KY POPULL dhe OPTIMIZMI I KTHYER NË ZHGËNJIM

1
657
Bajram Bashota

Bajram Bashota

KY POPULL

Sa vuajtje e sakrificë
për atdhe e pë liri
deshë e dathë
në borë e në shi
për të shtrenjten Dardani
dhe për mëmën Shqipëri
nga gjiri i vet nxori
shumë trima trimëresha
sokola e sokolesha
që i dolën atdheut zot
s’kursyen asgjë prej veti
djemtë e shqipes, djem petrita
nuk ditën kurrë çka është ika
për Kosovë e për Shqipëri
nuk i ndali borë as shi
s’mund t’i ndali as armiku i zi
po sot shqiptari më thuj si je
mu porsi lisi i rrëxuar për dhe?!
dhe vjen Evropa me këmb të shklet
asnjë fjalë të ëmbel me gojë s’ta flet
keni mbetur si pika n’lis
asnjë punë pa ta bitisë (krye)
dhe po silleni kah dardha e Ahmatit
Në dyer t’Evropës, në fund sokakut!


ZEMRA MË QANË

Zemra më qanë
kur shoh vëllaun
që është në hall
pret ndihmë
dorën vëllau t’ia shtrinë
e vetmja shpresë
gjer sa të vdes.
Mos rri kurr indiferent
ndaj vëllaut shtrija dorën
përqafoje me zemër
se është i shenjtë emër
vëllau që krahin ta thanë
mosi dil krah armikut
që votren ta fikë
se nga ai asgjë mos prit
veç prit një sihariq
pas shpine një thikë!


BOTË FRIGOHU PREJ VETËVETES E ZOTIT!

Botë frigohu prej vetëvetes
se s’po e don vetveten?
Zotin e Madh po e harron
krijuesin e të gjitha botërave
pse s’e respekton?
Ai e krijoi këtë botë e këte jetë
ta gëzosh e ta adhurosh
po ti botë pse s’respekton
pse këshillat s’ia zbaton?
Botë ti je bërë e marrë
ti vetvetën s’po e don
vetëvetes lakun po ia bën.
Pse mundohesh ta sundosh këtë botë
sundimtarë i sundimtarëve është
veç i Madhi Zot.
Kthjellu botë se ka fuqi mbi fuqi
pse të ka hy n’shpirt gjithë kjo lakmi
mos me lanë rehat në tokë të vet e shtëpi
e me i gjue njerëzit në det të zi
me hy n’gjynah me gra e fëmij
pse botë mundesh e ke fuqi
po zoti nuk të mësoi kështu ty
prandaj t’u hakmerr me Korona virusin e zi
që është arma më e vockël që ka zoti
se ke dalë nga rruga e tij kahmoti.
Kthjellu o botë kthehu te fjala e zotit
se vetëm ai zotëron krejt këtë gjithësi
dhe vetem e tij është kjo pasuri që ta gëzosh
mbi kët dhe të mbretërosh, por jo në këtë
mënyrë se s’ke fuqi se fuqi mbi fuqi
e ke Zotin përmbi.
Prandaj o njeri mos u bën hilegji
kot ushqehesh me lakmi se ajo çka s’është
e jotja nuk të takon ty se zoti ka armën
ka virusin e zi që ta bën me dije se më i fortë
është se atomi yt o botë o njeri
po kthjellu dhe ndiq rrugën e tij
është më e madhja pasuri dije o botë o njeri!!!


SA HERË FRYNË VERIU I ACART!

Sa herë frynë veriu i acart
kujtimet m’i ngjallë për fëmijërinë
e hershme e për dimrat e egër — polarë
për shtëpiat primitive të mbuluara
me akull e me borë të ngrira e të
mërdhira për brenda e përjashta
e për një xhamth të vogël të dritarës
shiqonim oborrin që shkëlqente mëngjezit
bardhësia e borës nga dielli me dhëmb që
nxente e ne pastaj shkonim te guri oxhakut
t’i nxenim duar e këmbë të ngrira nga acari i
natës.
Sa herë që frynë veriu i acart zemra më shpejton së rrahuri për ato ditë fëmijëri
që na mungonin veshmbathjet na, mungonin edhe ushqimet e nevojshme
por s’na mungonte dëshira për jetë.
Lëvizjet e fëmijve ishin të kufizuara vetëm
brenda atyre kasollave të shkreta që vetëm
zëri i fëmijve i gjallëronte nga brenda e nga
jasht dëgjohej vetëm krrokama e ndonjë
korbi ose ndonjë zë i shterrur i ndonji bilboli
që pa rrezet e diellit me dhëmb po që ëndërronte ndoshta pranveren e hershme.


OPTIMIZMI I KTHYER NË ZHGËNJIM

tregim

Populli ynë ka qenë gjithmonë optimist dhe zotëruar ka durimin me shekuj e dekada. Pas gjithë atij kalvari, prapseprap e ka ruajtë moralin, ka kultivuar qëndresen edhe pas luftës së fundit nga barbaria sllavo shoveniste që përjetoi një gjenocid të pa parë, por i përballoi të gjitha ato peripeti.

Edhe pas gjithë atij tmerri, atyre humbjeve, edhe pas gjithë atyre shkatrrimeve, populli
qëndroi stoik, e mbajti veten, kurrë pa e humbur besimin në vetveten. Filloi të gjallërojë, filloi të punojë me një enuziazëm të madh, sepse i kujtohej lufta, i kujtohej gjithë ai ferr, që mbretëroi në këtë tokë dardane, që ishte djegur e sakatosur, por duhet të vazhdohej jeta pa marrë parasyshë.

Falë gjakut të dëshmorëv dhe falë ndihmes së miqve, liria na erdhi pas një sakrifice të madhe. Populli në shpirt kishte ruajtur elanin e punës, dëshirën për liri i dukej sikur nuk punonte, s’ndiente lodhje nga gëzimi që ruante në zemër.

Popullata dëgjohej duke thënë: — se ne do ta rindërtojmë vendin dhe do ta bëjmë Kosovën Zvicër të dytë, pasi ka resurse të mjaftueshme. Ditët, muajt dhe vitet kalonin, por punët nuk shkonin mirë.

Privatizimet e pronave shoqërore e pësuan, u shiten dhe u falën fabrikat e Gjigantet Kosovës kanë mbetur për t’u arë. Kështu populli çdo vit e çdo vit po dëshpërohet se nuk po i ofrohet zvillim ekonomik e as punësim. Rinia po e braktisë Kosoven për ta sigurua ekzistencen e tyre, po ashtu mjekët po ikin në perëndim.

E gjithë kjo është mos qeverisje e mirë, korupcion enorm, ryshfeti e mos zbatimi i ligjeve ka shkatuar pakënasi në masë të madhe, që popullësia as s’kishte guxuar as të andrronte.

1 KOMENT

  1. Mirë e ke Ti Z. Barjam Pashota, po kush të dëgjon… e kam fjalën për PARIRË dhe PARTITË, se të thjeshtët, aty në Atdhe e kanë mëndjen, ani se i bien BOTËS anë e MBANË nga halli. MBLIDHNI mëndien e të gjorë… thuajeni fjalën më VOTË…
    Dhimbia e madhe Popull.

Komentet janë mbyllur.