LITANITË E EMRIT TË SHENJTË TË JEZUSIT

0
1452

O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë!
O Jezus, ndjena ne!
O Jezus, dëgjona ne!

Ati prej qiellit, Zot, ki mëshirë për ne!
Biri, Shpërblyes i botës, Zot,
Shpirti Shenjt, Zot,
Shenjtja Trini, një i vetmi Zot,
Jezus, Biri i Zotit të gjallë,
Jezus, shkëlqimi i Atit,
Jezus, qartësia e dritës së amshueshme,
Jezus, mbret lumturie,
Jezus, diell drejtësie,
Jezus, Bir i Virgjërës Mari,
Jezus, i dashur,
Jezus, i bukur,
Jezus, Zot i fuqishëm,
Jezus, Atë i shekullit të ardhshëm,
Jezus, engjëll i këshillit të mirë,
Jezus, tejet i durueshëm,
Jezus, tejet i dëgjueshëm,
Jezus, zemërbutë dhe i përvuajtur,
Jezus, dashurues i pastërtisë,
Jezus, dashuruesi ynë,
Jezus, Zot i paqes,
Jezus, dhënësi i jetës,
Jezus, shembull virtytesh,
Jezus, zelltari i shpirtrave tanë,
Jezus, Zoti ynë,
Jezus, streha jonë,
Jezus, Atë i skamnorëve,
Jezus, thesari i besimtarëve,
Jezus, bariu i mirë,
Jezus, drita e vërtetë,
Jezus, dituria e amshueshme,
Jezus, mirësia e pakufi,
Jezus, gëzimi i engjëjve,
Jezus, mbreti i patriarkëve,
Jezus, mësuesi i apostujve,
Jezus, dijetari i ungjilltarëve,
Jezus, forca e martirëve,
Jezus, drita e rrëfyesve,
Jezus, pastërtia e virgjëreshave,
Jezus, kurora e të gjithë shenjtërve,
Të jesh i mëshirshëm!
– Na fal ne, o Jezus!
Të jesh i mëshirshëm!
– Na ndiej ne, o Jezus!
Prej çdo të keqeje Na liro, o Jezus!
Prej katastrofave natyrore
Prej luftrave ndërkombëtare
Prej çdo epidemie
Prej zisë së bukës
Prej shpirtit të vetëvrasjes
Prej shpirtit të fallit e të magjisë
Prej besimeve të rrejshme
Prej çdo fiksimi
Prej vdekjes së papritur
Prej hidhërmit tënd,
Prej shpirtit të fëlligështisë,
Prej vdekjes së përjetshme,
Prej pakujdesisë ndaj frymëzimeve të tua,
Për fshehtësinë e të mishëruarit tënd,
Për lindjen tënde,
Për fëmijërinë tënde,
Për jetën hyjnore tënden,
Për orvatjet e tua,
Për agoninë dhe mundimet e tua,
Për kryqin dhe vetminë tënde,
Për grahmat e tua,
Për vdekjen dhe varrimin tënd,
Për të ngjallurit tënd,
Për të ngjiturit tënd në qiell,
Për themelimin e Eukaristisë së Shenjtë,
Për gëzimet e tua,
Për lumturinë tënde,

O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,
na fal ne, o Jezus!
O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,
dëgjona ne, o Jezus!
O Qengji i Zotit, që shlyen mëkatet e botës,
ki mëshirë për ne, o Jezus!

Jezus, ndiena ne!
Jezus, dëgjona ne!

Të lutemi! O Zot, Jezu Krisht, ti që the: Lypni e do t’ju jepet, trokitni e do t’ju çelet, na jep, po të lutemi, dashurinë tënde hyjnore, që Të të duam me gjithë zemër, gojë dhe vepër, e mos të prajmë kurrë duke Të të lavdëruar!

O Zot, bëj që të kemi si frikën, po ashtu edhe dashurinë e përhershme të Emrit tënd; sepse ti kurrë s’pushon duke i drejtuar ata, që i forcon në dashurinë tënde të shenjtë. Që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!

Përktheu dhe përgatiti:
Nikolin Sh. Lëmezhi