Lojë e rrezikshme e djemve të plehrave

0
557
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Çdo vit, mijëra shqiptarë shkojnë e bien pre e pusive të kurdisura nga zyrtarë shtetëror, politikanë dhe qeveritarë, që nuk janë gjë tjetër veçse banditë, kriminelë spekulativ dhe lakmitarë, djem të plehrave.

Shqiptarë të trojeve dhe diasporës, banditët dhe kopilët e fëlliqtë shqipfolës të ulur në karriget Kuvendit, janë duke copëtuar Kosovën tonë dhe dhënë Serbisë. Mos rrini pasiv si burra mendërisht të kastruar! Në damarët e juaj qarkullon gjak shqiptari. Hiqni zvarrë nga Kuvendi djemtë e plehrave. Shtyni në përdorim energjitë e juaja ose digjuni!

* * *

Ne shqiptarët, në vend që të krenohemi me lashtësinë e historisë pellazge/ilire së qenies tonë kombëtare, bëjmë gjithçka që të tregojmë para botës së civilizuar se jemi indiferent dhe frikacak për të ndëshkuar kriminelët dhe tradhtarët e vendit; se nuk kemi prirje dhe aftësi shtet-formuese; se nuk bashkohemi t`u përballojmë kërcënimeve të rrezikshme ndaj integritetit dhe sovranitetit të vendit, prandaj nuk meritojmë të kemi një shtet serioz të përbashkët, si të gjithë evropianët tjerë; dhe që me kalimin e kohës, nuk bëhemi më të pjekur, por më të çmendur.

* * *

Shqiptarët e Kosovës vullnetarisht, kaherë, janë bërë pre e “presidentit”, pelës (dhe pelave tjera të Kuvendit) së kuajve serbo-turk. Një sadisti të çmendur, që përveç kriminaliteteve ekonomike, vrasjeve të kundërshtarëve politik dhe tradhtisë kombëtare, dredhimet, gënjeshtrat dhe manipulimet i ka pasion të zjarrtë. Pasioni i këtij bërlloku, përmes veprimeve dhe trillimeve dinake e tinëzare për të mashtruar njerëzit dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë për keqpërdorimin e detyrës, është për të ushtruar një kontroll të plotë dhe të pakufishëm mbi shqiptarët e Kosovës, pa dallim moshe apo gjinie. Të shtrëngojë ata që edhe më tutje të durojnë poshtërime, vuajtje, maltretime, pa pasur mundësi të kundërveprojnë në mbrojtje të dinjitetit personal/kombëtar dhe vendit të tyre. Duke ushtruar me decenie kontrollin e plotë mbi shqiptarët tjerë, e ka shndërruar jo vetëm Kosovën por edhe ata në një objekt të tij, në një pronë të tij private.

Ne nuk e duam atë tradhtar (“kosovar”) të lig dhe analfabet tragjikomik. Gënjeshtar profesionist dhe kriminel mafioz. Ne nuk duam një president i cili është ulur në karrige për 30 vjet. Ne nuk duam një president të përjetshëm, por duam ta dënojmë me burgim të përjetshëm. Ne nuk duam një president i cili është shndërruar në një zot të pagabueshëm, fjala e të cilit është gjykatësi i pakthyeshëm. Ne nuk duam një president i cili do të futë djalin e tij si president. Ne nuk duam që një president të trajtojë shqiptarët autokton sikur të ishin armiq ndërsa armiqtë (pushtuesit) e vendit si miq, dhe jep urdhra për të vrarë ata që nuk i pëlqen.

Fitorja do të jetë e jona, sepse ne luajmë me karta të hapura. Sepse ne “nuk e kuptojmë” politikën, kompromiset, negociatat e pista dhe mashtrimet e lira. Fitorja do të jetë e jona, sepse ëndrrat tona janë të drejta. Sepse ne kemi një aftësi natyrore për ta dashur vendin. Fitorja do të jetë e jona, sepse ne më mirë zgjedhim të vdesim me lavdi sesa të jetojmë pa dinjitet. Fitorja do të jetë e jona, sepse Shqipëria vjen e para dhe është më e madhe se çdo gjë.

Unë mendoj se ne shumë shpejtë do t` a pastrojmë oborrin tonë nga plehrat e qelbur dhe do të fillojmë me fletë të zbrazëta, të kapim lapsin dhe të fillojmë të shkruajmë të ardhmen tonë – me duart tona.

* * *

Ëndrra ime, shqiptarit të tre kontinenteve, lindur në Australi, jetoj në Amerikë, prejardhje nga Shqipëria:
Më kujtohet se ndjenja ime e përkatësisë në Shqipëri nuk është e detyrueshme, por zgjedhja ime. E zgjedh atë, sepse është mirë për mua të përkas atje, dhe jo mirë për Shqipërinë. Është mirë për mua që unë të di prej nga kanë ardhur gjyshërit e mi, nga ky vend që është edhe i imi, atje ku është shtëpia ime, dhe shtrati im, ku ndjehem që kam ardhur dhe atje ku unë nuk pres më për t’u kthyer në shtëpi.

Më kujtohet se duhet të kem një qëndrim pozitiv për vendin që kam zgjedhur t`i përkas. Duhet të mbetem optimist pavarësisht rrethanave. Ky vend do të jetë më i mirë për shkakun tim dhe të njerëzve që më rrethojnë.

Pa përkatësi dhe shpresë, më mirë do të vdisja. Nëse vazhdoj të jetoj pa një shkak të denjë, nuk jam më i mirë se kafshët që jetojnë për të ngrënë, për të fjetur dhe për kënaqësitë afatshkurtra që nuk mund ta ushqejnë shpirtin tim. Kjo ishte një zgjedhje përfundimtare që nuk kam nevojë ta rishikoj.

* * *

Nesër në mëngjes, bashkarish me disa koleg, miq dhe bashkëluftuar të mi shqiptaro-amerikan dhe australian, udhëtojmë për në Shqipëri, për një stërvitje 14 ditësh. Do të jetë kjo një reprizë e shtatorit të vitit 2012, ku afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:

Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…