Letër publike Vjosa Osmanit, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës, për një krim që ka ndodhur më 23 nëntor të vitit 2000

0
432
Vjosa e Albini - presidencë

Gjergj Bajram Kabashi Bajram Kabashi, Oslo, më 23 prill 2021

Nga Revista Drini, 23 Prill 2021

Letër publike përfaqësuesve kryesorë të Rebublikës së Kosovës:

Vjosa OsmanitPresidentës së Republikës së Kosovës,
Albin KurtitKryeministër i Republikës së Kosovës,
Albulena HaxhiutMinistre e Drejtësisë së Republikës së Kosovës,
Xhelal Sveçlës,  Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike i Republikës së Kosovës 

Të nderuar udhëheqës të Republikës së Kosovës,

E nderuara Presidente Vjosa Osmani,
I nderuari Kryeministër, Albin Kurti, 

Këtë letër publike që e shkruaj në pranverën e vtiti 2021, duke iu drejtuar Juve për një problem personal , problem që i tejkalon caqet e të qenit i tillë, kam menduar t’ia drejtoja dikujt në Kosovën e re të çliruar nga NATO dhe UÇK, që nga 23 nëntori i vitit 2000, mirëpo e them me keqardhje të madhe se duke e përcjellë gjendjen dhe zhvillimet atje qe 21 vite, për ditë e më shumë bindesha se nuk kisha se kujt ti drejtohesha në shtetin tim, për të cilin kam bërë krejt çka ishte në fuqitë e mija si gazetar, jo vetëm deri në atë kohë, por deri në çastet që po ju drejtohem përmes kësaj letreje.

Me të drejtë mund ta shtroni pyetjen se pse kam menduar të shkruaja mu nga 23 nëntori i vitit 2000, e jo një ditë para apo pas kësaj dite ?

Megjithëse çdo gjë e kam sqaruar gjerë e gjatë në librin tim Rilindja, Përkushtim e Trishtim, të ribotuar (me plotësime) në korrik të vitit 2020, libër që kushdo që do mund ta siguroj në libraritë e Prishtinës dhe të Kosovës, në pika të shkurtëra po përpiqem t’ju sqaroj juve se me 23 nëntor të vitit 2000 është vrarë kolegu dhe miku im Xhemajl Mustafa, të cilin së bashku me të tjerë, të «përzgjedhur» me metoda tejet perfide të kriminelëve të të ashtuquajturave shërbime sekrete partiake, që e kanë pasur qëllim mashtrimin dhe poshtërimin e njëri – tjetrit, pasi e keqpërdorin, Xhemajlin e vrasin përmes mercenarëve më 23 nëntor të atij viti.

Bajram Kabashi - Rilindja

Vrasja e tij është epilogu i atij provokimi dhe ngacmimi ndër – UDBASH, pavarësisht se çka mund të thonë nesër a pasnesër ata superintelektual apo stërpatriotë.

… duke më vrarë shpirtërisht dhe njëherit lënduar rëndë edhe mua. Pra qëllimi i gjithë kësaj intrige dhe mizoria antishqiptare ishim ne të dy, Xhemajli, i vrarë prej atyre mizorëve si dhe une.

Të tjerët që morën pjesë në këtë skenarë kobzi, e vazhduan jetën normalisht në Kosovën e re, qofshin ata banditët e LDK-së apo pseudoçlirimtarët, duke mos u brengosur fare apo shtirë se nuk dijnë asgjë për atë tragjedi deri në ditën e sotshme.

Vrasja e Xhemajl Mustafës me 23 nëntor 2000 , ka qenë epilogu i provokimit të nisur ndaj meje më 17 nëntor të vitit 2000.

Kështu pati filluar provokimi para pothuaj 21 vitesh:

Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me Saliun
Date: Fri, 17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)

Pershendetje, I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar Saliut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij,apo numrin e telefonit. Sidoqofte,domethane ideja eshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,

Shnet

PS.

A po punon ende ne Rilindje, apo ke kaluar te Bota sot?


Prandaj,  

Presidente e nderuar Vjosa Osmani dhe i nderuari Kryeministër Albin Kurti, kërkoj nga organet e reja qeverisëse të Republikës së Kosovës , konkretisht nga ato policore, që ta hulumtojnë detajisht këtë krim që po tentohet të mbulohet me harresën e viteve të shumëta që shkuan, pasi vlerësoj që nëse arrihet zbulimi i të gjithë atyre që morën pjesë në provokimin e mirëorganizuar ndaj meje dhe jo vetëm, të jeni të bindur se do të zbulohen shumë «enigma» që e gërryen shpirtin e njerëzve tanë gjatë periudhës së luftës e sidomos të pas luftës, sherri i të cilave njerëzit e pafajshëm si Xhemajl Mustafa (por edhe une, megjithëse i gjallë), nuk u lanë të jetonin me gjithë kontributin e dhënë për vendin.  

Dua tu them publikisht se kriminelët e mëdhenj të të ashtuquajturave shërbime sekrete partiake janë munduar të ma bënin jetën ferr gjatë gjithë kohën sa punova si gazetar në gazetën Rilindja, duke ma përgjakur vazhdimisht jetën në profesion dhe kur kjo nuk u mjaftoj më sollën “në shkopin e lypsit” me varfërim, duke u përpjekur me ngulm e vendosmëri të madhe të ma thyenin krenarinë dhe dinjitetin tim njerëzor e profesional, megjithëse në atë kohë isha gazetari më produktiv dhe i dëshmuar me cilësi në punët profesionale. Kriminelët e të ashtuquajturave shërbime sekrete, nuk do të mund t’i bënin kurrë këto të zeza , sikur të mos i kishin shfrytëzuar me dëshirë, lajka, intriga , mashtrime apo trembje për të vepruar ndaj meje e tjetrit, të ashtuquajturit gazetarë dhe pseudointelektualë të ndryshëm.

Une po iu drejtohem juve që ta shfrytëzoni ndikimin tuaj si gjeneratë e re politikanësh pas njëzet vitesh të kaluara në kaos e korrupsion, pasi jam i bindur se askush nuk ka të drejtë jo vetëm që t’ia marrë jetën tjetrit, siç ia morën Xhemajlit, por as ta dënoj tjetrin me varfërim, t’ia shkel dinjitetin njerëzor e ta poshtëroj, siç provuan të më poshtëronin mua. Me këtë letër publike nuk po them asgjë të re, pasi qyshkur e vranë Xhemajl Mustafën atyre kriminelëve të bashkuar u pata thënë se nëse do të jem gjallë, nuk do ta kenë lehtë me mua … Këto janë të rëndësishme për juve dhe opinionin publik atje, se mjaft më me gënjeshtra dhe fshehje të problemeve të mëdha që po e ngulfatin jetën tonë kombëtare.

Pra, këto që i them tash i dijnë ata që më provokuan në atë kohë, por paraqiten të shurdhër, të verbër, dofar «alienësh» – jashtëtoksorë ,  që  patën ardhur ta vrisnin Xhemajlin e të më vrisnin edhe mua në mënyrën tjetër, po aq të zezë, të pamëshirshme e mizore.

Ata dhe jo vetëm ata duhet ta kuptojnë se kanë krijuar konflikt me njeriun e gabuar, që vetëm të mira i ka bërë vendit të vet, e që nuk është si ata që i bënë kaq të këqija vendit edhe në rrethana lirije. Fjalët që mi kanë thënë, porosia e atyre mendimeve UDBASHE përgjat gjithë asaj jave kur më provokonin, kanë mbetur të paharrueshme dhe nuk mund të shlyhen nga kujtesa ime. Ato fjalë dhe ai cinizëm e nënvlerësim UDBASH , kur vetëm i marri e shpirtziu se ka pa veprën time në profesion deri në atë kohë, as nuk kanë mbetur e as që do të mbesin pa përgjigjen time profesionale.

Të nderuar,

Une nuk isha gazetar i rastësishëm, i pranuar në punë prej banditëve të gazetës Rilindja, por gazetar që më formoj e dha identitet profesional dashuria për vendin.

Une tash po e ngre zërin lartë duke ju thënë Juve si përfaqësues autentik, politik e shtetëror të vendit, se Liria dhe të Drejat Njerëzore, duhet të na takojnë të gjithëve njësoj, e jo atyre që se meritojnë, kriminelëve që morën pjesë në atë provokim.

Une nuk ndihem aspak i kënaqur nëse dikush (kushdo qoftë ai) dënohet në Gjykatën Speciale të Hagës, pasi mëkatarët e mundshëm ndaj intalektualëve shqiptarë nga një parti politike, do të dëshiroja që të dënoheshin në Kosovë, Prishtinë, “në vendin e krimit”, nëse vërtetohet herdokur se kanë bërë ndonjë krim. Asnjëri prej të gjithë atyre që morën pjesë në provokimin që i kushtoj me jetë Xhemajl Mustafës dhe me vuajtje jetësore mua, nuk duhet të shpëtoj pa iu nënshtruar përgjegjësisë ligjore.

Pa përjashtim dhe pa e paragjykuar partinë e tij, përgatitjen “intelektuale” të tij, “afrinë e tij” me mua a tjetrin. Une nuk e kam harruar atë krim, as sot e kësaj dite. Nuk e harroj kurrë. Për mua ai krim sikur ka ndodhur Sot, madje më duket se është duke ndodhur mu në çastet që jam duke i shkruar këto fjalë për juve.

Une dua t’ua përkujtoj se as për Xhemajlin dhe familjen e tij,  e as për mua, Liria nuk ka ardhur ende …

Për mua Liria vjen vetëm atëhere kur të më kthehen të drejtat e mija të mohuara nga kriminelët e shërbimeve sekrete, qofshin ata të LDK-së , që morën pjesë në atë provokim, apo nga ata të luftës së pafituar, të infiltruar aty si «LDK-ist fanatikë».

Une dua të shpresoj se fryma e re që të gjithë po mendojmë se erdhi në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit, do të na ngrohë të gjithëve njësor, pasi qielli përsipër e toka që e shkelim është e të gjithë neve, e secililt nga ne pa përjashtim.

E nderuara Presidente, Vjosa Osmani,
I nderuari Kryeministër, Albin Kurti,  

Ne të gjithë, edhe une, duhet t’i gëzojmë frytet e Lirisë e të mos lejojmë t’i nënshtrohemi dhunës së atyre që nuk ka asnjë dyshim që Kosovën e futën ne labirinthin e paraparë nga UDB-a-BIA e Serbisë.

Në këtë gjendje na sollën «patriotët paralel», që edhe pas ardhjes së Lirisë në Kosovë, kishin detyra që vendin ta fusnin në rrëmujën e baltën e gjallë të dhunës e intrigës serbomadhe.  Dikush “prej tonëve” gjithë kohën ia ka bërë me sy Serbisë për detyrat shkatërrimtare që i bënte në Kosovë.

“Dikush” prej të shantazhuarëve “tonë”!
“N’koftë hangër pitja, ka mbetë tepsija”!

Pasi në librin tim Rilindja, Përkushtim e Trishtim, i kam thënë të gjitha që më kanë takuar ti thoja si gazetar, në këtë letër publike po ua them shkurtimisht edhe juve, duke e marrë me mend se mund të jeni të zënë e me mijera obligime ndaj vendit pas shkatërrimtarisë së atyre që na e fyen e përbuzën lirinë e pritur me shekuj. E dij që përparësia juaj është ruajtja e integritetit e tërësisë territoriale të Kosovës , që vazhdon të kontestohet nga pushtuesi i vjetër serbomadh, zhvillimi ekonomik e një sërë çështjesh të tjera aq me përparësi për vendin.

Asnjëri prej jush e as Kosova, mua s’ma ka ndonjë borxh, përpos të korruptuarit enorm nga gazeta Rilindja dhe ata që i përmbajtën kriminelët ekonomik në atë gazetë. Si dhe të gjithë ata që më provokuan dhe në fund e vranë Xhemajl Mustafën, kur provokonin si llavë ujqërish të shfrenuar të UDB – ës prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor 2000, ditën kur e vranë atë.
Ne duhet ta kuptojmë dhe besoj që e dijmë se kishim e kemi gazetarë që e kanë flijuar jetën e tyre për profesionin, por edhe asi “gazetarësh” të mjerë që e ndihmuan krimin gjithanshëm, sikurse edhe kriminelët e shërbimeve të ashtuquajtura sekrete partiake.
Askujt nuk duhet t’i shkoj mendja se une po “shes” trimëri, pasi ajo tek une ndërlidhet vetëm me natyrën e profesionit që e kam ushtruar dhe vazhdoj ta ushtroj edhe tash, por, njëherit, askujt nga ata që provokuan, i nxitën të tjerët të provokonin e që e vranë Xhemajl Mustafën, nuk duhet tu shkoj mendja se e kanë kryer punën me mua. Jo.
Kur jeta e paparashikueshme më takon me të tillët, une u tregoj qartë se “nuk ndij për zhupan” dhe nuk munden ata kur t’iu teket të zbythen, ikin e të vazhdojnë me ndërtimin e karrierave duke u shtirë pafundësisht se nuk dijnë asgjë për ato që ua them në mënyrën që e kam zgjedhur që t’ua them qe sa vite me radhë.
Une nuk do të përmendi emrat e tyre, kjo i takon Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës.
Siç e kam thënë sa e sa herë: Posa t’i zbulojnë me emër e mbiemër se kush ishin të gjithë ata që provokuan (të mashtruar, të pa mashtruar apo vullnetarë, kjo mua s’më intereson), menjëherë të më njoftojnë mua që të vij e të më ballafaqoni me të gjithë ata.
Përndryshe, une s’kam me folë kurrë i pari. Kam folur mjaft. Kjo që e kam thënë mjafton e tepron në raport me mua tashpërtash.
Njëzet e një vite pas asaj ngjarjeje tepër tragjike, është absolutisht e pakuptueshme të kërkohet më tepër prej meje , përderisa as gazetaria, as policia (qofsha i gabuar) e as Prokuroria në vend si ka kryer punët dhe obligimet e veta.

*  *  *
Se kishte qenë një fushatë e mirëorganizuar prej UDBASHEVE të ngritur peshë në nëntor të vitit 2000 , tregon edhe letra e mëposhtme , e dërguar nga i njëjti e-mail në emrin e Bujar Bukoshit, që ai qerthull i krimit ia kishin dërguar mikut tim Shefqet Dibrani.
Shefqetit ia nisin këtë letër vetëm një ditë pasi kishin filluar të më provokonin mua.
Mjaft simptomatike, apo jo ?
Kjo do të thotë që fushata nuk paskësh qenë e drejtuar vetëm ndaj meje, por edhe kundër të tjerëve, ku gjithsesi përmendem edhe une si “personazhi kryesor”. Kjo letër është pjesë e një provokimi më të gjatë ndaj tij, e botuar para disa vitesh në librin e Shefqetit me titullin Demokracia Diktatoriale 2, ku ai në 50 faqe “bashkëbisedim” me atë grupim “misterioz” UDBASHËSH rrëfen gjerë e gjat se si e kanë provokuar në atë kohë.
Megjithëse ka vite që bashkëpunoj dhe kam respekt për shkrimtarin Shefqet Dibrani, une atë se kam takuar kurrë në jetë. Në të vërtetë letrën e Shefqetit , në të cilën përmendëm prej UDBASHËVE të pas luftës në Kosovë, e pata gjetur krejt  rastësisht më 14 qershor 2020, pra para një viti ! 
Besoj që dikujt mund t’i kujtohet se nga e-maili i njejt (i sajuar) jo vetëm që është provokuar Agim Çeku sa ishte Kryeministër i Kosovës diku në vitin 2005 por ai edhe është mashtruar në atë përmasë sa provokatorit i ka kthyer edhe përgjigje!
Megjithëse i dërguar nga e-maili i njejt, une “si polic” që të tillë më bëri “udbizmi” i popullit shqiptar që u identifikua aq shumë me metoda armiqësore edhe pasi ishte liruar nga robëria që ia kishte lënë aq ëmbël, mund të them se ai apo ata që e provokuan ish Kryeministrin nuk kanë qenë të njejtët dhe se ai provokim vetëm donte të përkujtonte për një provokim të mëhershëm.

Prandaj, Policia dhe Prokuroria e Kosovës duhet t’i hetojnë gjerësisht e deri në detajet më të imëta këto provokime, natyrën dhe qëllimin e tyre.
Kuptohet, nëse si kanë hetuar deri tash. 
Gjergj – Bajram Kabashi, është drejtor i portalit Drini