KUR NUK VEPRON SHTETI – VEPRON POPULLI I DHUNUAR…

0
623
Xhami - Çesme

Arben Çokaj

Në Gruemirë-Çesme, bregu rrugës nacionale Shkodër – Koplik, adhuruesit e fesë së turkut, me para arabe, ndërtuan një shtëpi saude, e filluan të shurdhonin si i marri njerëzinë…

Para dy-tre ditësh mora vesh se gjatë natës, një dorë e zezë kishte hequr ‘zvuçnikët’ e shkaut dhe i kishte hedhur diku në arë, duke i shkatërruar komplet ata. Edhe në Reçin e luftës, një banor i zonës aty afër xhamisë, pasi i kishte kërkuar hoxhës të mos bërtasë me altoparlante, nuk kishte gjetur zgjidhje tjetër, por një ditë prej ditëve, ia kishte futur me kallash ‘zvuçnikëve’ të shkaut…

Kur shkoi gomari arab për të shurdhuar e terrorizuar akustikisht banorët, me piskama arabe, si shpirt i keq, nuk i del eZani… Kështu duhet të veprojnë shqiptarët, të vetë-organizohen, e mbrojnë veten nga dhunimi i përditshëm, meqë shteti po i lejon piskamat arabe, që të bëjnë rendin e ditës…

Nëse duam një shtet Evropian, pse po investojmë kaq shumë në shtëpia saude, e piskama arabe?! Një ideologji, që nuk i duhet popullit, nuk mundet të ngulet me dhunë në ndërgjegjen e tij, pasi sot jemi të lirë, e jo robër të turkut! Shteti shqiptar dhe i Kosovës duhet të marrin masa, që lutjet e zhurmat fetare të bëhen vetëm brenda objekteve fetare, e jo jashtë tij, nëse duan njështet evropian dhe që të shmangin një irritim gjithnjë e në rritje dhe një revoltë popullore kundër xhamive shurdhuese!

Edhe komunitetet fetare duhet ta kuptojnë, se fenë nuk munden ta ushtrojnë me dhunë akustike, pasi kush beson, beson se e ndien, e jo se e detyrojnë përdhunshëm! Altoparlantet e xhamive emetojnë një zhurmë 200-300 decibel pak a shumë, që konsiderohet tepër e dëmshme si zhurmë publike, pasi zhurmat në publik nuk duhet t’i kalojnë 80 decibel, ose një thirrje të zërit të lirë të njeriut.