Lobimi shqiptar në Zvicër

0
3175

Përfshirje e madhe e ish partive politike dhe shoqatave kulturore në Lobin Euroatlantik shqiptar, dega në Zvicër

Shkruan Asllan Dibrani

Lobi Euro-Atlantik dita ditës po merr përmasa ma te mëdha. Tani më pas themelimi të Lobit Euro-Atlantik Botëror në Lörach të Gjermanisë, ai arrit ti zgjeroj degët e veta edhe në Norvegji, Suedi, Austri dhe ky i ditës së diel në Cyrih të Zvicrës. Në tubim morën pjesë një numër i madh gjithëpërfshirës i ish partive politike që veprojnë në Diasporë, i shoqatave dhe klubeve të ndryshme, po ashtu edhe përfaqësuesit nga Austria, Gjermani etj. Në takim pati edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës. Pas antonimit të “Himnit Kombëtar” u përshëndeten të pranishmit nga iniciuesi i këshillit për Zvicër, Florim Useini.

Kurse iniciuesi tjetër Binak Sylaj foli më gjerësisht për rëndësinë e formimit të Lobit. Për Platformën e përkohshme të Lobit foli iniciatori i formimit të Lobit shqiptar në Botë dhe njëkohësisht kryetar i përkohshëm z. Skenderbeg Klaiqi. Në diskutim pati zëra të ndryshëm që folën për rolin e këtij organizimi në rrafshin kombëtar,dhe vlerat e tij. U përmenden shifra edhe deri ne 15 milion shqiptar jashtë atdheut qe mund të jenë pjesë e këtij Lobi në një të ardhme të shkurtër, po edhe për interesat e kombit në të tërësi.

Me diskutim, propozime dhe pyetje morën pjesë z. Mulaj nga Ministria e Diasporës, Mentor Gashi anëtar i kryesisë së Lobit nga Austria. Ndërkohë fjala ju dha edhe njërit ndër sponsorët e lobit z.Shukri Ymerit nga Lörachu i Gjermanisë,Asllan Dibrani përfaqësuese i Lobit Euro-Atlantik për media, Ali Sylejmani nga Gjermani iniciues i themelimet të Lobit Euro-Atlantik dega në Gjermani, Bilur Murati aktivist dhe veprimtar nga Zvicëra, Mirela Mezani nga Çameria, dhe përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve tjera nga Zvicëra Adnan Imeri, Alisetar Ramadani, Shaban Haliti, Vlora Balaj, Luan Hulaj, Sara Demoli, Ibrahim Meçani, Shaban Sadiku, Abas Fejzullahu, Aledin Ramadani etj.

Pamje e të pranishmëve gjatë punës së takimit në Zvicër në themelimin e Lobit Euro-Atlantik

Pas një pauze të shkurtër, u zgjodh këshilli themelues prej 15 anëtarëve, ku me kërkesë të pjesëmarrësve u propozuan, secili anëtarë i këshillit themelues të deklarohet në foltore duke u prezantuar në pika të shkurta. Dinamika dhe interesi i madh më në fund nxori në shesh listën e kandidatëve, si anëtarë të këshillit themelues nga këta anëtar: Florim Useini, Binak Sylaj, Mehmet Jusufi, Adnan Imeri, Alisetar Ramadani, Lurata Reci, Mirela Mezani, Shaban Haliti, Vlora Balaj, Luan Hulaj, Sara Demoli, Ibrahim Mecani, Shaban Sadiku, Abas Fejzullahu, dhe Aledin Ramadani.

Këshilli i themeluar u zotuan se së do ta thërrasim takimin tjetër për Kuvendin e përgjithshëm të degës së Lobit në Zvicër. Ata thanë se ftojmë nga një përfaqësues të çdo shoqërie apo organizimi që ekziston në Zvicër me qellim të krijimit të një klime te përbashkët.

Pamje e të pranishmeve gjatë punës së takimit në Zvicër në themelimin e Lobit Euro-Atlantik, Maj 2016. Foto A. Dibrani

Lobi sot ka ma një emër, emrin e bashkimit për të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, në takimet e Lobit kudo që të themelohen dhe do të mbahen organizime. Në këto takime janë të domosdoshëm përfaqësuesit e çdo lloji subjekti apo organizate që vepron në diasporë.

  • Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anekënd botës, në një frymë të re, e cila do t’u shërbejë gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale dhe në sektorë të gjithmbarshëm.
  • Pa dyshim se bashkimi krijon forcën, andaj mos hezito hynë në betejë drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Atdheu, koha, historia, momenti po na thërret që të kaluarën ta kujtojmë si një fazë të hidhur dhe te zvetënuar, të veprojmë për të ardhmen e bashkuar.

Foto-reportazh nga Asllan Dibrani, Zvicër – Maj 2016