KRUNDET E PARTIVE POLITIKE SOT NUK I HAN AS LOPA

0
461
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

I përcjell me kurreshtje dhe vëmendje, përmes mjeteve të informacionit radiotelevizive dhe portaleve elektronike Thirrejet e disa “opionistëve” dhe “analistëve” politik për Ndryshime Politike: “Opozitë Shqiptare, bëhuni bashkë ta ndryshoni gjendjen e mjerueshme politike, arsimore dhe kulturore, që në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare (2020) ta fitoni BDI -në!” Duartrokitje.

Thirrje të vonuara për Bashkimin e Partive Politike Shqiptare. Qofshin ato me “fitore madhore” në pushtet vite me radhë me të njëjtit partizanë partiak, apo opozitarë. Shkaku, se fatkeqësisht: Gjithë Partitë Politike Shqiptare kanë gatuar një brumë me krunde Neokomunist të PPD –ës, PDSH –ës. E, pas Lufte (2001) të BDI -së.

Partitë Politike “Opozitare” Shqiptare, ende në qafë e kanë kokën e PPD -ës, PDSH -ës dhe BDI -së. Edhe, duart, këmbët dhe bythën vite me radhë i kanë në Qeveri, pushtet me votat e popullit shqiptar. Krunde, me të cilat nuk bëhet bukë misëri, Kulaç tradicional shqiptar. E, as kaçamak. Lakëror. Mos e rrejmë veten për fli me kos. Ose, byrek me groshë, specialitet kërçovar i kaçakëve të maleve. Ndoshta, ku ta dish Nesër: me bozë, limunadë dhe tollumba, përsëri ta pushtojmë Ish Jugosllavinë e shokut Tito?! Shkak, që edhe në këto zgjedhje të parakohshme, nuk do të bëhen bashkë si parti politike “opozitare” për ta fituar BDI -në, në Republikën e Maqedonisë Veriut. Vetëmse, edhe kësaj radhe do t’ia shtojnë jetën në Qeveri, dhe për disa vite.

Fatkeqësisht, gjendja politike, arsimore dhe kulturore e këtyre eksponentëve të “vëllazërim-bashkimit” do të vazhdojë gjatë kohë, edhe pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare (2020). Përderisa, në skenën politike shqiptare, nuk del një Faktor i Ri Politik Shqiptar Kombëtar, profesionistë në politikë pa partizanët e këtyre partive politike dhe familjarëve të tyre argatë, në themelimin e partive politike shqiptare. Gjak i Ri Shqiptar, pa jufka, bozë, tollumba e limunadë. Byrek me groshë dhe çaj rusi.

Krundet, që sot në sofër i gatuajnë si bukë partitë tona politike shqiptare, qofshin ato në pushtet, apo opozitë: Sotpërsot, nuk i pjek asnjë çerep e as saç shqiptar. Nesër, me siguri: Këto krunde me afate të skaduara përdorimi, prodhime të partive politike shqiptare, nuk do ti hanë edhe dhentë, e as lopët. Qentë.

Populli shqiptar, në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare (2020), nuk ka arsye dhe nevojë më të votoj për parti politike, por për kandidatë të dëshmuar në Luftën e tyre politike – kombëtare: arsim, kulturë dhe Liri…