KRYEQYTETI IM UNIVERSITAR KËMBEKRYE SOT «HALLALL»

0
379
Kalosh Çeliku

KRYEQYTETI IM UNIVERSITAR
KËMBEKRYE SOT «HALLALL»

(Mirko Gashit)

NGA KALOSH ÇELIKU

Miku im, bohem! Ike, Dje pa lamtumirë
Shkaku, se: Kujt t’i thuash ditën e mirë?!
Tavernës “Tre sheshira”, në Prishtinë
“Turqve” Gostivarit. Flamurit gjysëmhënë
Përveçse, Zoti u ndihmoftë sot në xhami!
“Turq ehamdurila”, këmbekrye në legen
Faleminderit, për mikëpritje. Natën e mirë!

Dhe, pas tre ditëve kthehem në Prishtinë
Nga Peja, qytet shqiptar. Grykë Rugove.
Dikur moti, Lumbardhi m’i vodhi teshat
Mezi u ktheva rrugës gjallë, në Prishtinë.
Qytet, ku sot dudumët në Trojet Shqiptare
Ende, e kërkojnë Baba Dovletin. Turqinë?!

Nuk e gjeta Mirko Gashin tek “Tre sheshirat”
Gani Xhafollin me 33 dashnore, në “Grand”.
I gjeta dudumët “hallall” si dikur në Rumeli:
Nateditë me lutje. E, “Haramin”, në xhami.

Ika, u ktheva Unë nga Rumelia, në Iliri
Kryqytetin Shqiqptar me gjithë poezi:
Nuk e gjeta me baltë të kuqe. Po, në Turqi…