“Lahuta e Malcis” – ILIADA SHQIPTARE ME 16 838 VARGJE

1
5235
Lahuta e malcis - At Gjergj Fishta

Ndoc Selimi

Ne vazhdim te publikimeve me rastin e 76 vjetorit te vdekjes At Gjergj Fishta.

(Episodi Oso Kuka)
“Lahuta e Malcis” e Pader Gjergj Fishtes asht sinonimi i ndeshjes se madhe ne mes jetes e vdekjes, mes shqiptareve dhe pushtuesve te huej, njekohesisht asht teatri i luftrave shekullore per liri e pavarsi e skalitur ne nje poeme te gjate prej 16 838 vargje ne nje hapesire kohe 35 vjeçare.

Brenda “poemes” madhe gjenden tridhjete poema te tjera qe poeti i quan “kange”, te cilat jane skalitur ne menyre mjeshtrore prej dores se poetit duke sjelle te gjalle deri ne ditet tona ate perpjekje mbinjerezore, ate kryq te madh qe i takoi ta mbaje mbi shpine me shekuj nje nder popujt ma te vjeter e ma virtuos te Europes, popullit shqiptar.

Poema hapet me kangen e pare “Cubat”. Poeti na shpie ne vitin 1858. Turqia nis te ligeshtohet. Shqiptaret zgjohen dhe kerkojne ti dalin dore Turqise, por nje armik tjeter mpreh shpatat. Knjaz Nikolla i Malit Zi synon pjesen veriore te Shqiperise i nxitur nga Cari i Rusise.;

Knjaz Nikolla i Malit Zi
Ka dynd top, ka dynd ushtri
Edhe del e bie n’Shqipni
Shka merr Drini per se gjatit…
Der n’Kala te Rofofatit.”

Por shqiptaret e dine mire se kush asht Cernagorja. menjihere jepet kushtrimi, ngjeshin armet dhe lidhin besen. Lane pasurine, shtepine, nenen, nusen e re e ngrane e pangrane turren te fronti i luftes balle perballe e fyt a fyt. Ndeshja asht e madhe dhe turri i shqiptareve nuk ndalet. Ushtria malazeze thyhet. Pas kesaj disfate, Knjazi nderron taktike. Krijon çeta cubash dhe i cyt ata per ne token shqiptare per te vjedhe e plaçkite. Nje nder keto asht edhe çeta e Vulo Serdarit qe po planizon si:

“Vraninen me shkretue
ashtu si Knjazi e kishte msue”

Sundimtari i Shkodres Avdi Pasha, mblodhi rinine shkodrane dhe u pohon atyne qe nuk po gjendet nje burre shqiptar per tu dale perballe cubave te Karadakut. Kete e degjon edhe Oso Kuka dhe nuk duron kur thuhet se ka mbet Shqipnia n’vasha. Mendon te vrase pashen per kete ofendim por kujtohet se :

“I urti kurre nuk ngutet,
Prej burrnise e jo prej tutet…”

Ndaj nderron mendim. Ai mbledh 40 djem shkodrane e malesor dhe niset per Vranine. Ndersa Osoja me djemte vozite ne liqenin e Shkodres me varka, ne Vranine ka ndodh nje ngjarje e thekshme. Asht vrare Avdi Hasa nga dora gjakatare e cubave te Vulo Serdarit.

Episodin e ngjarjes e sjell e motra qe vajton permallshem vellane dhe porosite zogun e malit te lajmeroje Shqiperine. Oso Kuka degjon vajtimin e motres pa vella e vihet ne gjurmet e cubave. Ne breg te Moraçes kerset pushka. Vriten dy cuba dhe te tjeret ikin te tmerruar. Nga djemte e Osos mungon trimi Kerrni Gila, i cili ende nuk e kishte ndare fitoren ne bejleg me Jovanin e Malit Zi. Oso Kuka hyn ne mes tyne dhe ndan dyluftimin.

I lidh plaget armikut trim dhe e nis per vend te vet duke e porositur qe te mos i rreje krajli. Pas ketij episodi jepet urdher per te zene te gjalle Oso Kuken. Ketu asht akti ma larte njerzore ne mbrojtje te tokes vet; vetsakrifikimi ne kullen e barotit, ku poeti i madh Fishte i ka dhane gjithe kolorin dramatik te nje akti te tille duke i kushtuar te plote nje poeme me titull “Deka”. Keshtu vine vargjet flamur:

“Ah kadale Nikoll t’vrafte Zoti!
Pse ktu i thone Oso Baroti
se s’ke pa shqiptar me sy
se djeg vedin edhe ty…”

edhe flake i dha barotit sa u dha duhmja der n’breg t’Virit, qepra, gure e gjymture njerit. Pastaj vine vargjet qe u le nanave malazeze:

“Edhe mesoni femijte mbas sodit,
t’mos lakmojne tok’s Kastriotit,
se u bie shtrejte, qe besa e Zoteit..”

Kjo poeme brenda poemes madhe Lahute mbyllet me porosine se kur shqiptaret jane te bashkuar dhe se ne dejt e tyne vlon ky gjak si te Oso Kuka, kurre nuk ka ma ra ne duarte e pushtuesve huaj toka jone amtare.

1 KOMENT

  1. Lahuta E Malcise eshte kryevepra e SHQIPTAREVE… e jo “Iliada”…

    Mos krahasoni ne stilin e njerezve te kompleksuar qe thojne si vijon: Demaçi – Mandella i Shqiptareve, Dr. Rugova – Gandi i Shqiptareve, …etj. etj… Demaçi eshte Demaç… Dr. Rugova s’ka lidhje me hindusin Gandi… sepse ai ka vepruar teresisht ndryshe nga Dr. Rugova… dhe ka pase nje okupues te llojit tjeter nga ai qe ka Pase DR. RUGOVA.

Komentet janë mbyllur.