Kur politika kuptohet si biznes?!

0
499
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Në Kosovën e vogël, nuk është vështire me i njoftë së cilat janë familjet me nam, se cilët kan qenë pasanikët e vjetër, dhe cilët janë ata, të cilët u pasuruan mbrenda natës. Sigurisht së paraja nuk është gjithçka, por sigurisht është shumë e fuqishme, per t’i ndryshuar gjerat per te mire, dhe per te keq ne kete bote. Paraja eshte fuqia, kush ka para behet njeri i fuqishem, duke arritur keshtu ne majat e politikes ose te biznesit. Te ne, lëmia e cila eshte duke u sjellur njerëzve nam dhe shumë para, eshte bere politika. Shume pantoll grisur ia pane hajrin inkuadrimit ne politike, duke krijuar keshtu pasuri marramendese.

Sigurisht, se keta njerëz, na janë bere milionere hiq pa mund, duke e shfrytëzuar politikën, ose më mirë më thënë duke e keqpërdorur ate. Me parat e popullit kan arritur të bëhën sundimtar apsolut të këtij vendi, të zhytur në mjerim social. E kan nënshtruar popullin me parat e tyre. Kan vu diktatin mbi shumë media elektronike dhe te shkruara. Me rrugë të errëta pasaniket e rinjë po e shfrytëzojnë paranë, kur eshte nevoja për ti shanatazhuar dhe frikësuar njerëzit, që ata mos të marrin guximin qytetarë të kundërshtimit.

Kanë krijuar rrjet të gjerë, duke e veshtirësuar mundësinë e përmbysjës së tyre nga postët e larta pushetetare. Na janë bere oligarkë të fuqishem, të cilët kan vu kontroll po thuaj gjithëkund dhe gjithëkah…

Kësaj i thonë jo demokraci dhe jo shtet i se drejtës. Na kanë kapluar jo vlerat, po na mungon guximi qytetare per ti kundeshtur njerëzit te cilët kanë bere para dhe pushtet. Ky lojalitet karshi ketyre njerëzve te cilet po e shembin Kosoven, si Kullen prej Kartoni, eshte shumë e frikshme për të ardhmen e brezave. Po lejojmë që ecim në rrugën njekahëshe. Po lejojmë grupe te caktuara politike, që të jetojnë më familjët e tyre në stilin më të lartë. Kjo nuk na falet. Mu per kete njerëzit e politikës po sillen dhe po veprojnë sipas interesave te tyre.

Çka eshte edhe me keq, kur e gjithe kjo sjellje e tyre po shikohet krejt si diqka normale. Eshte e gjate lista e politikanve ku pasurimin e paligjshem e kan marre krejt si diçka si natyrale, si diqka që duhet tu takon. Kemi pasur tashme shumë afera të korrupcionit, të aferave gjyqësore dhe pa kush prej tyre ka marr denimin e merituar. Ky mos veprim po bën që hajnit dhe zhvatjët të vazhdojnë. Kur shumë burrshtetas të shteteve të mëdha dhe të zhvilluara, jo vetem që largohen por dënohen më shumë vite heqje lirie, kjo gjë rralle po vjen ne shprehje te ne.

Kjo ështe kur politika kuptohet si biznes si gjithë punet tjera. Një qasje e tillë në sferën e politikës është tepër cinike. Proklamimi i zyrtar i politikës gjithmon është i fokusuar në interesin e përgjithshem, e jo qe na është krijuar krejt fotografi tjetër. Dhe, nuk është e quditshme së kesaj elite politike pak kush po i beson? Qe të kthehet besimi, politika do të duhej të terhiqet nga aty ku nuk e ka vendin.

Ky është nje problem i madh, qe vështirë është të arrihet edhe për një kohë të gjatë. Këta i kanë vu rregullat e veta të lojës politike, nga të cilat veshtire do te heqin dorë. Jeta politike ne Kosovë duket së edhe për një kohë të gjatë, do të jetë e komplikuar. Krahas kësaj sigurisht së do të rriten edhe paknaqësitë tona…