Kush po luan me ty Shqipni?

0
1441

Venerime politike

Politike shqiptare është bërë e neveritshme! Në institucionin më të lartë të Shqipnisë,pozitë-opoztitë kanë shkuar përtej këndit të bulevardit në Tiranë dhe, për fatin e keq janë hasmëruar aq shumë saqë i kanë ndezur të gjitha “armët” e luftës për pushtet e jo për ty Shqipni!

Tym e flakë në Parlamentin Shqiptar në Tiranë! Kundërshtarët politikë(PS-PD)dhe çfarë më tej..? Pse kështu dhe në këtë pamje cirku që nuk e meriton Shqipnia jonë…?! Pamje trishtueese kur në sallën e parlamentit shihet se si Sali Berisha shtyhej me tërë fuqinë e tij me njerëzit e sigurimit, që të dalë diku dhe të bëjë tym dhe vetëm tym për ty Shqipni!

Sali Berisha është njeriu më i moshuar i jetës politike, në Shqpninë demokratike, prandaj ai me tërë forcën e tij është dashtë që të jetë në ballë të kultivimit të kulturës kombëtare dhe demokratike për jetën pluraliste në institucionin ligjvënës në Tiranë.

Kur do të dalin nga ekranet TV-së lajmet e këqia dhe të neveritshme pozitë-opizitë parlamentare në Shqipni? Nuk e di a është bërë boll me lojërat e kolovajzës politike shqiptare, ngaqë kësaj Shqipnie nuk po i ndalet kokëdhimbja dhe shembja e Panteonit të Kombit!

Venerime politike në Shqipni, me tone të armiqësisë dhe jo të luftës për mendim të lirë e demokratik për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar!

Boll më hasmëri(parlamentare) në Tiranë!

Çikago, 18 dhjetor 2017


Në vend të reagimit

Jo vendim për varrezat greke në Shqipni!

Qeveria shqiptare në Tiranë është thyer në drejtpeshimin kombëtar! Pse kaq shpesh me dofarë “vendimesh” kuturu në kurriz të shtetit shqiptar? Kujt i duhen varrezat greke në tokën shqiptare dhe, sikur njëfarë “shpëtimi” për heqjen e “ligjit” të luftës në shpërblim të varrezave greke…(sic!). Kështu deklaron ministri i jashtëm shqiëptar Bushati. E moj Shqipni e mjera Shqipni, në duart dhe në “zemrën” e kujt keni rënë(!).

Në një kohë jo të klargët, Lulzim Basha, pioneri i Sali Berishës(Tropojës)e pati nënshkruar “marrëveshjen” për pjesën e Detit me Greqinë dhe kurrgjë hiq, as fjalë e as përgjegjësi politike e kombëtare.

Deri kur kështu, klasa politike shqiptare në Tiranë, për fqinjët tanë grabitqarë në padrejtësitë historike, veçse ua kthejnë kurrizin dhe dalin humbës në betejat politike e diplomatike!

Deri kur kështu, pazare me Shqipninë…?!

Për këto vite, Tirana zyrtare asnjë fjalë për vrasjen kolektive dhe shfarosjen e identitetit kombëtar të Çamërisë! Asnjë fjalë madje heshtja në stilin e zuzarëve (term i Faik Konicës) ndaj diplomacisë në epërsi të fqinjve tanë brabitqarë dhe të Greqisë!

Deri kur kështu Tirana zyrtare me kurriz të thyer…?!

Çikago, 20 dhjetor 2017


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com