Kush është gazetari i RD, që merr tre rroga për t’i nxirë faqen Shqipërisë nëpër botë?

0
2292

Lexo.al, 20 nëntor 2017

Vetëm një ditë më parë, një portal i quajtur “Newsweek” botoi një artikull në të cilin Shqipëria përshkruhej si një parajsë droge në Europë.

Ndonëse pa përdorur asnjë të dhënë zyrtare dhe pa cituar asnjë raport ndërkombëtar, artikulli shkrunte për plantacione të tëra të mbjella me hashash dhe për kërcënimin që Europës i avitet nga vendi ynë.

Nuk është hera e parë që gazetarë keqdashës dëmtojnë imazhin e vendit tonë nëpër botë, por këtë herë, njëri nga penat e shkrimit është Vincent Triest, një gazetar shqiptar me baba holandez, që është paguar nga vetë shteti shqiptar për, mesa duket t’i nxirrë faqen Shqipërisë nëpër botë.

Shkrimi tendecioz i Triest nuk është risi, duke pasur parasysh që në vitin 2013 ai nisi punë për herë të parë, si një gazetar i RD, gazetës së Partisë Demokratike, ku për t’u punësuar duhen referenca nga vetë partia.

Përveç pagës së tij tek RD, Triest një vit më vonë u shpërblye duke u punësuar në Presidencë, ku u pagua në vitet 2014-15 si ndihmës i Presidentit Nishani.

Triest është personi që ka “qëndisur” disa nga “fake-neës” më të suksesshëm në Shqipëri, si ai për shoping e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Hamburg.

Mbi çështjen e drogës, pak kohë më parë, vetë Triest pretendonte se “Rama nuk është një burrë shteti, Lazarati ishte vetëm një fitore publicitare”. http://www.syri.net/politike/110275/newsweek-rama-nuk-eshte-burre-e-lider-shteti-lazarati-ishte-fitore-publicitare/

Tashmë, lajmi i tij i ri për drogën publikohet me bujë nga portalet opozitare, si një denoncim i hapur i mediave ndërkombëtare ndaj qeverisë, denoncim i ardhur faktikisht nga gazetari i RD, që përdor portalet ku kushdo mund të publikojë opinionin e tij, si “Hufftington Post”, për të bërë politikën e Partisë Demokratike.

Pa dyshim, shpërblimi për këtë nuk ka munguar, pasi falë suksesit të tij në “fake-neës”, Triest ka arritur të jetë deri i trepunësuar, me një rrogë nga “ABC News”, një tjetër nga PD dhe një e tretë nga Presidenca.

Aspak keq, për një gazetar që ironikisht, disa muaj më parë publikonte një shkrim të detajuar për mënyrën se si mund të bëhesh i pasur duke publikuar lajme të rreme në portalet e lajmeve
http://tvklan.al/investigim-si-u-pasuruan-11-portale-shqiptare-me-sulmet-ndaj-hilari-klintonit/

Paanshmëria e Triest duket qartë vetëm duke parë faqen e tij në “Facebook”, ku përveç like për praktikisht çdo funksionar të lartë të Partisë Demokratike, spikasin me krenari edhe fotot përkrah Lulzim Bashës dhe ish-ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Ndërkohë, për të rritur profilin e tij ndërkombëtar, Triest ka hedhur në rrjetet sociale foton me Geert Ëilders, udhëheqësin e një partie naziste në Holandë, si dhe ambasadorin rus e atë Iranian në Tiranë. Rastësi?

LEXONI MË SHUMË PËR MAKINERINË E “FAKE NEËS” NË SHQIPËRI NË INVESTIGIMIN TONË
http://www.lexo.al/investigimi-makineria-nderkombetare-e-fake-news-e-demaskuar/

(Marrë nga Zathur.net)