Ksenofobia e klasës politike na ka humbur hapin më kohën ?!

0
709

Nga Skënder MULLIQI

Situata politike në Kosovë problematike është prodhim shumëvjeqar i konflikteve të interesave te mbredshme dhe të jashtme. Kosova që një kohë e pranoi dikush ose jo po oshilon ndermjet konceptit politik të Lindjes dhe konceptit politik të Perëndimit. Sigurisht së trashëgima nga koha e sundimit të komunizmit ka lënë gjurmë. Paralelisht nga kjo elitat në pushtet dhe një pjesë e opozitës janë përshtatur kësaj ideologjie nga e cila shqiptarët nuk paten të mira për decenie më radhë. Kosovën e pushtoi krimi dhe korrupcioni, klientelizmi, nepotizmi dhe shumë dukuri tjera negative si karekteristikë elementare në hapsirën politike kosovare.

Pavarësia nuk na solli atë që kemi pritur, nuk na solli realizimin e interesave te qytetarëve, të cilët kan pritur shumë nga forcat politike në vend. Dominuan dhe u vunë interesat përsonale mbi interesin e përgjthshem, që bëri që të keqësohet më të madhe gjendja politike dhe gjendja sociale–ekonomike. Madje gjendja politike shkoj duke u keqësuar ku u prunë në pikëpyetje edhe interesat vitale shtetërore e nacionale. Skena politike shumë pak u fresku me kuadro te reja dhe rekreative, shumë pak me vendin udhëhoqën ata të cilët din dhe dojnë të punojnë mirë. Ne vend të optimizmit mbreteroi pesimizmi. Koha e tregoi së punët nuk na shkuan mirë gadi në asnjë plan zhvillimor. Kundërshtitë e partive politike armiqësore bën që të vendnumerojmë ose edhe të kthehemi mbrapa.

Gadi dy decenie pas largimit të forcave okuptore serbe, shoqëria kosovare thellë është përçarë. U ba ndarja pa argumente, po më shumë në thashetheme në ata të cilët e dojnë Kosovën, dhe në grupimin tjetër u radhitën ata të cilët nuk i përfaqsojnë interesat kombëtare. Si pasojë e gjithë kësaj lulëzoj krimi i organizuar, korrupcioni dhe shumë dukuri tjera negative. Të gjitha këto dukuri ndikuan që mos të kemi mirëqenje dhe zhvillim, ndikuan në përqarjën dhe diferencat e mëdha të partive politike. Erdhë deri të acarimi i skenës politike duke prodhuar kriza të vazhdueshme politike dhe kriza institucionale. Kjo bëri që partitë politike në pushtet ta humbin dheun nën këmbë. Pushteti përdori levën e mbrapsht dhe manipulative së është duke i mbrojtë interesat e qytetarëve, duke manipular kështu më shumicën e varfër dhe të demoralizuar.

Kjo bëri që të rriten edhe radikalizmat politik, të rriten ndikimet e sistemit autokratik madje edhe të tipit fashist të strukturave politike në pushtet. E gjithë kjo u manifestua edhe përmes partive politike të pa reformuara dhe të pa profilizuara, që kan ndikuar ne mos noramilizimin e demokracisë dhe proceseve të tjera. Kjo ksenofobi e kësaj klase politike na ka shkaktuar dëme të mëdha, na ka humbur hapin më kohën shumë të çmuar, dhe ka bërë që të kemi gjithë këto keqpërdorimetë tipit mafioz. Kjo klasë politike nuk ka gjykuar kurrë më koka të ftofta, ka qenë klasë yryshnike, klasë retrograde dhe klasë e cila e ka menifestuar keq vullnetin e popullit.

Kjo klasë politike e ka anashkaluar diskursin politikë, duke dhënë mesazhe negative, duke dhënë qeverisje jo konformë kerkesave reale te qytetarëve. Kanë dhën mesazhe politike të mbrapshta dhe jo praktike. Çdo vendim politik për Kosovën e kanë marr më shumë krye ne vete, siç janë marrveshjet teknike e më shumë marrveshje të natyrës politike më Serbinë. U futën në bisedime gjoja për normalizim të mardhenjëve më këtë shtet gjenocidial pa asnjë kusht. Nuk bën padi për gjenocid pranë TPI-së për krime lufte në Hagë, nuk kërkuan dëmshpërblim dhe nuk kërkuan as ndarjën e pasurisë te ish-Jugosllvise. Po jemi deshmitarë të retorikave boshe, të premtimeve pa mbulesë, të hajnive dhe të zhvatjeve…

Po bombardohemi më patriotizëm për ta zhvendour vemendjen nga problemet kruciale shoqërore të cilat po rëndojnë keq mbi supet e qytetarëve. Edhe pse po kritikohen qdo ditë nga bota demokratike, për mos punë, për keqpëdorime, për krim dhe korrupcion, nuk po marrin vesh dhe të gjitha po hasin në vesh të shurdhër. Qeveria Haradinaj e ka rastin e mirë, që të rikuperohen të gjitha keto negativitete të cilat e kan katandisur Kosovën, edhe pse nuk do të jetë hiq punë e lehtë. Pushtetet autoritare nuk i duhen Kosovës. Vendit i nevotet uniteti, i nevoitet zhvillimi, i nevoitet inkuadrimi në struktuart e BE-së dhe të NATO-së.

Mjaftë gjatë këtyre viteve u diskriminuan qytetarët. Mjaftë i patem në pushtet strukturat politike të kriminalizuara dhe të korruptuara. Kemi shpenzuar shumë energji, e pak gjë kemi krijuar të hajrit. Asnjë sistem nuk po funksionon si duhet. Nuk patem diplomaci të jashtme, dhe nuk patem as diplomaci të mbredshme. Politika në Kosovë u shikua si përsonale dhe iu përshtat interesit përsonal. Munguan reformat në arsim dhe në shëndetësi… U margjinalizua çdo tendecë e avanvimit të proceseve demokratike. Mjaftë qytetarët e Kosovës ishin humbës, pa marrë paraysh përkatësinë partiake dhe të preferencave ideologjike. Përfituan individet, familjët e tyre dhe grupet e caktuara politike në pushtet. Reformat në sisteme duhet filluar nese dëshirojmë të kemi shtet ligjor dhe demokratik…