Kur shteti merret me fe, se i ka rregulluar për mrekulli punët e tjera…

0
490
Meremetimi i xhamive me paratë e shqiptarëve

Meremetimi i xhamive me paratë e shqiptarëve

Arben Çokaj, shënim

Ndërkohë që paratë e shqiptarëve po shkojnë në ringjalljen e kulturës neutorike të kohës së pushtimit osman…

I thua Giorgos “nuk duhet me u marrë shteti me fe”, vetëm besimtarët, por ai kur vjen fjala te feja, ia bën si Prof. Dr. Mehdi Hyseni, që preket lula e thotë se ka identitet fetar, dmth. islam. Por Giorgo është katolik, e shan përditë neverhoxhën, që bëri shtet të paktën, dhe kur vjen puna te feja, ai kujton se të gjithë janë katolikë dhe thotë, duhet me paratë e shtetit me u meremetua edhe objektet e kultit… Pra, duhet shteti jonë të merret edhe me fe, se punët e tjera i ka kryer për mrekulli… (?!)

Në fakt kjo puna e fesë e kam vënë re se ka shumë rëndësi për budallenjtë. Ndërsa unë jam për orientim racional të shoqëeisë e shtetit tonë, orientim drejt shkollimit e dijes, punës e zhvillimit, brenda një korrnize ligjore, që zbatohet e reaspektohet, se jemi ende “banana republikë”… Ne na duhet një shtet nacional, si shtetet e tjera evropiane, ku feja është e lirë, për ata që duan të besojnë… Feja le të merret me punët e veta, me meremetimet etj. e asnjë kokërr leku nuk duhet me ia dhanë shteti fesë nga taksat tona. Financimin e fesë le ta bëjnë vetë besimtarët, që e duan fenë kaq shumë – deri në shkretim…


Përkundër pamjes së mësipërme, kemi këtu një pamje tjetër, tradicionale shqiptare dhe me vlera e simbole atdhetare…

Miku im Shaqir Hysa, që ka në Koplik një kantinë vere, ka harxhuar punë, mund e energji për të bërë diçka të bukur, dhe më ka dërguar një ditë këtë foto…

Kantina e Shaqirit në Koplik

Ky është një investim privat, që duhet promovuar edhe nga shteti e nga pushteti. Sepse përmes investimeve të tilla mund të kemi prodhim, vende pune e mirëqenie. Atë ditë kur ta shoh shtetin e qeverinë shqiptare, që nuk synon me u marrë me propagandë joproduktive e ravgime apo iluzione osmane, por me punë konkrete, në drejtim të zhvillimit dhe prodhimit, atë ditë do të mendoj se shpresat po fillojnë të kthehen në vendin tonë. Por me atë që shohim përditë, fatkeqësisht, nuk duken punët mirë, se kjo gjë mund të ndodhë, të paktën jo në afate të shkurtëra!