LIRIA TRAGJIKE

0
680
Atdhe Rrustem Geci

Popull, a ke frikë nga monarkët e tu
apo je në letargji dhe s’flet dot. Liria
sytë i ka me lot, e zemrën të thyer
Popull, pse hesht, ç’bela të ka zënë
jashtë bie shi dhe borë, e fryn era
Ku iku zoti Diell, apo nuk ishte këtu
Popull, pse nuk ngrihesh si ngahera
Mos të ka zënë trishtimi apo të tëra
së bashku. Popull, thuaje të vërtetën
ç´të bëjmë me këtë liri kaq tragjike
Ç´të bëjmë me këto shpresa komike!
Ritmi i epokës sonë po ngadalëson
Apo po ngadalësojmë vet. Popull,
të pyes: a je ti monarku i fatit tënd?
Demosi duhet të japë një përgjiigjje!
Ngrihu ti, që bën gjumë te mangalli
Pse s’flet? Në liri pa liri paqe nuk ka!
Mjaft ia kemi pirë lotët e njëri-tjetrit
Nën qiell të Kosovës dardane, -vriten
vetimat me rrufetë; zihen bubullimat
e ne vuajmë nga liria jonë tragjike
Popull, duhet të japësh një përgjigje
Zoti Diell mos ik, ku humbe, ku!?
Një diell është Dielli i atdheut tonë!…

Rrustem Geci – Dortmund, Hagë, 2018