Kosova është bërë vend i sëmundjeve psiqike?!

0
459
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Eshtë vështirë të kuptohen në tërësi disa ngjarje, nëse nuk e marrim parasysh koficientin psiqik të njerëzve, të cilët kanë arritur të bëhen të fuqishëm në piramidën elitare. E kjo piramidë e të fuqishmive mund të jetë shpesh piramidë e të retarduerve, apo të sëmuarëve mental.

Këta edhe bashkëpunëtorët e tyre i zgjedhin të afert më ta. Nuk është jo logjike që një sëmundje e tillë e sundimtarëve mos të përcjellët bukur shumë edhe të populli. Vijmë në një situatë kur edhe qytetarët u ekspozohen këtyre ndikimeve të rrezikshme. Ky transmetim i këtyre mendimeve të retarduara deri të qytetarët, këtyre të fundit ju ka shkaktuar edhe dëme psiqike, pos dëmeve tjera.

Sëmundjët e gjendjës akute po rritën në ato kronike! Diçka që shëndërrohet në kronike, bëhët e pasherueshme. Shumë çka në Kosovë është bërë jo normale. Dhe, është shumë logjike që njeriu të kërkon vend ku gjënë qetësinë e tij shpirtërore, ku e gjënë përspektivën për vete dhe për familje. Kjo gjendje e rëndë ekonomike dhe shpirtërore, i ka nxjerrë shumë njerëz nga takti, i ka bërë shumë të padurueshëm.

Natyrisht se pastaj vjen në shprehje edhe dhuna në familje, në rrugë, lokale e gjetiu. Dobësitë bëhën të shumta, kur drejtuesit e shtetit, kan probleme edhe të natyrës psiqike, nga lakmia e madhe për pushtet dhe para. Nëse dikur pak kemi pasur një agresivitet të tillë, sot gjithnjë e më shumë po kemi probleme të kësaj natyre. Aq më keq kur këto probleme ju imponuan këtij populli nga njerëzit e politikës?!

Prandaj, gjithnjë e më shumë po rritet numri i të sëmuarëve mentalë. Historia mban mend, së shumë udhëheqës botëror të traumatizuar psiqikisht i kan shkaktuar probleme të mëdha, jo vetëm shtetit dhe popullit të vet, por edhe krejt botës, duke nxitur edhe luftëra të ndryshme.

Nevojtarët mashtrohen lehtë. Populli i Kosovës shumë ka ra ne një gjendje të tillë. Çka nuk përjetuan dhe mbijetuan për 20 vite?! Si të ruhet durimi shtrohet pyetja? Zor shumë. Vështirë të ruhet edhe shëndeti. Dhe, të gjitha këto çudira nuk e kan vetëm një emer. Mos po don Zoti që të gjitha këto eksprimente më trurin tonë, do të pushojnë një ditë?! Këto do të pushojnë më kusht që të rritet edhe vetëdija jonë…!

Nuk duhet më qenë shumë i menqur së në Kosovë, pushtetet po eksprimentojnë më qytetarët e vet?! Me këtë nuk po thëmi asgjë të re. Sigurisht së nuk ka gjë më keq së kur një shoqëri jeton në frikë, dhe kjo bëhët pastaj edhe pjesë e pandashme e saj. Kjo klasë politike na u ka bërë fobi dhe ka të sillemi po na paraqitët si një hije e keqe.Gjithë kësaj që e paraqita në këtë shkrim të shkurtër, bukur shumë edhe vet ju kemi bërë kumbarë…?!