Li Po – poezi

0
525
Li Po

Li Bo /
Li Po, Li Bai, Li Tai Po
(701-762)

Li Po, 701 – 762) ka qenë një poet kinez, i konsideruar më i madhi i dinastisë Tang (së bashku me Du Fu ) dhe i gjithë letërsisë kineze.

MENDIME NATE

Përballë shtratit tim hëna
ndriçon tokën
si reflekse bryme.
Çoj shikimin në hënën e shndritshme,
Pastaj ul kokën: toka ime është larg.

DY DALLËNDYSHE TË NDARA

Dy dallëndyshe të ndara,
ende dy dallëndyshe pastaj
fluturojnë të bashkuara si për t’u ngjallur zili
njerëzve
Një çift kishte folenë e saj
mbi kullën e Pavijonit me gurë xhevahiri
Gjatë i shikoje ato bashkë mbi dritaren
prej ari me perde mëndafshi.
Zjarri shkatërroi trarët
prej kedri,
Në pallatin e mbretit Wu u riparuan
Edhe pallatin e Wu e përlau zjarri
Prishi folenë dhe asgjë
nuk shpëtoi
Shpirtkëputur nga dhimbja vetëm njëra
gjeti shpëtim
Qan tani femra shokun e saj
të vdekur
Zemërthyer nga dhimbja vetëm njëra gjeti
shpëtim
Qan tani ajo shokun e saj
të vdekur
kurrë s’do të kthehen më çift
në fluturim
Në zemrën time u hap
një plagë.

KORBAT QË KROKASIN NË MBRËMJE

Retë e arta lagin muret e larta,
Korbat e zzeza krakëllisin fluturimthi mbi foletë.
Fole ku do të duhej të pushonin:
E trishtuar dhe e vetmuar gruaja e re ofshan.
Duart e lënë të braktisur gjergjefin,
Sytë shikojnë tendën e kaltër të qiellit.
Tendë që duket se e ndan nga bota
Si mjegulla e lehtë që mbulon lumin.
Është vetëm: dhëndrri udhëton në toka të largëta;
Vetëm çdo mbrëmje ajo në dhomën e saj.
Ia shtrëngon zemrën ajo vetmi,
Dhe lotët e saj si shi i imët-bien
mbi tokë.

DËSHIRA IME

Lumi i Verdhë vrapon në Oqeanin e Lidjes,
Dielli zbret drejt detit të Perëndimit.
Si koha uji vrapon përgjithmonë,
S’e ndalin kurrë vrapin e tij.
Me rininë zhduket pranvera,
Vjeshta arrin me flokët e mi të bardhë.
Jeta njerëzore është më e shkurtër se ajo e një pishe.
Ç’mrekulli atëherë –
Nëse bukuria ikën, ikën dhe forca?
Pse s’mund të vë një Dragua Qiellor
Që thith esencë hëne dhe dielli
E të bëhem i pavdekshëm?

MANJOLIA

Në gjumë pema e manjolias
hap duart e bardha.
Pushon në rrezen hënore
shkëlqimi i luleve.
Lapurekët e natës vërsulen të heshtur
midis degëve blu.

(Nga Dita e ëmbël e pranverës)

Përktheu: Faslli Haliti