Lejoni popullin shqiptar të votojë hapur, duke shkruar secili emrin në fletën e votimit

0
389

Letër publike drejtuar Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit qëndror të zgjedhjeve. Letër publike me poezi artistike jetike eposike.

Nga libri “Jehona shekullore e reformave shembullore”.

Sali Leka

E nisim me poezinë :

Inciatori i admiruar i reformave të dobishme jetësore
Novatori me kontribut të çmuar i veprave sociale madhështore.

Zgjedhjet në Shqipëri asnjëherë nuk janë manipuluar.
As më 26 maj 1996, as më 29 qershor 1997, as në vitin 2001.
As më 3 korrik 2005 as më 28 qershor 2009, as më 23 qershor 2013.
As në 21 qershor 2015, as 25 qershor 2017.
Alibinë për vjedhje, blerje e shitje votash e kanë sajuar.
Po po, sajuar e shpifur ata që populli nuk i ka votuar.
As ka për tu besuar as në vitin 2027 e 2047.
Del pyetja kush i ka trilluar fjalët se janë vjedhur vota.
Kush janë ata që kanë alarmuar 250 kombe që ka bota.
Që në Shqipëri populli s’ka bukë të hajë, as ujë me pi.
Nuk ka as tepsi, as tenxhere me zi, as kafe as raki.
Përgjigjja: Janë politikanë sharlatanë dhe gazetarë shtrembalarë.
Bashkë me ata frikacakë, alabakë, brutalë e vulgarë e zuzarë.
Janë frikësuar e frikësohen, emrin e tyre për me e shkruar.
Mbiemrin e familjes e të fisit në fletën e votimit.
Kanë frikë me votuar hapur për epokën e modernizimit e integrimit.
Epoka e bardhë e shumë ëndërruar që në vitin 2017 ka filluar.
Është epoka e shkëlqyer e ilminuar e popullit shqiptarë.
Po po e popullit shqiptar guximtarë eposik krenarë.
Popull shembull e model jetik mendimtar vizionarë.
Ka folur e flet troç e drejt, pa dorashka as procka.
Cdo punë e bën mirë e pastër pa broçkulla.
Edhe votimet hapur do ti bëjë në 30 qershor.
Populli shqiptar ishte dhe është trim në ballë të parë.
Po po trim vigan i pamposhtur nga cdo zuzarë mizorë.
Ka votuar duke kënduar dhe jo duke vajtuar si qurrash i tharë.
Edhe kur Shqipëria nga Europa ishte e spostuar e ndarë.
E kishte ndarë Enver Hoxha që jetoi dhe vdiq hutist e mëkatarë.
Votimet e fshehura tinëzisht i shpiku Ramiz Alia.
Po po Ramiz Alia, mizoristi i shekullit njëzet.
Me shtrembalucët e sharlatanucët që përdridheshin si mavria.
Edhe në shekullin XXI nuk duan të hapen e të drejtohen.
Si vjerdulla e kuçedra ishin dhe janë bërë pribret e mysibet.
Akoma më shumë janë nxirosur e nuk duan të zbardhohen.
Fatkeqësisht janë katranosur, njollosur e të vetdemaskuar.
As me shkruar në fletën e votimit emrin e tyre.
Janë zhytur e përlytur nëpër skerrka mënxyre.
Kurse unë me shokët e mi të aftësuar duke kënduar.
Me shpirt e zemër të gëzuar të betuar të vitalizuar.
Do të votojmë me doemos hapur të padëshpëruar.
Për Edi Ramën kryeministri I palodhur I papërtuar.
Iniciatori I sublimuar I reformave të dobishme jetsore.
Novatori me kontribut të cmuar I veprave sociale madhështore.

Antimizoristë e antikomunistë të betuar
Familjarisht isha e jam demokrat i vërtetë nacionalist.
Publikisht jam e do të jem antimizorist e antikomunist.
Fisnisht pesë djem dhe burra antimarksisttë burgos politik.
Guti, Hajdari, Qamili, Aliu, Saliu poet lirik eposik teuratik.
Edhe shkrimtar illuminist, modernist antianarshist antikaotik.
Bashkë me shokët e mi do të votojmë hapur duke kënduar.
Shumë të gëzuar emrin në fletën e votimit do ta shkruajmë.
Për Edi Ramën dhe partinë socialiste të betuar.
Ata që nuk janë si neve demokrat të vërtetë.
Nëse duan ta rrëzojnë Edi Ramën nga funksioni.
Të votojnë kundër me emrin e tyre të shkruar në fletë.
Ata që zhgarraviten rrugëve si tutkuni e kameleoni.
Edhe ata që ulurasin e gërhasin Rama ik, Rama ik!
Nuk kuptojnë kush quhet fisnik eposik vital viganik.
As nuk mendojnë kush vjen e shporret në sekond e dekik.
Unë me shokët e mi humanistë, fisnikë të admiruar.
Ish të burgosur të persekutuar tmerrësisht të diskriminuar.
Nuk jemi frikësuarnga Enver Hoxha, Ramiz Alia as Kadri Hazbiu.
Nuk frikësohemi nga Lul Basha, Ilir Meta as nga Fatmir Mediu.

Del pyetja a kanë shpirt e zemër frikacakët e alabakët.
Mashkull apo femër a kanë mendje e llogjikë injorantët e torollakët.
Përgjigjjet e këtyre dy pyetjeve do ti japim me poezi.
Ditë tjetër me këngë të dobishme për çdo njeri.

Sot me shokët e mi do të këndojmë katër poezi (dy poezi eposike dhe dy poezi lirike) nga vëllimi poetik: Blerina Sydelina
Shokët e pranuan propozimin dhe ia nisën me poezi. Bashkë me shokët kënduam poezinë :

AQ SA DIAMETRI I DIELLIT DO TË DASHUROHEMI

Dil Blerina mos përto, mos mungo!
Ec Sydelinamos ndalo, mos u vono!
Mos u tremb nga rrebeshi e suferina.
Dil shiko fusha, livadhe, pllaja, lëndina.
Kam dalë poet kam dalë dhe kam dy fjalë.
Shetisim bashkë shohim flladin valë-valë.
Epo mirë Sydelina, por mua nuk më arrin.
Unë ngjitem lart në atmosferë.
Aty qëndroj pezull pa u mbajt 12 muaj.
Vjeshtë dimër, behar e verë.
Atje në qiell buk e gjellë gatuaj.
Sipër mbi retë misër e grurë bluaj.
Edhe unë me ty poet me gëzim e ilmin.
Çdo ditë, javë, vite e përherë.
Bashkë të dy zemrat nuk i ndajm.
Njëri-tjetrin fort do ta mbajmë.
Gjoks më gjoks e gji më gji.
Shpirtin ta ushqejmë me dashuri.
Jetën ta dëfrejmë me harmoni.
Ashtu Sydelina dëshirën tënde e aprovoj.
Nga gjoksi im asnjë minut nuk të largoj.
Gjoksi im frashin me afsh.
Për ty Blerina i butë si mëndafsh.
Aq sa diametri i diellit do të dashurohemi.
Edhe sa perimetri i qiellit do të vitalizohemi.
Sa Azia dhe Australia do të krenohemi.

Kënduam dhe pozinë e dytë:

AQ ENGJELLORE E HYJNORE JE

Ke burimi me gurra, kroje e currila.
Pinë ujë e freskohen pëllumba e bilbila.
Lozin cicërojnë, fluturojnë nëpër trëndafila.
Sqep me sqep këndojnë, Blerinën e urojnë.
Aty ku ecin këmbët e tua Sydelina.
Edhe gurët e strallit zbuten e lulëzojnë.
Edhe drurët e thatë çelin e hijeshojnë.
Edhe shkrepat e malit njomëzojnë e zbukurojnë.
Edhe në kallnorin e Janarit, akullit e acarit.
Pemët e bimët rriten, piqen e shijonë.
Mjegullën e stuhinë e tret si dielli e ylberi.
Aq engjellore e hyjnore je.
Eja afrohu këndo bashkë me ne.
Buçet e gurgullon skifteri esberi.
Këndoni pëllumba e bilbila këndoni!
Sydelina këngën e melodinë ta dëgjojë.
Nga lezeti e kimeti Blerina të jehojë.
Vallzoni pëllumba e bilbila vallzoni!
Blerina tu shikojë, të jetojë e të gëzojë si të dojë.
Me ajrim e fllad në kodra e n’male.
Sydelina guximtare e krenare vitale.
Pa u frikësuar nga marrëzia e ligësia.
Pa u dëshpëruar nga zilia e egërsia.
E mbushur me ndjenja e dëshira të sinqerta.
Me shqisa të bardha të pastra .
Askush mos ta cënojë as ta trazojë.
Asnjeri mos ta imponojë, as ta detyrojë.
Sydelina vetë të seleksionojë e të aprovojë.
Cilin do ta preferojë e ta dashurojë.
Me shpirtin e zemrën e saj ta përjetësojë.

Sali Leka, Cel 0683855304

SHËNIM EKSKLUZIV

Poezitë e librit “Blerina Sydelina” nuk i botuan mëkatarët mizoristët kur unë isha i mbyllur në burgun e skëterrit, që kurrë mos e paftë me sy asnjeri.

Disa nga këto mëkatarë nuk jetojnë, por ata që jetojnë kur më shohin dhe më takojnë, bëjnë sikur nuk më kanë njohur as nuk më kanë parë. Më urrejnë akoma se i kam sfiduar dhe sjam dëshpëruar as se kam vrarë veten, ashtu si e vrau Viktor Qyrku, poeti i poezive lirike erotike të mrekullueshme jetike, por Viktori nuk rezistoi kur e frikësuan, e tmerruan dhe zhduku vetveten, goditi për vdekje zemrën dhe trupin e tij.

Poezitë e Viktorit brilante të larmishme i mbyllën, i fshehen në ingranazhet e censurës macabre dhe kanë 40 vjet që nuk shkruajnë as katër fjalë për jetën dhe veprën shembullore të poetit Viktor Qyrku. Nuk kanë shkruar as për tregimet e mrekullueshme të mahnitshme erotike, të romancierit, të talentuar Dhimitër Xhuvani. Romanet e dobishme të Xhuvanit nuk i botuan, i censuruan. Xhuvani i nderuar fisnik, e frikësuan, e tmerruan dhe ai u step, u shtang, e nderpreu letersinë dhe sot lëngon dhe rënkon.

Kurse unë as jam stepur, as shtangur, as i strukur, as e kam ndërprerë letërsinë, prozën dhe poezinë, por kam shkruar dhe kënduar me shumë gëzim iradin ilmin.
As e kam vrarë veten dhe as nuk e vras!

Edhe sot as lëngoj, as rënkoj,por shkruaj dhe do të shkruaj me betim solid sublim, i patrembur, i padëshpëruar edhe kur nuk i botojnë, por shumë i vitalizuar dhe i admiruar.

Tiranë, Qershor 2019