Kush duhet t’i vajtojë shqiptarët për këtë katandisje?!

0
396
Dija, jo fetë

Abdulla Mehmeti

NGA PESË-GJASHTË FESTA FETARE DHE DITË NDËRKOMBËTARE JANË ZYRTARE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË, JO EDHE DITA E ABECESË SË GJUHËS SHQIPE!

Të tmerrshme dhe krysisht politike janë arsyet (prapavija) pse në Shqipëri dhe Kosovës nuk festohet Dita e njësimit të Abecesë së gjuhës shqipe!

Në Maqedoni kjo ditë shënohet si festë (e pakicave) vetëm e shqiptarëve, që përbën një farsë politike, meqë gjuha shqipe në këtë shtet nuk është zyrtare dhe me kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti trajtohet si gjuhë që e flasin 20% e banorëve, jo si gjuhë shqipe!

Kush do t’i shënojë datat më të shenjta të historisë, gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, nëse nuk i feston Tirana dhe Prishtina zyrtare, me të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Jo vetëm ditë feste, por tempull i shenjtë pelegrinazhi duhet të shpallet godina e Kongresit të Manastirit, ku përveç njësimit të Abecesë së gjuhës shqipe u manifestua bashkimi kombëtar, u vunë themelet e identitetit kombëtar dhe u projektua Pavarësia e Shqipërisë!

(22.XI.2019)