Kur nuk arrin te vreshtat, dhelpraranit plak i duket i hidhur rrushi!!?!

0
424

Specialisti i terrorit psikologjik ndaj shqiptarëve – Sali Berisha, para se të fut hundët në SHISH dhe të rrëzojë gure aty sipas interesit të vet politik, duhet të jep përgjegjësi për bëmat e veta: sa më shpejt, aq më mirë për Shqipërinë!

Luan Hamiti

Në vend të shkojë në azil apo në burg aty ku e ka vendin, plaku matuf Sali Berisha bëri disa ditë më parë akuza se gjoja drejtuesit e Shërbimit Informativ të Shtetit ushtrojnë “terror psikologjik” ndaj punonjësve të SHISH për të gjetur gjoja emrin e punonjësit që ia ka dekonspiruar çështjen e automjetit “Toyota Yaris”, automjet i kapur me 3,5 milionë euro para të pista (?!?!)

Ai po sheh në radhë të parë përralla me mbret, sepse ministri Xhafaj kishte deklaruar se dekonspirimi nuk ka ardhur nga SHISH.
Pra, duhet të kontrollohet psikiatrikisht Sali Berisha, sepse ka pasur halucinacione të manisë së persekutimit për shkak të tmerrit se i afrohet vettingu…

Berisha dëshiron në fakt veç të kap politikisht Shërbimin Informativ të Shtetit dhe nuk ia del dot, sepse Institucioni ka një udhëheqje dhe nënpunës që përmes ligjit janë asnjëanës poitikisht.

Ai i ngjan dhelprës së fabulave të La Fontainit: nuk mund të arrijë tek vreshtat dhe të kap rrushin, proklamon se janë të hidhur. Për Berishën, si për çdo lider politik, SHISH është i paaritshëm dhe është pra, si “rrush i hidhur”, për të cilën duhet fantazuar, sharë e shpikur përralla si kjo me “terrorin psikologjik”!!

Kjo shihet edhe përmes shkeljes nga ana e tij të ligjit të SHISH, duke nxjerrë emra potenciale të drejtuesve të Institucionit dhe duke i lidhur me ish-Sigurimin komunist, gjë për të cilën kam folur në një shkrim të mëparshën

Por Sali Berisha me këto deklarata sheh kashtën në sytë e SHISH e nuk e sheh trarin në sytë e vet!
Ky ish komunist i konvertuar në “demo(n)krat duhet të përgjigj në disa pyetje, para se të flet për “terror psikologjik” të drejtuesve të SHISH ndaj punonjësve të vet. Disa prej tyre janë:

1) Cili ishte roli i tij në përkrahje të regjimit komunist të së famëkeqit Enver Hoxha?
2) Cilat ishin lidhjet e tij me UDB?
3) Cilat ishin lidhjet e tij me Bin Ladenin dhe me terrorizmin ndërkombëtar?
4) Pse e ka shkelur embargon e OKB-së ndaj ish Jugosllavisë, duke ia shitur naftë Millosheviçit?

Sali Berisha nuk ka të drejtë morale dhe as më pak ligjore të llomotisë e t’ia fusë kot kundër Institucionit!

Pra, ky specialist i terrorit psikologjik ndaj shqiptarëve, para se të fut hundët në SHISH dhe të rrëzojë gure aty sipas interesit të vet politik, duhet të jep përgjegjësi për bëmat e veta sa më shpejt aq më mirë për Shqipërinë!

Për fund do të theksoj se ai duhet sa më të parë të fshihet mirë në ndonjë vrimë miu që t’i shpëtojë vettingut, por edhe atje do të gjehet shpejt e do të dërgohet në një birucë të errët atje ku meriton!

Tiranë, 8 korrik 2018