KOSOVA, DASHURIA IME

0
752

Me serbët ne jemi fqinjë. Në kohë paqeje i japim bukë njëri tjetrit. Mirëpo, në çastin kur serbët mësyjnë tokat dhe shtëpitë tona, shprehet Ali Tahir Aliu, nga Bardhyli ( Bradashi ) i Besianës, ne jemi të shtrënguar t´i ngrejmë pushkët kundër tyre! Toka denbabaden shqiptare, as s´ jepet dhe as nuk falet! Kosova ka një shekull që nuk bën gjumë natën nga pretendimet e Serbisë!…

Ne që trupin e mërguam nëpër botë si pasojë të shtypjes së egër dhe luftës, jo pak jetën e dhënë nga prëndia po e harxhojmë nëpër vende të huaja, dhe për të huajtë. Unë thotë Ali Tahir Aliu, nga fshati Bardhyl ( Bradashi ) i Podujevës, se është çasti që t´i trokasim vetes, dhe t´ia bashkangjesim trupit, mendjen, shpirtin dhe mençurinë, dhe të kthehemi në atdhé. Republika e Kosovës, apo thënë shkurt, Kosova-Shqipëri, është dhéu ynë, gjuha dhe dashuria jonë. Pa këtë adresë të atdheut, ne jemi të pa emër dhe mbiemër, dhe një popull i shkrirë në një populli tjetër. Z. Atdhe, më thotë Aliu, shqiptarët janë prindër të mirë, ata i duan fëmijët, i duan vëllëzërit dhe motrat, i duan nipërit dhe xhaxhallarët, tetet dhe dajat, fushat dhe malet, krojet dhe lumenjtë, vajzat dhe gratë e bukura, dhe mbi të gjitha e duan gjuhën dhe vendin e tyre ku janë lindur.

Unë nuk jam në mërgim s´e kam dashur të aventuroj këtej, apo s’e më ka thërritur mërgimi, por jam në mërgim se punësimi në Kosovë ishte i pamundur. Mërgimi për të pamërguarin është botë e panjohur, e veshur me para të premtuara, dhe drejtësi të ekzagjeruar. Jeta ime e veshur me mërgim jo gjithëherë është e ëmbël. Mërgimi për atë që është atdhetar, ka shije të thartë dhe gërryese. Ali Tahir Aliu, u lind më 17.03. 1968, në Bardhyl të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, në Besianë. Libri për Kosovën mua më mbeti i pashkruar dhe i papërfunduar. Demonstratat e Kosovës aso kohe qenë të përditshme, më thotë Aliu.

Unë edhe kur bëj gjumë, duart i mbaj grusht, ndërsa ëndrrat e mia janë krejt epike, dhe me beteja të ashpra. Lot më bie në zemër pse s´jam në Kosovë. Nën pushtimin e jugosllavëve, dhe të diktatorit Tito, shqiptarët përjetuam burgun më të rëndë. Të drejtat tona në Jugosllavi, shkileshin vazhdimisht. Në Kosovë, aso kohe vrisnin shumë faktorë. Vriste varfëria, niveli ulët i arsimit, burgosjet dhe arrestimet, ndalimi i festave kombëtare, gjakmarrja, ndalimi i flamurit, pabarazia në punësim, dhe diferencimet e pareshtura të kuadrove, bënin që jeta e shqiptarit nën pushtimin serb të ishte jetë e të shtypurit dhe e të burgosurit. Populli ynë nuk e ka thënë kot; “zullumi këputet prej s´trashi”!

Z. Atdhe më thotë Aliu, një patriot i devotshëm, një atdhetar i formuar. Aliu Tahir Aliu tregon se e tërë familja e tij 70 anëtarëshe, me prindër dhe xhaxhallarë, u vunë në radhët e Luftës Çlirimtare të Kosovës. Që në ditët e para të kryengritjes së madhe, Babai i Alit, Tahir Aliu, rreshtua me vullnetarët e Llapit, për t´i këputur prangat njëshekullore të robërisë. Liria çmimin e ka të lartë na thoshte babai, rrëfen i biri tij, Aliu, por, ne duhet të jemi gati në çdo kohë për çdo sakrificë.

Tahir Aliu, dhe 10 fëmijët e tyre, që në ditët e para të luftës, iu përgjigjën thirrjes së UÇK-së, për çlirimin e Kosovës, duke afruar tërë ekonominë familjare, dhe shpirtin e tyre në shërbim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

Divorci me Serbinë dhe ish Jugosllavinë, Kosovës do t´i kushtoj një det gjaku. Që nga viti 1945, e deri me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008. Kosova u përgjak s´i asnjë vend tjetër në Evropë. Komunistët e Titos, e veçmas ata serbë, njëherë Rankoviqit, e mëpastaj të Milosheviqit, vranë e prenë rreth 55 mijë shqiptarë. Mirëpo, shtypja serbe nuk ndalon në vitin 1956, as në vitin 1968 e këtej. Politika gjakatare serbe, vullnetin e Kosovës për Republikë të pamvarme, e quanin armiqësore.

Çdo kërkesë të Kosovës në drejtim të Pavarësisë së Kosovës, Serbia i përgjigjej me vrasje dhe burgosje. Ndërsa, dënimet ishin të përditshme. Rreth 800 mijë qytetar të Kosovës ( para se të nis lufta ) u rrahën, u dënuan dhe u persekutuan nga pushtuesi serb. Lufta në Kosovë ishte e pritshme. Zullumi këputet prej s´trashi! Mirëpo, heroi popull, u kryengrit, që lirinë e shkelur, ta fitoj me çdo çmim.

Familja Jashari këtë e dëshmoi më së miri. Thyerja e përgjakshme e Jugosllavisë dhe Lufta me Serbinë, Kosovës i kushtoi me 13 mijë të vrarë, 4500 të zhdukur, 120 mijë shtëpi të djegura, një million të përzënë në 5 kontinentet, 25 mijë gra e vajza të dhunuara, dhe me një ekonomi familjare tërësisht të plaqkitur dhe të shkatërruar. Ky çmim i gjakut dhe i pasurisë, dhënë luftës sonë për liri, bëri që SHBA-të, NATO, dhe e gjithë bota përparimtare t’i vehet në ndihmë Kosovës.

Në atë luftë të pabarabartë Amerika na bëri me shumë duar, dhe fizikisht Kosovën e shpëtoi nga shuarja. Unë dhe familja ime, më thotë Ali Tahir Aliu, një burrë fjalë pak e i guximshëm, lirisë së Kosovës i kemi dhënë mjaft për kohën. Fal organizimit të mirë, dhe përgatitjes për luftë, Llapi dhe Anamorava, nuk lejuam që të ndodhë Tivari dhe Srebërnica. Babai im Tahir Aliu, ishte i veshur dhe kryente detyrat e UÇK-së, për lirinë.
Tek shqiptarët, rrëfen Aliu, kur babai është në luftë me dike, edhe familjarët atë e ndjekin, dhe janë luftëtarë të tij. Im vëlla Bashkim Aliu, i lindur me 2.01. 1983 në Bardhyl të Llapit. Ai në moshë fare të re (18 vjeç ) u radhit në radhët e UÇK-së. Bashkimi bashkë me prindërit, Mëmën, babain, vëllëzërit, motrat dhe xhaxhallarët dhe familjen e gjerë, qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të Luftës për Liri të Kosovës. Ata kontribuan shumë në bartjen e ushqimeve, armatimit, dhe në ndihmë të plagosurve.

Ne jemi fqinjë me serbët, më thotë Aliu Aliu, një biznesmen i sukseshëm në Dortmund të Gjermanisë, dhe aktualisht, Kryeministër i Republikës së Çamërisë, i cili në kohën më të vështirë, Luftën e Kosovës për liri e pavarësi e ndihmoi me 3o mijë marka gjermane. Ne shprehet Aliu, në kohë paqe fqinjëve serbë u kemi dhënë bukë, kur kanë qenë në nevojë. Mirëpo, në çastin kur serbët mësyjnë tokat tona ne ia japim plumbin në lule të ballit.
Toka e gjyshit dhe e stërgjyshit, nuk jepet dhe as nuk falet! Kosova ka një shekull që nuk bën gjumë. Lotët s´kam dëshirë t´i m´i shohin prindërit, vëllëzërit, motrat, miqtë, shprehet Aliu Aliu. Para nënës e babait, nuk kam të drejtë të qajë!..Z. Atdhe, Kosovën e kam zemër, e kam shpirt, e kam xhan! Kosova për mua është kuptimi i jetës sime!..Ora e madhe e lirisë nuk bie për çdo ditë më thotë Bashkim Aliu një patriot i dëshmuar, dhe djali i veteranit të Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tahir Aliut.

Bashkimi më thotë, xhaxhi Atdhe, kam lexuar diku, se s´ka duar ma të bukura s´e duart që i thyejnë prangat dhe popullit ia sjellin lirinë. Unë në UÇK-ë kam hyrë me gjithë shpirt. Kam marrë pjesë ( djalosh i ri ) ende pa i mëshu brisk fytyrës. Unë kam marr pjesë në Luftën e UÇPBM-së, në fshatrat e Bujanocit, dhe të maleve të Tërnocit. Nuk ka patur gëzim ma të madh s´e kur kam veshur uniformën e UÇK-së, dhe kur i fillova ushtrimet ushtarake në fshat, tek Lagja e Spahijave.

Kosova për gjithsecilin ka qenë një mësim lirie. Në Shkollën e lirisë, në fshat, shpejt u aftësuam në përdorimin e armëve, në dhënien e ndihmës së parë, në vëzhgimin e terenit, tërheqjen e të plagosurve, dhe furnizimin me ushqim të refugjatëve. Njësiti ynë „LLapi“, nën drejtimin e komandant Arbrit, bënim vëzhgmin e terrenit. Grupi ynë përbëhej nga Bashkim Aliu, Rrahman Rashiti, Driton Hoti, Faton Hoti, Albert Gashi, Arben Visoka, dhe Faruku, një luftëtarë i yni nga Shkupi. Në shtëpinë tonë rrëfen Bashkimi, aso kohe ishte një pjesë e Shtabit të UÇK-së, dhe familja e Komandant Lekës.

Xhaxhi Atdhe, në luftë shumë ka rëndësi, guximi, shkathtsia, dhe njohja e terrenit. Falë këtyre elemnteve, dhe Luftës së UÇK-së, ne fituam mbi armikun. Bashkim Aliu aktualisht jeton dhe punon në Dortmund të Gjermanisë. Bashkimi është komunikativ, dhe shqiptar i devotshëm. Stuhitë e jetës nuk na kanë shkundulluar aq sa po thasheshemnohet. Kosova është shpirti im. Unë jam i bimur në Kosovë. Do punoj edhe ca, dhe do kthehem, aty ku më ka përkundur mëma! Lavdi të rënëve!

Atdhe Geci – Dortmund, 2019