Kush e ndali trenin!?

0
861
Florim Zeqa
Florim Zeqa

FLORIM ZEQA

Java që e lamë pas përfundoj me provokimet luftënxitëse të Serbisë, e të cilat nuk nuk do të ndalen me trenin e “zi”, të ilustruar me fotografi dhe shkronja nacionaliste.

Treni i nisur me pompoziteti dhe ç’frenim nacional-shovenist dhe ikonografi tradicionale serbe, të cilat i kishte përzgjedhur Qeveria e Serbisë me ” promovimin ” e të ashtuquajturit ” trenit rus ” dhe linjës hekurudhore nga Beogradi për në qytetin e Mitrovicës, ishte eksperiment dhe veprim i radhës i qeverisë së Beogradit në suazat e luftës speciale serbe kundër Kosoves.

Provokimet serioze të Serbisë nisën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar me ndërtimin e murit ndarës në veri të Mitrovicës, për të vazhduar me ndalesën e Ramush Haradinajt në fillim të janarit në Francë me urdhër të një fletë-arresti serb e deri të treni i “zi”, që për qëllim kishte destabilizimin e rajonit me provokimin dhe nxitjen e shqiptarëve për trazira të paparashikuara.

Nga tri provokimet e Serbisë, dy prej tyre u ç’montuan falë trysnisë ndërkombëtare, në veqanti SHBA-ve, përderisa muri ende mbetët në të njëjtat nivele të një muaji më parë.

Si zakonisht pas përfundimit të betejës, në sipërfaqe dalin rrahagjoksët për marrjen e meriatave për fitoren e ndaljes së trenit.
Sikurse qeveria serbe, që e përdori Trenin për konsum të brendshëm politik, ashtu edhe qeveria e Kosovës e bëri të njëjtën gjë.
Pas ndaljes së trenit nga lartë (SHBA-të), qeveria e Kosovës dërgoi forca të mëdha policore në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, gjoja për të treguar forcën e saj,…krerët e lartë shtetëror ngrisin zërin sikurse Gjeli në plehë për diçka që apsolutisht nuk është meritë e tyre.

Nuk është hera e parë që Hashim Thaçi tenton të marrë meritat e të tjerëve për gjërat pozitive në Kosovë, siq ndodhi me ndaljen e trenit! Kjo, përveqse një tendencë për përmirësimin e rrënuar të imazhit të tij, Hashim Thaçi hapur e injoroi partnerin e koalicionit, më konkretisht kryeministrin e vendit zotin Isa Mustafa për vendimin e Qeverisë për “ndaljen” e trenit, ashtu siq e kishte anashkaluar presidentin e atëhershëm Fatmir Sejdiu me rastin e shpalljes së pavarësisë.

Disa nga kanalet televizive të Kosovës dhe analistët e afërt me Thaçin thanë se presidenti, ishte ai që e ndaloj trenin, duke e paraqitur atë si njeriun më të fortë të Kosovës, me qëllim të gjetjes së preteksit që Kosova nesër të shkoj drejt një Republike Presidenciale!

Në fakt, si shpallja e pavarësisë së 2008-së, ashtu edhe ndalja e trenit provokues serb ishte meritë e bashkësisë ndërkombëtare.
Sikur të kishin forcën e ndalimit qeveritarë tonë, me të nisur treni do t’i bënin të qartë Serbisë dhe mbarë opinionit publik se treni nuk do të hyjë në Kosovë.

Vakumi i një “vendimi” të tillë, bëri që shqiptarët brenda një dite, nga të urryerit e Qeverisë të shndrrohen në lavdëruesit e saj….
Argumenti shtesë që e vërteton faktin se nuk ishte Qeveria e Kosovës, ajo që e ndaloi trenin provokues serb, është Muri ndarës në veri të Mitrovicës dhe përmendorja e Car Lazarit, si pararojë e atij muri famëkeq.

Treni provokues i Serbisë, le të na shërbejë kambanë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim kombëtar,…shtron nevojen e unifikimit te faktorit politik shqiptar kundrejt provokimeve te koordinuara te ish pushtuesve verior dhe tejkalim të ndasive dhe mosmarrveshjeve brendashqiptare.

Me trenin provokues, Serbia na tregoi edhe një herë se nuk ka hequr dorë nga planet e saj hegjemoniste ndaj Kosovës dhe se është burim i përhershëm i konflikteve në Ballkan.

Rasti i trenit provokues “ruso serb”, tregoi se politika aktuale serbe me Vuçiçin, Nikoliçin e Daçiçin, nuk dallon aspak nga politika luftënxitëse e Milosheviqit e viteve të ’90-ta.

Reagimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të përgjegjësive kushtetuese, ishte një veprim i domososhëm institucional. Në situata të tilla liderët e kanë obligim të jenë shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet e tyre, …duke paragjykuar situatën dolën joserioz para opinionit publik dhe qytetarëve të vendit.

Derisa treni po qarkullonte ende në teritorin serb, deklaratat e disa liderëve partiak ishin paragjykuese, të ngutshme dhe aspak produktive. Opozita duhet ta luaj rolin konstruktiv dhe korrigjues ndaj çdo veprimi ose mosveprimi të qeverisë.
Në situata të tilla, të gjithë e kemi për obligim të jemi shumë më të matur në konstatimet dhe reagimet tona.

Rendësi ka që treni provokues “ruso-serb” nuk hyri në tokën e Kosovës, pak rendësi ka kush e ndali; a e “ndali” Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Skënder Hyseni apo Shpend Maxhuni….

Më i rendësishëm se gjithçka tjetër është koordinimi i veprimeve të institucioneve tona me SHBA-të, garantuesin e lirisë së shtetit tonë. Trenin nuk e ndalem ne, atë e ktheu prapa Amerika, sikurse që zotin Ramush Haradinaj nuk e ekstardoj Franca në Serbi falë ndërhyrjes së SHBA-ve. Thank You USA.

Atyre që e rrëzojnë murin në veri, me plotë të drejt rapsodi popullor do t’ua këndoi këngën; “Kush e rrëzoi murin dhe Kosovë e bëri…