KURTI PO I ZBULON SEKRETET E THAÇIT NË DËM TË KOSOVËS

1
641
Albin Kurti - Hashim Thaçi

Nga Binak MAXHARRAJ

Që në vitin 2013, Hashim Thaçi paska nenshkruar marrëveshje të pa ligjshme, anti-shtetnore me NATO-n, qe FSK të mos shkojë në veri të Kosovës, kjo do te thotë:

– Se Veriun e Kosovës e lenë pa mbikqyrje shteterore kur FSK nuk guxon te shkelë ne Veri si ne gjithë teritorin e Kosovë
– E lenë me meshirën e Serbisë dhe strukturave kriminele serbe ne Veri te udhehequra dhe derigjuara nga Serbia, siç ka ndodhë dhe po ndodhë edhe tashti,
– Se sipas kësaj mareveshje edhe popullata shqiptare e deportruar me dhunë pas luftës me 3 mars 2000, ku pati edhe te vrarë, te mos kthehet ne shtepitë e tyre qe sot e kësaj dite nuk guxojnë të këthehën dhe jetojnë në shtetin e tyre si refugjatë.
– Se a do te thotë kjo se me këtë Marrëveshje edhe është pregatitur pastrimi i terenit për ndarjen e Veriut për te cilën u folë dhe po flitet qe disa vite me autoret Vuçiq-Thaçi-Rama. Kjo nuk është larg mendesh.
– Se kjo mareveshje e Hashim Thaçit sikurse edhe shumë mareveshje tjera qe i ka bërë me Serbin janë te kundëligjeshme, antikushtetuese për te cilat duhet te kërkohet përgjegjesi.
– Se qeveria e Kosoves me ne krye me Kryeministrin për këtë Mareveshje “sekrete” dhe shumë te tjerave ne damë te Kosovës duhet ti analizoi mire, të kërkon mendimin e gjykates Kushtetuese, të pastron se pari terenin ne fushën e prokurorisë dhe gjyeqsisë, sepse më këtë strukturë gjyqesore e kapur nga Pronto mafia dhe SHIK nuk mund te zgjidhish asgje dhe
– Në fundë duhet qe Presidentit ti kërkohet përgjegjesi ligjore për te gjitha skandalet dhe e bëra deri me tani
– Të kërkohet qe Presidenti Hashim Thaqi te shkarkohet nga Parlamenti i Kosovës me procedurë te shpejtë, sepse siç ka thanë Presidenti Ibrahim Rugova: “ky njeri është i rrezikshëm për shtetin”.
– Te bëhët një koordinim me LDK dhe partit tjera qoftë edhe ne opozitë qe te ndëmarrin masa urgjente për shkarkimin e Hashim THaçit. Fakte ka me thasë, sa te duash. Këtë duhet bërë sa më pare sa nuk është bërë vonë, sespe ky njeri nuk ndalet vet. Nëse nuk e ndalim. E dikur do te jete vonë kur t’i sjellë ndonjë dem edhe me te madhë Kosovë.

1 KOMENT

  1. 1. Kjo nuk eshte MARREVESHJE, por VENDIM I KM. Dhe ka qene transparent… por Kosova ka shum Albina, qe zbulojn UJIN E NXEHTË.
    E kam dite personalisht, qe Albini eshte psikopat por psikopatija e tij po rritet…

Komentet janë mbyllur.