Liria pa kufi – anarki

0
307
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Mbretërit e kohës sonë, në kësulën e tyrë të padukshme kanë Monedhën!?…
Mbi kësulat e burrave të vjetër të kombit tonë, kishte bardhësi, kishte dritë, pastërti dhe dinjitet. Ata ishin burra të mendjes, të pushkës, dhe të shpresës së madhe për kombin tonë.

Pasuria e tyre ishte e mirë, pasuria e tyre ishte morali i veprës së mirë në funksion të Atdheut. ishin liria e krenaria e origjinës Shqiptar. Kozmetika e sotme ka mbuluar fëtyrën e zezë dhe hematomat e turpit, duartë e pista që i luten zotit poë që nuk e njohin Atë.

Në kuvendet e burrave pa shtet, fjala e gjetur zinte vend, fjala e zgjedhur të dëgjohejme kureshtje dhe ndonjë lajthitje e rastit, agresivitet e mocional, përballoheshin me qytetari të lartë, pa nën qeshje dhe pa ofendime!…

Propozimet që bëheshin diskutoheshin në funksion të së drejtës, në interes të shqiptarve dhe të emrit të tyre në histori. Mospranimi shoqërohej me arsyetim dhe me plot bindje.

Si veprojnë perandorët tonë kur: Kur importojmë teknollogji dhe eksportojmë elita, importojmë cnjerëzi dhe eksportojmë njerëzi, importojmë fenomene të turpshme dhe eksportojmë tradita të shkëlqyera të vendit tonë!?…

Nëse ky qyhet zhvillim, Mos ardhtë kurrë!? Nëse ky quhet integrim mos u bëftë kurrë!? Nëse ekonomia e tregut është vjedhje, korrupsion u shpërbëftë!?

Më mirë primitive i shekullit tim, se sa skllav i integrimit!? Unë godas me forcë, ngrehinat e turpit! Nuk është liria në faqet e ndritura të sajë, nga dashuruja e bashkëjetesa… e jo nga kopertinat e grisurae të përgjakura, që nxisin shekujt të vrasin njëri-tjetrin!?…

Nuk është politika e testuar në shekuj, që pranon këtë gjendje misterioze, që kalon kombi ynë por, janë “qafirët politikë”, ”hijenat politike”, ”matrapazët politikë” dhe mumjet politike. Faj është te njerëzit dhe jo te sistemet! (Kështu i ke pasë shqiptarët edhe më keq, para 1944-s, prandaj Enveri e shtërngoi shtetin ashtu siç bëri për 45 vjet. /AÇ)