Krimi dhe korrupcioni, fenomene që po i ndalojnë proceset…

1
100
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Korrupcioni dhe krimi i organizuar janë bërë fenomenët të cilat po e diktojnë jetën në Kosovë.Janë bërë mënyrë e sjelljës, e më së keqi që ato po lidhën më politikën. Këto fenomene negative na kan okupuar në konstruktin e vet. Me së keqi janë veprimet e tyre kriminale të organizuara mirë, që kan depërtuar edhe në krye të shtetit. A ka gjë më keqe së shtetet e BE-së, Kosovën e kan futur në listën e vendëve më të korruptuara, dhe mu për këtë edhe nuk po kemi liberalizim të vizave. Angazhimet e deritashme në luftë kunder korrupcionit kanë qernë shumë të vogla. Tema e korrupcionit rrallë është shtruar në Kuvendin e Kosovës, apo në tryeza të ndryshme, kur dihet së pikërisht nga ky kënd edhe duhet shikuar gjithë këtë stagnacion të rrjedhave shoqërore dhe politike në vend.

Po mungojnë në ketë temë reformat në të gjitha nivelët. Roli i medieve në luftë kunder korrupcionit është i madh, e që tek në kjo luftë kundet dukurive negative po mungon krejt pas luftën. Premtime patem më bollëk e realizime shumë të pakëta, së korrupcioni u infiltrua edhe në organët e shtetit. Unë mendojë së tema e korrupcionit dhe dëme nga ajo do të ishte dashur, të futën si lëndë shkollore. Pak kush po merret me elaborimin e kësaj teme, madje ka të tillë që ende nuk e kan të qartë temën e korrupcionit. Vëtem më pushtete të pa korruptuara mund të luftohët korrupcioni, e jo më strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara, siç i patëm që shumë kohë. Lufta kunder korrupcionit nuk behët vetëm përmës akteve ligjore të shkruara, duke mos i zbatuar ato në praktikë.

Një shoqëri për të qenë e shëndosh, duhet ta kultivojë kulturën antikoruptive, si masë preventive. Nga niveli i lartë i korrupcionit na kanë ardhur edhe pasurimet e paligjshme. Pa i shpallur luftë të hapur klrimit dhe korrupcionit, do të jemi po aq largë strukturës së BE-së. Na erdhën shumë kërkesa nga kjo strukturë që të intensifikohet lufta kunder korrupcionit, që do ti lëshonte rrugë liberalizimit të vizave, do tu lëshonte rrugë proceseve zhvillimore dhe daljës nga izolimi ku jemi katandisur që shumë kohë. Puna parësore e pushetit të ri do të ishte lufta ndaj korrupcionit dhe qdo forme të kriminalitetit, si mënyra më e mirë e daljës nga kriza e përgjithshme. Njerëzitë profesional, njerëzitë më moral politikë të lartë, edhe mund ta ulinë krimin dhe korrupcionin në suaza të normalitetit…

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.