KOSOVA, DHEMBJE E PËRKUJDESJE

0
219
Arshi Pipa

Arshi Pipa
(1920-1997)

Nga Sinan GASHI

Arshi Pipa la dëshmi vepra letrare e shkencore të mirëfillta, që e bënë të përjetshëm. Pos veprave “Luftëtarët” e “Shpirti kritik” që e kanë vitbotimin 1944, në Romë më 1959 boton vëllimin “Libri i burgut”, kurse në Mynih të Gjermaninë, më 1968, poemin kosovar “Rusha”, shkruar në burgun e Burrelit famkeq, më 1956.

Për kuptueshmërinë e kësaj poeme me temë kosovare, A. Pipa, në botimin e fundit të Tiranës, shkruan një parathënie për sqarim, ku thotë se “Rusha asht një poemë tregimtare mbi marrëdhaniet mes Shqiptarëvet dhe Serbëvet në gjysmën e dytë të shekullit XIV në Kosovën e athershme”, pastaj shpjegohen shumë gjëra të historisë së kësaj treve, për lashtësinë autoktone të shqiptarëve në këto troje, për çka therret në ndihmë studjues në këto troje, për çka therret në ndihmë studjues e famë botërore, si profesorin e Universitetit të Minich-ut Georg Stadmuller, albanalogun austriak Norbert Jokl, Anton Mayer si dhe linguistin polak Waclaw Cimokowski.

Sqarimet e tilla autorit i duken të domosdoshme, ngase subjekti i poemës del pak provokativ për kohën e sotme. Poema është shkruar në një shkodranishte, që shpjegohet me një fjalorth me 500 fjalë të rralla.

Poema “Rusha” është e ndarë në tri pjesë apo libra, siç i quan autori, me prolog dhe epilog. Ngjarja e tregimit të poemës zhvillohet në trojet kosovare, përkatësisht Prizren e Gjakovë. Jeta-vepra niset nga fati i dy pinjojve të familjes së Kapulajve, Rushës dhe Dardhomelit, të cilëve ua kishte vrarë babain Duraniqët serb, nga se i jati kishte marrë për grua Svetllanën e tyre. Rrëfimi akcional niset nga kur bonjakët e rritur nga gjysja nisin rrugën e jetë dashurisë se vjen mosha për të krijuar familje të reja, por aty zjen hakmarrja për të jatin. Rusha është përi që përvidhet deri në epilogun tragjik të jetë-veprës, por që mban bukurinë e paparë dhe lakminë poashtu të përzier me gjelozi nga të rrethit.

Dardhomeli luan rolin e të parit të shtëpisë, vëllait të madh udhëheqës, por edhe të shqiparit me veti trashëgimore prej malësori, që e pikasë bujaria, trimëria, sakrifica, besnikëria. Të gjitha këto madhështi që ai i ka në vete, e që më vonë gjyshja para vdekjes ia thotë se ky s’ishte gjak i përzier por i kishte vdekur e ëma e i jati kishte lidhur kurorën me një të kombit tjetër, që në të vërtetë ishte e ëma e Rushës, dhe i kthen në hakmarrje, tradhëti dhe tragjikë e pabesi që ka Milisdravi i Buraniqëve.

Motrën që ishte buërruar, don ta fejojë për Kosalin, një djal trim por që orthodosia si fe e armikut, e kishte kushtëzuar të lutojë me Uroshin e Serbisë e jo për Arbërin Balsha. Ky synim i afrisë familjare e nxiste më tepër Dardhomelin për ta afruar kombëtarisht. Rusha që dashurohet fshehurazi me Milisavin, pa e ditur fjalën e dhënë të të vëllait, krijon ngatërresën dhe drmacitetin e veprës, e cila sa është tragjike me përmasa më të gjëra, reflekton edhe vijëzimin me përmasa më të gjëra, reflekton edhe vijëzimin e karaktereve dhe tragjikave shekullishit të këtyre dy popujve fqinj.

Kacafytja e Dardhomelit me Milisavin mu për gjakmarrje nga i pari për vrasjen e të jatit, e nis momentin e ri në vepër: Dardhomeli e falë, si i ri që ishte Milisvain, e ky tinzisht nxjerr thikën për ta qëlluar, që në veprim e sipër vetëplagoset. Bujaria dhe zemërgjerësia e Dardhomelit (kupto shqiptarit) bën që ta merr në shtëpinë e vet për ta shëruar dhe atë nën përkujdesjen e së motrës, kur edhe krijohet prerja në besë e mashtrimit të motrës Rushës.

Edhe në rastin kur Dardhomelin e bën dhëndërr Kozali, duke ia dhënë të motrën Vidën, e forcojnë tepër këtë miqësi, sikur të krijohet pastaj Fotokopërtina e veprës tragjika më e madhe me shkatrrimin e tyre, të cilat janë rezultat i makinacioneve të serbit Milisav, i cili herë natën e herë shkurreve, gjithmonë me formën gjenetike të mashtrimeve e premtimeve, përvetëson në mos më shumë nxjerr mendimet dhe qëllimet e dy të parëve (Dardhomel-Kozal), që bënin aleancën e forcës njerëzore (kupto kombëtare) për çlirimin e Arbërisë.

Foli Dardhomeli: “S’ma gjykon;
Për sa dij un n’Arbën s’asht zakon
për kurshqi dyfishe, palë për palë”,

Heshti pak, mandejna tha ngadalë: “Nuk t’kam pyet si shkove andej me Serbët”?

“Keqas, Dardhomel, qe punë e verbët.
Thom se t’kishe qenë ti, tjetër rravë
lufta kishte marrë. Por, heu, kta sllavë!
Veç për plaçkë e pre, jo për trimni;
Cari vetë balltuer n’at zogoti.”
“Vetëm mue? Po shif kët thikë, a e shef?
Ty dhunti ta çon e t’çon shëndet…
me ta ngulë një ditë kur nuk e pret”.

Enden pastaj fjalë e fjalëza ngatrresash e përgojimesh për këta dy trima dhe familjet e tyre, derisa vjen çasti përplot tragjicitet, kur Milisavi vret Kozalin, pasi e ka strehuar në një kasollë Rushën e përdhunuar, e po ashtu e vet në pabesi pas shpine Dardhomelin, kur ai hakërritej ndaj së motrës që i ka përzier gjakun dhe, përmbyllja: Rusha helmon Milisavin me formën mistike, përmes një të puthure me gojë plot helm për të dhe për vete.

Poema tragjike përmbyllen me huazimet e folklorit shqiptar, të tri pemëve që dalin mbi varret e të vdekurve, të cilat kanë frutet e ndryshme aq sa kishin ndryshime karakteret e atyre në jetë, si dhe disa degëza që pengojnë degëzat tjera për qëllimin madhor të njeriut, të kombit, të jetës…

Arshiu madje kishte përjetuar edhe luftën e quajtur “nacional-çlirimtare” dhe e kishte të freskëta tragjëditë mbi popullin tonë në Kosovë e, përmes ideologjsië socialiste edhe në Shqipërinë e tij.

Mesazhet e veprës sot e gjithë ditën janë aktuale dhe ua freskojnë rastet e të gjitha natyrave, edhe sikur bëjnë t’i harrojmë.

Tri poezi, “Mujo Ulqinaku”, “Legjenda e Drenicës” dhe “Kosovës”, janë të frymëzuara e të shkruara me mjeshtri letrare, që pikasin tri ngjarje të rëndësisë së veçantë: Mujo Ulqinaku është individi-rezistencë ndaj pushtuesit të huaj, që mëtohet të kthehet në simbol; Drenica e luftës së sinqertë për çlirim dhe e tradhëtuar nga partizant vrastarë sllavë si dhe Kosova martire e dergjur nën thundrën armike, si dhe pjesa tjetër, Çamëria, që “Shqipni asht gjithë e jona.”

Arshi Pipa e di fatin tragjik të shqiptarëve etnikë, që u shtypen mizorisht nga ushtria jugosllave, me 1945, kur

Fshikullon murrani rrmores,
me frullizë me uturi;
hyn ndër hekrat e dritores
nalt te kulla shkrumb e hi.

Si dhe e ka të freskët ngjarjen e ligshtë të vitit 1955, kur arrestohet një grup studentësh të Tiranës, pse guxojnë ta përmendin fatin e Kosovës.

Qenka pra faj me lypë të drejtën tande?
Dorën për lmoshë duhet me i shtri kusarit?
O gjuhë, ti banu rrfe e tmerrin trande!
Do t’vijë, do t’vijë një ditë ora e shqiptarit!

Si këtu dhe në 3.977 vargjet sa ka vëllimi, poeti ka synim shfrimin e brengës e dhembjes, të cilat gjithsesi të thëna bukur me shprehjen artistike të talentit të lindur, shkruar brenda kohëzgjatjes 1945-1956.

Poezia është fryt i asaj që e kanë pranë dhe turfullimit të ndjenjes së dhembjes poetike, e cila dallon nga të gjitha dhembjet njerëzore: është më e thellë dhe bëhet e përjetshme përmes vargut.

Si edhe me poemin kosovar “Rusha”, Arshi Pipa mbetet një poet i karakterit të rrallë, i cili ka kërkesë para vetes të jetë poet me tema të kombit të vet. Në të dy vëllimet thekshëm dallohet ndodhia, ngjarja, pjesëzat e historisë sonë. I mëdyshur mes talentit, pra kërkesës vetëm artistike dhe fatit tragjik të tijin-popullit të parahatuar ende sot, i bënë të dyja të gërshëtuara. Lexuesi i këtij fahu

kënaq dy shije, e historiani i letërsië gjen një hallkë të rrugëtimit tonë përmes durimit, sakrificës dhe mosdhënies para asfarë prove, shtyese a lakmimi.


KOSOVËS

Vllezën shqiptarë, Kosova sâsht e jona.
Kush me e përmendë guxon ai ban tradhti!
O kob qi s do t’harrohet kurr tevona!
Kosova e ngratë dergjet e vdes n’robni.

Prej bastardhësh trathtue qi i zhgulën zemrën
e n’pré ua hodhën klyshve qi Moskova
për gjak ndërsen, me parzmën shkel nën thembrën
mizore sllave po jep shpirt Kosova.

Deri kur, vllezën, do ta ndiejmë na veten
fajtorë pse vendin ku Shqipnija leu
guxojmë ta duem, tue pasun frigë fatshkreten
Kosovën tonë ta quejmë gjymtyrë atdheu?

O tokë e bukur ku fjala burrneshë
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!

gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë
ndër hekra gjëmon zemra Dardane.

A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufomë llogoren e krahnorit?
Lumnin tande, Kosovë, at’herë ta rrfejsh
kur gjak i lirë t’vadisë hullin e plorit.

Sot tjetërkush ta gzon frytin e punës,
mbi tokën tande, kosovar, je skllav!
Ta shof përgjakun, heu, vulën e dhunës,
qi t’la mbi vetulla kamxhiku sllav!

Qoftë e mallkueme fara qi aty hidhet
me djersë e njomun pleqsh, me lotë kërthijsh!
Bukën e turpit e t’poshtnimit t’idhet,
o vend martyr, der kur ta kapërdijsh?

Qenka pra faj me lypë të drejtën tande?
Dorën për lmoshë duhet me i shtri kusarit
O gjuhë, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t’vijë do t’vijë nji ditë ora e shqiptarit!

Mbas nesh tjerë kanë me ardhë. Sfiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nën plumbin.
Se për çdo dhjetë prej nesh qi amshon lirija
dhjetë mijë do t’lind e dhjetë mijë do t’humbin!

Do t’humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e ré me lakminat e vjetra
atëherë do t’shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu’e sulmue me sqep e kthera.

Andej na priret shpirti i fortë me hove
t’dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezën, nalt ju ballin! prej Kosove
der n’Çamëri Shqipnija asht gjithë e jona.

1956, Tiranë
Arshi Pipa