Kur frustrimet e 300 milion arabeve kundër izraelitëve na i bartin hoxhallarët shqipfolës

2
924
Gani Mehmetaj - portret

Gani MEHMETAJ

Frustrimet e mbi 300 milion arabëve të pafuqishëm e steril përballë 6 milion izraelitëve dinamikë e kreativë, na i bartin hoxhallarët e shitur e të djallëzuar edhe në mjedisin tonë. (Po paguhen për atë punë! – shënimi im AÇ) Predikimet fetare nëpër xhamitë e Kosovës e të Shqipërisë, shkrimet e revistave e portaleve të financuara nga vehabistët, tekfiristët, anadollakët e zhgani tjetër mesjetar i shkretëtirës, gëlojnë me urrejtje të sëmurë ndaj izraelitëve. Armiqësitë arabe të vjetra e të reja përpiqen të na injektojnë edhe neve, që s’patëm asnjë fërkim më Izraelin, s’kemi asgjë të përbashkët me arabët.

Shqiptarët s’kanë asnjë arsye të urrejnë izraelitët, përkundrazi kanë arsye të kenë simpati ndaj tyre, sepse në kohën më të re na ndihmuan shumë në Kongresin e shtetin amerikan, patëm fatin e njëjtë, historinë tragjike, mbase jemi ndër kombet e pakta, që kemi më shumë njerëz në Diasporë se sa në shtetet kombëtare.

Fushatës së frustruar arabe kundër izraelitëve ndër shqiptarë i ndihmojnë pastaj edhe budallenjtë tru-shpërlarë, që e bëjnë propagandën e djallit më pak lira turke, para arabe e privilegje. Më ka rastisur në vitet nëntëdhjeta, kur një taksist boshnjak me foli nga aeroporti i Shkupit deri në kufirin më Kosovën për fantazitë e tija të sëmura islamike, me urrejtje bishe për izraelitët, më foli për kinse komplotin ndërkombëtar kundër myslimanëve dhe për “xhadallin” (përbindëshin çifut) që fshihej, sipas tij, diku në fund të detit në pallate përrallore, duke komplotuar kundër myslimanëve.

Por juve u masakruan serbët, nëse s’gaboj e jo çifutet“, ia ktheva sa për ta këndellur, përderisa ai më fliste në gjuhën serbe. Më shikoi i hutuar e i habitur pse nuk ia tumira frustrimin e sëmurë. Ai nuk ia qante hallin vetës e bashkëkombësve, që serbët ia masakronin atëbotë pa mëshirë, ai tërbohej kundër izraelitëve, që nuk i kishin asnjë faj, por që e kishin frymëzuar arabët e frustruar.

Të njëjtën gjë po e bëjnë grupe shqiptarësh të shitur, kryesisht hoxhallarë e ndonjë budalla me tru të kastruar, duke na e kthyer vëmendjen nga armiku ynë kryesor, që na rrezikon edhe sot e kësaj dite, sidomos po i terrorizon bashkëkombësit tonë në Kosovën lindore të okupuar.

Taksisti boshnjak nga Shkupi ma pranoi që dikur kishte qenë shqiptar i Pazarit të Ri (gjyshi i tij nuk e dinte asnjë fjalë sllave, më tha), ndërsa i sllavizuar e i islamizuar nuk e mohoi, që i donte më shumë sllavët e Maqedonisë se sa shqiptarët e Shkupit. “Nuk na duan, as nuk i duam“, ma tha troç. Ai ishte i shkombëtarizuar, fatkeq, ai nuk e donte vetën, nuk e dinte ke ka mik e ke armik, prandaj s’kishte se si të më mbetej hatri me të.

Por shqiptarët e shqipfolësit tonë të skandalizojnë kur përpiqen ta bëjnë armik, armikun e arabëve, ndërsa ne e kemi mik. Shqipfolësit hoxhallarë e ndonjë tjetër kështu përpiqen ta shpërqendrojnë vëmendjen nga armiku ynë, Serbia.

2 KOMENTE

  1. I nderuari Gani,

    Analize e shkelqyeshme, me vetem nje verejtje nga si vijon:

    Ju akoma nuk po i trajtoni Muslimanet si Musliman por si Shqiptar! Asnje musliman nuk eshte Shqiptar, dhe asnje Shqiptar nuk eshte Musliman. Sepse Muslimanizmi ndalon kombet dmth ndalon kombin Shqiptar. Prandaj Muslimani e ka per setyre te brengoset per Arabin qe u konvertue ne Musliman, dhe e kamper detyr e me urrejte Arabin qe nuk eshte Musliman, sepse ka plot arab qe jane te krishter apo te pafe…

    Perderisa nuk i kuptojme …dhe sidomos perderisa nuk i trajtojme te gjithe Muslimanet e Kosove vetem si musliman nuk do te kemi sukses ne mbrojtjen e KOMBIT SHQIPTAR, qe eshte sulmuar ne menyren me te vrazhde, dhe keto egersira muslimane do te kene sukses kunder neve SHQIPTAREVE.

    Secili musliman i Kosoves Shqiperise Maqedonise ka per detyre te e mbroje kauzen Muslimane, dhe si te tille ata nuk e kane as ndjenjen memte vogel kombetare SHQIPTARE, perkundrazi me urrejtjen memte madhe e trajtojne qdo veqori kombetare SHQIPTARE… dhe nuk jane problem wehabi, selefi, tekfir… por eshte ISLAMI qe eshte antinjerzor dhe anti kombetar… dmth nenrastin tone ANTISHQIPTAR. Naim Trrnava, Xhabir Hamiti, Ferid Agani Mazllam Mazllami, Lavdrim Muhaxheri… te gjithe jane ANTISHQIPTAR TE PERBETUAR.

  2. KOHë PARADOKSALE
    BASTARDET

    Nismes për në lindje
    i fryu ”akademiku ” Q
    Sulltanin e ftoi
    Cikloni na përfshiu

    Varr të madhe hapi
    I dikurshmi ideologu Q
    Pyes –
    A është bindje
    A pa dituri
    Si duket , jo
    XHelozia-
    Apetitet për pushtet
    Si Ballabani ia bëri

    Uluroi e uluroj
    Endacakët joshi
    Në torisht i pruri
    Ish okupatorin –
    Shpëtimtar e bëri

    Ndihmë o Zot të duroi
    Të pëlcas më bëri

    O ju të soit të Haxhi Qamilve
    Pa viza rrugën hapur keni
    Në shkretirat e Anadollit
    Tek vëllëzrit që u asimiluan shkoni
    Ndoshta do të bindeni
    Sa të manipuluar jeni

    Ta e dini se
    Gjithmonë ka qenë
    Eshtë dhe do të jetë
    Krenaria jonë Kombëtare
    Lufta e lavdishme e Skenderbeut
    Dhe e RILINDJES KOMBëTARE .

    Halil Preniqi

Komentet janë mbyllur.