Liberalizimi i vizave, të rinjtë dhe klasa jonë politike

0
1182
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Dy ngjarje të mëdha gjatë kësaj jave ndodhën për Kosovën. Së pari, pranimi i vendit tonë në UEFA, dhe Udhërrefyesi për Liberalizimin e Vizave. Këtyre dy ngjarjeve historike iu gëzuan shqiptarët kudo që jetojne dhe veprojnë. Sigurisht së gëzimi ishte i madh edhe në mesin e të rinjëve tanë, të cilët për 16 vite më radhë kan mbetur në mëshirën e fatit. Më në fund mund të levizin lirshem në shtetet e Shengenit. Unë pata rastin ti dëgjoj disa të rinje duke thënë ”mirë është ba valla shumë, së nashta na prin fati edhe neve diku në Evropë për të gjetur ndonjë punë, ose mund të gjejmë ndonjë zgjedhje tjeter për të jetuar atje, së niher nuk po kemi përspektivë të jetojmë në Kosovë”.

Një e re në një shitore të bukës më entuziazem ta madh u shpreh: ”unë më bashkëshortin tim kishim dalur në Gjermani para disa kohësh, kur shumë shqiptarë ia kishin mësy masovikisht Perëndimit. Kaluam një rrugë të vështirë nëpër Hungari, deri sa mbërrim në Gjermani. Na kthyen shteti gjerman edhe pse gjetem një punë atje”. Ajo vazhdoi rrëfimin, “tash u gëzova kur ndëgjova për liberalizim së kemi mundësi më të mëdha që të punojmë dhe të fitojmë”.

Krahas kësaj shumë janë gëzuar edhe kjo klasë politike, e cila më liberalizimin e vizave do ta zvoglon numrin e të pa punësuarve, në vend që të bëjë shumë më shumë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës ne Kosovë. Perspektiva e secilit shtet bazohet në gjeneratën e re të arsimuar. Por, për klasën politike të Kosovës, kjo sikur nuk vlen shumë. Kësaj klase politike i ka rreshqitur gjithqka nga duart, përveç përfitimeve përsonale. Rritja ekonomike dhe niveli i lartë i pa punësisë kanë lënë pasoja të rënda të gjenerata e re. Shteti i Kosovës, i udhëhequr nga kjo ganiturë pushtetare nuk ka ndonjë strategji shtetërore për zhvillim ekonomik dhe as masa për ta zbutur sado pak papunësinë.

Nuk ka ndonjë strategji për shkollimin e të rinjve, krahas nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit. Këta e harxhojnë edhe atë buxhet të varfer që e kan për udhëtime jashta vendit, dhe në organizime sterile, për t’ia mbaruar qefin vetit dhe familjëve të tyre. Keqpërdorimet dhe hajnitë masovike i kanë shtuar shumë pakënaqësitë qytetare dhe kanë rritur edhe nervozën në mesin e të rinjve tanë. Të rinjtë ishte dashur që të formojnë një front të gjerë, një strategji ku do të bashkoheshin duke i kërkuar të drejat e tyre të patjetërsueshme.

Është e kotë të presin diçka të hajrit nga kjo garniturë pushtetare, e cila e ka dhënë provimin më shumë për të keq. Edhe ata që janë lajmëruar nëpër entet përkatëse të punësimit, rrallë, ndonjë mund të vijë deri të ndonjë vend i punës. Vendet e punës janë të rezervuara për njerëzit e pushtetit më shumë të pashkolluar. Se edhe vetë shumica prej kësaj kaste politike janë analfabetë potencialë. Na është krijuar një panoramë e zymtë në Kosovë, në secilin plan të jetës. Kur shumica në mungesë të punës i mbushin lokalet, kalojnë kohën në bastore të ndryshme, ose ata që punojnë marrin paga mizerable dhe nuk kan siguri në punë.

Edhe nese i mbarojnë fakultetet janë të detyruar të kryejn punë të krahut. Nuk është shumë i kuptueshm ky pasivitet i gjeneratës së re, të cilët ishte dashur të bëhën shumë më shumë aktiv në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Të gjejnë mënyra të ndryshme të organizimit dhe të imponimit për ndryshime për të mirë të gjendjës. Kjo kastë politike as nuk ndryshon për të mirë, dhe as nuk hiqen lehtë nga pozitat e larta shoqërore, nese të rinjtë nuk aktivizohen, që e ardhmja e tyre të bëhët më e mirë.

Nuk mund të kuptohet së si studentet të cilët gjithmonë kan qenë ata të cilët i kan ndryshuar rrethanat shoqërore si fuqi intelektuale e re, nuk po gjejnë forma që t’i realizojnë kërkesat e tyre, por po kërkojnë faltore arabe në fakultete. Ky margjinalizim ose zë i shterrur i tyre nuk justifikohet në asnjë menyrë. Së kështu po margjinalizohen edhe nevojat e tyre ekzistenciale. Logjika se përspektivën duhet gjetur diku në Perëndim, është logjikë e gabuar. Nuk janë shterruar krejt mënyrat dhe format e organizimit demokratik dhe shoqëror, që të pranohet logjika e kapitullimit, të cilën zatën po i shkon për shtati kësaj klase politike të korruptuar dhe kriminalizuar.

Disa nga subjektet akutuale, politike të cilët e kanë pru gjendjen ekonomike në një situatë të palakmuar, nuk kanë mundësi të jenë bartëse e ndryshimeve pozitive në shoqëri. Nuk e di që është thënë dhe shkruar shumë për temën së kjo kastë politike ka futur në funksion edhe ndarjën mbi baza ideologjike. Kjo qasje është e shumë e rrezikshme për një shoqëri, e cila mëton të jetë demokratike. Kjo sigurisht së është një temë e cila kërkon shqyrtim dhe një debat të gjerë publik.

Është e qartë së pa një presion të gjerë karshi kësaj kaste politike të degraduar, nuk do të kemi ndryshime pozitive për gjeneratën e re. Rinia jonë i ka të gjitha predispozitat e imponimit, që në mënyrë institucionale të organizimeve të ndryshme të bëhën pjesë aktive e jetës politike dhe shoqërore, që t’i arrijnë objektivat e tyre jetësore më mund dhe djersë, e në asnjë mënyrë mos të kopjojnë kastën politike të tipit profiteresk…