KUFIJTË E KOSOVËS NUK PREKEN!

1
646
Fetah Sheholli

Shkruan Fetah SHEHOLLI

Me Serbinë: jo korrigjim kufijsh e as shkëmbim territoresh! Tezë e paraqitur plotësisht gabim që shkatërron integritetin territorial të Kosovës. Çështja duhet shtruar drejt: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm!

Me Serbinë duhet të bisedohet vetëm: kthimi i tokave shqiptare të pushtuara me spastrim etnik përmes gjenocidit, që prej vitit 1878 e këndej. Për territorin: Medvegjë-Prokuple-Bllacë, familjet muhaxhire shqiptare i kanë tapitë. Të përkthehen nga turqishtja: shqip, anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, serbisht dhe palës serbe e faktorit ndërkombëtar t’i hudhen mbi tavolinë.

Për trojet: nga Tregu i Ri (Novi Pazari) e deri në Rozhajë kemi dëshminë e gjallë: popullata, ndonëse shumë flasin boshnjakisht, me origjinë e rrënjë janë shqiptarë. Në Preshevë e Bujanoc, përkundër dhunës së panderprerë serbe, popullata shumicë është shqiptare.

Argumenti më bindës është fakti se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete në botë që kufizohen në të gjitha anën me tokat e veta!!!

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

1 KOMENT

  1. Po – po kthehen trojet me folklorizëm si ky i Yti. Desht Zoti të ruhen ato 10 mijë kilometra të shpëtuara nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Si të kthehen tokat shqiptare kur ti zotëri vetë i 50-ti tash 30 vjet ke ikur në Zvicër. Kjo çfarë thoni Ju, është vetëm përrallë me Mbret.

    Shënim: E si mendon ti se ruhen pra? Si po i ruan Hashimi a? /AÇ

Komentet janë mbyllur.