Konferenca ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990

0
1373

Nga Beqir SINATiranë

TIRANE – (29-31 Tetor 2018 – Bota sot ) : Konferenca ndërkombëtare “Te mohuar” nga regjimi diktatorial ka bërë bashkë në Tiranë studiues të huaj e shqiptarë. Qëllimi ishte interpretimin juridik e historik të fakteve të reja, që kanë dalë me deklasifikimin e disa dosjeve nga autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish sigurimit.

Një nga faktet më interesante që zbulon Gjon Boriçi është pohimi nga Byroja politike i dhunës ndaj të burgosurve dhe të internuarve nga organet e shtetit.

Nuk kanë munguar në këtë konferencë edhe historitë që nisin rrugëtimin në Kosovë, dhe trevat shqiptare në ish Jugosllavi, e përfundojnë tragjikisht në Shqipërinë komuniste, e cila përjetojë dhe regjimin më të egër komunist në botë.

Kjo ishte e para konferencë e këtij lloji në Tiranë, e Autoriteti premton se të gjitha këto fakte të sjellë nga historianët do të shohin dritën e botimit.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë organizoi ceremoninë e hapjes së konferencës ndërkombëtare shkencore me temë: “Të mohuar nga regjimi: burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”.

Më 29 tetor, në Muzeun Historik Kombëtar, salla “UNESCO” u bë prezantimi i të ftuarve dhe u mbajtën fjalët e organizatorëve, me praninë e studiuesve, kërkuesve shkencorë, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe shoqatave të të drejtave të njeriut, të universiteteve të vendit dhe studentëve, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve publike e joqeveritare.

Të ftuar shqiptarë e të huaj dhe personalitete të kërkimit shkencor e institucioneve të kujtesës hapën siparin e kësaj konference të parë që trajton, përmes studimesh cilësore, periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri. Perspektivës studimore të profesorëve dhe akademikëve vendas e të Kosovës, u është shtuar kontributi i ndjeshëm i studiuesve të huaj dhe pjesëmarrja aktive e Rrjetit Europian të Kujtesës (ENRS) e BsTu, Autoritetit gjerman të Hapjes së Dosjeve.

Znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit u shpreh në hapje të takimit, se “ne e kemi provuar në lëkurë që studimi i historisë bashkëkohore ka sfida të mëdha.

Protagonistët ende jetojnë, faktet akoma nuk kanë dalë të gjitha në dritë; kujtimet dhe ditarët janë ende pa mbledhur e pa botuar; arkivat, përveçse janë masive, janë ende të pashfrytëzueshme plotësisht. Vetëm një studim korrekt dhe një dialog i bazuar në dokumente e fakte mund të bëjë të mundur që historia bashkëkohore ‘45-‘90 e periudhës që kemi në dorë, të mund të kuptohet më mirë”.

Në vijim, z. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë dhe anëtar i këshillit shkencor të konferencës, veç kënaqësisë për realizimin e një aktiviteti shkencor të përmasave të tilla, e vuri theksin te diskutimet e shumta që pritet të hapen pas trajtimit të temave të përzgjedhura.

Z. Brian Williams, përfaqësues i OKB në Shqipëri, mbështetës i veprimtarive të Autoritetit, nënvizoi rëndësinë e objektivave të Kombeve të Bashkuara, mes të cilëve është përmbushja e detyrimeve të shoqërisë për të drejtat e njeriut, sidomos për të dënuarit dhe ndëshkuarit në diktaturë.

“Është e domosdoshme të krijohet një narrativë për të shkuarën, të qëmtohen faktet dhe të arrihet tek e vërteta. Ne e mbështesim fuqimisht këtë proces”, u shpreh z. Bernd Borschardt, ambasador i OSBE-së në Shqipëri.

Znj. Rafaella Campanati, përfaqësuese e Ambasadës Italiane, shpjegoi rëndësinë e posaçme që ka projekti “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”, në kuadër të të cilit organizohet konferenca. Sipas saj, “duke e analizuar të shkuarën dhe duke u dhënë zë viktimave, do të mund ta projektojmë më mirë të ardhmen”.

Znj. Vasilika Hysi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, anëtare e Komisionit të Ligjeve, vuri në dukje bashkëpunimin në organizimin e konferencës, mes të gjitha institucioneve zyrtare të kujtesës, në respekt të rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit për ta. Sipas Hysit, “përkujtimi është detyrë e shoqërisë së sotme, e cila duhet të marrë përgjegjësitë që i takon”.

Në emër të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Çelo Hoxha, veç entuziazmit për përfshirjen e shumë aktorëve në organizimin e konferencës, nënvizoi se “tek e shkuara nuk duhet të përqendrohemi te dhimbja, duhet të fokusohemi te padrejtësia, kush e shkaktoi dhe përgjegjësitë që rrjedhin prej kësaj”.

Në të njëjtën linjë, drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë, z. Bilal Kola, e vuri theksin te koncepti juridik i ndëshkimit sa i përket punës së detyruar, jo dënimit si të tillë. Fëmijë i lindur, rritur dhe burrëruar në internim, i ndëshkuar që në lindje, z. Kola bëri thirrje që “të dëgjohet zëri i kësaj shtrese, e cila e rrëfen me fakte jetën e saj, përvojën e mundimshme dhe mbijetesën, përballë dokumentacionit të makinës së pushtetit”.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z. Dorian Koçi, bëri një paraqitje të bashkëpunimeve institucionale në kuadër të kujtesës, të cilat prej më shumë se një viti kanë synuar të ndërtojnë një paradigmë studimore, ku me konferencën shkencore arrijnë të projektojnë njëherazi kujtesën dhe lirinë.

Në emër të Fondacionit Konrad Adenauer, znj. Klaudia Zerva kërkoi që pas përvojave përkatëse të secilit institucion a organizatë në trajtimin e së shkuarës, të arrihet në ndërtimin e strategjive të përbashkëta për të pasur rezultate të qenësishme dhe kontribute të ndjeshme në të sotmen, me punën profesionale të të gjithëve.

Në vijim u shfaq filmi “Dyert memece të Ferrit”, një rrugëtim nëpër burgjet dhe kampet e punës së detyruar në Shqipëri, i realizuar nga bashkëpunimi i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Fondacionit Konrad Adenauer.

Dita e parë e Konferencës ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”:
burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990 vazhdoi me Panelin 1 dhe 2: Vështrim analitik mbi totalitarizmin shqiptar

Moderator: Dr. Marenglen Brikena Kasmi

Ku folën : Z. Beqir Meta – Vështrim analitik mbi sistemin e burgjeve, internimeve dhe përdorimin e punës së detyruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Z. Sabit Syla – Instalimi i pushtetit jugosllav në Kosovë dhe shqiptarët gjatë viteve 1944-1945

Znj. Ana Lalaj – Montimi i (pu)shtetit të pasluftës si mjet dhune, 1944-1953.
Znj. Amy Lori – The problem of Hoxha: History, memory and the architecture of state terror.

Paneli 3 : Sistemi i burgjeve dhe kampeve të punës në Shqipëri (1945-1990) me Moderator: Prof. Asoc. Dr. Sabit Syla
Vazhdoi me panelistët Z. Dorian Koçi –Aparati Stalinist i dhunës në burgjet e kampet e punës në Shqipëri 1949-1953.
Znj. Ardiana Topi – Tipologjia e dokumenteve dhe dosjeve te krijuara nga ish sigurimi i shtetit 1944-1991.

Z. Femi Sufaj, Znj. Marinela Sota – Të mohuarit nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim – dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.

Z. Gjon Boriçi – “Pohimi nga Buroja Politike e PPSh të dhunës ndaj të burgosurve dhe të internuarve nga organet e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1953”.

Paneli 4: Të huajt në kampet e burgjet shqiptare, u moderua nga Drejtori I Muzeut Kombëtar në Tiranë Dr. Dorian Koci

Ndërsa panelist ishin : Z. Marenglen Kasmi, Ermira Shtino – Robërit gjermanë të luftës dhe puna e detyruar gjatë viteve 1944-1952.
Znj. Nevila Nika – Trajtimi i shtetasve italianë mbas mbarimit te Luftes së Dytë Botërore, nga Prof. V. Lozzi tek fra G. Gardin
Znj. Sonila Boçi – Vizatimi i “fytyrës së armikut të popullit” nga regjimi komunist.
Z. Gjon Berisha – Persekutimi i klerit katolik nga Kosova, që shërbeu gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Greis Haxhiu, Arla Hoxha, Tea Kashahu, Enxhi Kodragjini, Dea Rrozhani
Redbug: Aplikacioni që risjell komunizmin përme dëshmive të atyre që e përjetuan.

Dita e dytë e Konferencës ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990 Paneli 5: Këndvështrimi juridik dhe puna e detyruar – e cila kishte moderatore: Prof. asoc. Dr. Sonila Boçi

Nisi me panelin nga Ermal Frashëri – Rregullimi i punës në ndërtimin e socializmit: një perspektivë juridike.

Çelo Hoxha – Privimi i paligjshëm i lirisë personale të qytetarëve i kryer nga njerëz që përfaqësonin institucionet shtetërore në vitet ’44-’54.

Etleva Smaçi – Shfrytëzimi i krahur të punës në repartet e Xhenios dhe Ndërmarrjet ushtarake bujqësore: trajtimi diskriminues i ushtarëve që vinin nga familjet e deklasuara.
Selami Zalli – Një vështrim juridik mbi vendosjen e diktaturës, 1945-1953 – Shkodra në dokumentet e Sigurimit të Shtetit.

Paneli 6 – Tipare të jetës së përditshme në burgjet dhe zonat e internimit në Shqipëri (1945-1990) u moderua nga Moderator: Dr. Ermal Frashëri

Ndërsa folën Valjeta Kaftalli – Jeta e përditshme dhe raportet njerëzore në kampet dhe në zonat e internimit.

Alma Liço Mirakaj, Merita Sauku Bruci – Internim/dëbimet familjare në zonën e Dumresë 1968-1991: dëshmi dhe refleksione.

Natasha Llanaj Përpunja – Qyteti minator i Selenicës në Vlorë.

Fiona Todhri, Eris Dhamo – Identiteti dhe profili i grave të dënuara politike në periudhën komuniste (1946-1979).

Dita e dytë e Konferencës ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990 Paneli 7 – Totalitarizmi shqiptar përmes letërsisë dhe arteve u moderua nga: Dr. Çelo Hoxha
Me panelist Agron Tufa – Topikë të trishtë letrarë e memuaristikë.

Agron Gjekmarkaj – “Armiku i popullit” në letërsinë e realizmit socialist.

Leonora Laçi – Totalitarizmi shqiptar përmes disa shkrimtarëve.

Kejsi Ziu – Spiunë dhe sabotatorë: martirizimi i inxhinierëve të Maliqit dhe përfshirja e misionit agjentural amerikan gjatë regjimit komunist.

Konferencës ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990, mbajti më pas edhe Panelin 8 – Kujtesa kolektive mbi burgjet dhe kampet e internimeve – Moderatore: Prof. Dr. Ana Lalaj

Panelist : Gjergj Sinani – Kujtesa dhe historia në diskursin post-totalitar.

Enriketa Pandeleimoni (Papa) – Rrëfimi i historive jetësore dhe kujtesa mbi kampet e punës së detyruar dhe burgjet në Shqipërinë Komuniste.

Erald Kapri – Vështrim krahasimor, rehabilitimi i viktimave të komunizmit, rasti çek, gjerman, polka, estonez dhe rumun.
Sara Çapaliku – Interesi publik dhe hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar

Ndërkaq, në Panelin 9 me titull :”Diskursi i sotëm mbi të shkuarën komuniste”, e moderatoi: Dr. Ardiana Topi me panelist : Etleva Demollari -Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” përballja me të kaluarën folën :

Roland Qafoku – Persekutorët përballë të persekutuarve pas rrëzimit të komunizmit.
Edlira Agolli – Roli i OSBE-së në Shqipëri në formësimin e kujtesës kolektive dhe diskutimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë koumunizmit.

Blerina Këllezi, Aurora Guxholli, Cliffort Stevenson – Ndryshimet pas diktaturës nga këndvështrimi i të prekurve.

Mbyllja e Konferencës ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990 do të ketë publikimin e çdo punimi në një libër në variantin printing në leter dhe versionin e saj online, dhe piketimi i tematikës për konferencat e ardhshme:

Cilet ishin “armiqte e popullit”? me fokus tek kleri, emigracioni politik dhe familjet e tyre, tregtare e pronare, si dhe kundershtaret e tjere politike, te zhdukurit e komunizmit…e tjer.

Në përpjekjet e tyre për të mësuar më shumë për marrëdhëniet e Shqipërisë me të kaluarën e saj komuniste, Kryetari i Komitetit të Çështjeve Ligjore i Bundestagut Gjerman Z.Stephan Brandner, i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit që përfaqëson, vizituan gjatë Konferencës ndërkombëtare shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990, ndërtesën e Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e iSh Sigurimit të shtetit në Tiranë .