Kosova – 12 vjet shtet: nga Rugova, NATO, UÇK, e deri te Albin Kurti!

0
752
Albana Ferati - flamur KS

Shkruan: Albana FERATIRevista Drini17 Shkurt 2020

Për shumë vjet me radhë, mbi dy dekada të prira nga SHBA-të deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët në Kosovë vuajtën pasojat e spastrimit etnik, masakrave dhe dhunimeve nga ushtria, policia dhe paramilitarët e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Pas luftës 2 vjeçare të popullit shqiptar dhe djemëve të tij më të mirë, të prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe falë mbështetjes nga ana e forcave ndërkombëtare (NATO), te prira nga SHBA-te, forcat ushtarake e paramilitare serbe u dëbuan nga Kosova dhe me përfundimin e luftës Kosova u çlirua dhe në vend u vendosën trupat ndërkombëtare, per te cilat merita ka padyshim presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, i njohur si arkitekt i pamvaresisë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, vendi administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nëntor të 2005-ës nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur

Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm plot lot dhe gjak për popullsinë shqiptare.

Zyra Civile Ndërkombëtare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavarësisë. Pak ditë më vonë, një grup vendesh që njohën pavarësinë e saj themeluan Grupin Drejtues që do të mbikëqyrte shtetin e ri.

Por, Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua asnjëherë në veriun e vendit, i banuar me shumicë serbe, ku ende nuk njihen dhe nuk pranohen simbolet dhe institucionet të shtetit të Kosovës.

Më 9 dhjetor 2008, vendin e UNMIK e zuri misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Më 22 korrik 2010, pavarësia e Kosovës u pranua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Republika e Kosovës u bë vendi që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve, bazuar në Kushtetutën e shtetit.

Shefi i OKB-së Guterres për “Presheva Jonë” i pakenaqur rreth dialogut Kosovë-Serbi ne Bruksel: Dua te shoh me shume progres ne kete proces mes dy vendeve.

Nga marsi i vitit 2011, Kosova hyri në dialog me Serbinë, bisedimet që u quajtën “Prishtinë – Beograd”. Këto bisedime teknike u pasuan nga ato në nivel kryeministrash, me mbajtjen e katër raundeve të dialogut mes Thaçit e Daçiqit, si dhe një takimi mes presidentëve Jahjaga e Nikoliq.

Në Bruksel Kosova dhe Serbia diskutuan për telekomin, energjetikën, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, e çështje të tjera, por asnjëherë nuk arritën të vendosin në tavolinë një prej çështjeve më të ndjeshme në Kosovën e pasluftës, atë për të pagjeturit.

Megjithatë marrëveshjet e nënshkruara, Serbia asnjëherë nuk i zbatoi ato. Tani, po flitet për një marrëveshje finale mes të dy vendeve, për një dialog final ku në krye të tij po qëndrojnë krerët e lartë të vendeve, ndërmjetësuar nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.

Guterres i pyetur nga gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, theksoi se “do të doja të shikoja një progres shumë më të madh, përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon”.

(Guterres: If you ask me if I am pleased, it is clear I am not. There is no alternative to continuing this process between the parties towards normalization of relations and peace and stability in the region.”)

Para se të mbush 3 vjet shtet, shteti u trondit nga një raport ndërkombëtar, i cili përmban pretendime se njerëz të UÇK-së kishin kryer krime çnjerëzore.

Autor i raportit ishte senatori Dick Marty, ndërsa në janar të 2011-s dokumenti u aprovua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshime kushtetuese dhe aprovoi Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me mandat për të trajtuar krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të përmendura apo të ndërlidhura me raportin e senatorit Marty.

Serbia vazhdoi fushatën egër ‘anti Kosovë’ në shumë shtete

Kohët e fundit, Serbia intensifikoi veprimet për një fushatë të egër kundër Kosovës, në aspektin e politikës së jashtme.
Kosova nuk arriti të anëtarësohet në UNESCO, e as në organizatën më të madhe të policisë, INTERPOL.

E Republika e Kosovës iu përgjigj me vendosjen e taksës 100% për mallrat me origjinë serbe, dhe të gjitha ato që hyjnë nga shteti i Serbisë.

Ky hap përveç reagimit nga bashkësia ndërkombëtare, ka bërë që Serbia të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.

Megjithatë, i vendosur vazhdon të jetë shefi i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, që sipas tij, taksa do të hiqet atëherë kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës. Ndryshe, qeveria e re ne krye me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë. Heqjen e takses e kane mbeshtetur edhe SHBA të vedndet anetare te BE-së – shkruan agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Kosova nuk mbërriti ta ndjekë hapin me të cilin ecnin vendet e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Aktualisht, nuk ka një perspektivë të qartë evropiane meqë banorët e shtetit më të ri kanë mbetur të izoluar në ‘geto’, duke qenë kështu të vetmit që nuk mund të lëvizin pa viza na Zonën Schengen.

Kosova është i vetmi shtet në rajon, që formalisht nuk e ka nisur rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo akoma nuk ka aplikuar për të marrë statusin e vendit kandidat.

Por, vendi ia doli të shënojë një arritje të madhe, nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian, kjo është marrëdhënia e parë kontraktuale, që Kosova lidhi me Bashkimin Evropian.