KOSOVA PATI FAT, QË E PATI LIDERIN IBRAHIM RUGOVA

0
88
Ibrahim Rugova, portret

Përvjetori i LDK-së

/Fati më i madh në kohë okupimi për Kosovën ishte kur i urti, i mençuri, inetelektuali dhe atdhetari Dr. Ibrahim Rugova doli në ballë të LDK-së, parti kjo me e madhja pluraliste/

Binak Maxharraj Binak Maxharraj

Dhe është fati për Kosovën qe ne atë kohë Rugova e pati guximin, karizmën, urtësinë dhe mençurinë të udheheqë me kombin në momentet më kritike.

Dhe me te vertetë ne atë kohë, Rugova e pati guximin t’i prijë LDK. Ai veproi me mençuri, fillimisht e ndau popullin fizikisht dhe institucionalisht nga regjimi i Millosheviqit duke e organizuar “pushtetin paralel” ne te gjitha fushat e jetes, si fazë fillestare për te ardhë deri te pavaresia.

Këtë e vertetojnë faktet kur Amerika e kuptoi dhe mori besim te ai dhe e porositi: ruaje popullin, nuk është koha për luftë, anipse zjarret e luftës veç ishin ndezë ne republikat tjera.

Ibrahim Rugova dinjitetshëm me plotë mençuri, autoritet të populli por edhe te nderkombetarët i priu LDK, duke mos e humbur as një palë zgjedhje, bile e mundi edhe PDK te Thaqit edhe përkunder se ia vranë aktivistet më te dalluar të LDK para dhe pas luftës.

Por Rugova kurrë nuk u thy, nuk u thy as kur gjuajten më plumba dhe granate ne drejtim te tij. Ishte i pathyeshëm. I priu me plotë autoritet LDk deri me vdekjën e tij.

Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit. Ai bëri historin bashkohore te shqiptareve. U lidhë me popullin ne kohet më te veshtira kur shqiptaret i ishin te shtypur nga regjimet e aremiqeve tane te cilet donin qe ta zhbinin nga faqëja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zapu teritorin.

E mori guximin prej intelektualit, e ndau e ndau popullin shpriterisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralei jeten politike me Shqiptarë ne te gjitha sverat e jetes. Tërë jeten e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botes së ku gjendet Kosova. I tregoi botes se ne Kosovë jeton një popull me i lashtë ne Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për te cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë…

Ibrahim Rugova është biri me i devotshem i cili doli nga gjiri i popullit, e udheheqi ate me menquri. Populli ate e respektonte, ia jepte votën sa her qe kishte zgjedhje. Dhe mu për kete arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura qe kurrë nuk shuhet ne mendjen e popullit. Me fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, te cilit edhe per se vdekuri po i rritet vlera gjithënjë e më shumë si frymë rugoviane.

Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhehoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi te gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte ne sovranitetin e Kosoves dhe te pacenushmerin e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe së nuk ndahet. Ai kishte miqet te shumet ndërkombëtare, e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burrë i madh si një lider i pakntestueshëm.

Iku Presidenti historik Ibrahim Rugova në amshim për te mbetë i pavdekshëm ne mendjen e kombit shqiptar, mbeti vlerë e përjetshme në kujtesën e tij.

Por, pas vdekjes se të LDK e mori dreqi LDK, e mori teposhtezën nen drejtimin dhe uzurpuesin antirugovist Isa Mustafa te cilën e çoi, e rrëzoj për tokë në vete 13%, sepse për dhjetë vite u bë argat dhe sherbetor i PDK dhe Hashim Thaçit, qëllimi i te cilit ishte të dobësojë dhe të shkatërrojë LDK.