listë e gjatë e amnistisë së tij prej akuzave të gjykatës speciale. Në fakt duhet pranuar atë që Albin Kurti, ka përsëritur se Serbia ka një qëndrim të prerë për sa i përket çështjeve të saja (serbe); “ajo çfarë është e Serbisë është e saj, ndërsa ajo çfarë s’është e saja duhet të diskutohet”. Ky paradoks i vjetër dhe aktual i Serbisë pamundëson fqinjësinë e mirë, ajo kurrë nuk do të jetë e interesuar të ketë fqinjësi të mirë me askënd nga fqinjët e saj, derisa ka në strategji frymën ekspansioniste.

2.
Nuk mund të trazohet veriu, por nuk mund të mbahet edhe si i tillë me dizgjinë nga Serbia. Marioneta politike serbe e serbëve të Kosovës nuk ka dyshim që nuk është ne duart e Beogradit. Kjo marionetë politike serbe e serbëve të Kosovës, direkt përfaqëson interesin e Serbisë në Kosovë dhe kjo duhet të ndërpritet sa me parë sepse më këtë veprim politik Kosova pamundëson ekspansionin serb për pjesën e veriut të Kosovës që të mund të shkëputet nga solucionet e sensasivëve, çofshin ata edhe shqiptar. Megjithëkëtë Serbia ka arritur ta fus në dorë dhe të tërheq mjaftueshëm Hashim Thaçit për vete, këtu nuk ka më dyshim ideja e Thaçit për të korrigjuar territorin e vendit në emër të disa marrëveshjeve të pa garantuara ndërkombëtarisht, përbën rrezik nacional të të gjithë shqiptarëve. Çdo kanosje e territorit në veri të Kosovës është kapitullim politik edhe i shtetësisë se Kosovës, mbetja e një territor me djerrë ekonomike është si trup pa zemër.

Thaçi është i vetmi pa mbështetje politike që po orvatet të ndihmoj ekspansionin e vjetër dhe aktual të akademisë serbe për ndarje të Kosovës. Gënjeshtra e tij e kamufluar me termin korrigjim, pa definuar ende objektin se çfarë në të vërtetë do të duhej të korrigjohet, ka mbetur një rrezatim dëshirash brenda tij. Thaçi ka shfaqur njëanshëm në opinion e gjerë atë rrezatimin e tij të dëshirave që në këto bisedime, siç do vet ti quaj finale me Serbin, të kërkoi që brenda Republikës së Kosovës ti përfshijë apo ti rimarrë tri komunat shqiptare ne territorin e Serbisë, që prej më shumë se njëqind vjetësh janë jashtë çdo lidhjes funksionale e praktike me Kosovës.

Të abstraktojmë me një anë pengesat e shumta të jashtme që i ka Republika e Kosovës më disa vende kyçe në BE-e, dhe që ende hezitojnë të njohin Republikën e Kosovës, apo edhe integrimi e saj në institucionet ndërkombëtare. Por në këtë logjikë nuk mund të shmangim fajin tonë, pengesë e brendshme dhe e akumuluar gjatë sidomos viteve të fundit është rritur mospërkrahje e dukshme e disa shteteve që na kanë njohur, si pasojë direkte e mos sjelljes sonë serioze me shtetin, me tolerancën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucione.

Mos funksionimi i shtetit, i Republikës së Kosovës karshi ekspansionit serb brenda dhe jashtë tij, e benë të pamundur një rehabilitim politik ndërshqiptar, madje pa eliminuar korrupsionin dhe krimin brenda shtetit, në një farë forme vetëm fajësimi i Serbisë për të gjitha, përmban një element demagogjikë që do të justifikoj mundësitë për një strategji të zhvillimit të vendit. Taksa e rritur fundmi 100% ndaj të gjitha produkteve serbo boshnjake me destinacion Republikën e Kosovës, është një efekt ekonomik dhe politik qe tregon dhëmbët e një shteti. Taksa nuk duhet të hiqet deri në njohje, duhet të jetë qëndrim i prerë, i kësaj qeverie po edhe i qeverive të tjera të ardhshme, nëse Serbia nuk do të njoh ende shtetësinë e RK-së.

Ramush Haredinaj me vendimin e taksës ka përmbyllur një vendim të rëndësishëm, qe edhe po të bije qeveria tani, taksa mbete dhe më këtë kushtëzohet edhe qeveria e ardhshme të statizoj objektivin e saj politik për sa i përket qëndrimit të Serbisë, e cila do të stagnojë drejtë hyrjes në BE. Taksa për Serbin dhe jo për veriun e Kosovës, serbet e Kosovës mund të furnizohen me mallrat e Kosovës dhe të vendeve të tjera nga ana tjetër e Kosovës, vajtimi me “lot krokodili”, nuk zgjon interes serioz për të forcuar dilemat për heqje të taksës së vënë nga Kosova. Mes një mirësjellje serbe ndaj produkteve serbe nuk mund të ketë injorancë të produkteve vendore të Kosovës për të mbajtur ndezur ende llambën e ekspansionit serb ndaj Kosovës.