Luftëtarët e huaj terroristë në Republikë të Kosovës do duhej të ndjekeshin penalisht për Tradhëti para se gjithash!

0
500

Skender Jashari

Republika e Kosovës përballet me dukurinë e terrorizmit islamik, që nga vitet 1990/1992, kur shërbimet sekrete serbe, intensifikuan përpjekjet për etiketim të Shqipëtarëve si “ekstremist islamik, e pastaj edhe si terrorist islamik”! Dërgimi i të rinjëve Shqipëtar, për të kryer shkolla teologjike salafiste, në vendet arabe, ishte i dirigjuar nga Serbia. Teologjia salafiste në thelb është produkt i shërbimeve agjenturore ruse, për t’iu kundërvënë ndikimit Euro-Amerikan në vendet arabe. Dukuria e terrorizmit islamik, e lidhur ngusht me Serbinë (sidomos shërbimet agjenturore të saj), vazhdoi edhe pas Çlirimit të Kosovës. Për fat të keq, edhe sot, jemi të paaftë institucionalisht dhe personalisht, që të çlirohemi nga robëria fetare, që na solli Perandoria Osmane në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit (sllavët dhe grekët).

Falë hoxhallarëve, të cilët në vitet 1990/1992, u shkolluan në universitetet teologjike islamiko-salafiste, sot në Republikë të Kosovës, flasim për disa qindra të rinjë të shkuar në Siri, Irak, Afganistan (rreth 403)1 që 74 u vranë2, disa qindra familje (me gra e fëmijë), e disa qindra të tjerë u arrestuan, u gjykuan dhe u dënuan e ca u “amnestuan” nga drejtësia e Kosovës! Statistikat kanë argumentuar që 81% të terroristëve islamik të ISIS-it, janë indoktrinuar dhe dërguar nga hoxhallarët!3 Deri në vitin 2017, 133 ishin kthy në Kosovë, ndërsa 199 kishin mbetur në zonat e luftës terroriste4, e që tashmë edhe 110 u rikthyen!

Deri në 2017, llogariteshin rreth 40 fëmijë që ishin marr nga familjet e tyre për në Siri! Ballkani dha për ISIS, 875 terrorist, e për më keq, 800 prej tyre janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja!5 Sipas përqindjes së përgjithshme të popullësisë, Kosova prinë me terrorist islamik në kuadër të Europës, para saj në nivel botëror radhitet Tunisia, Maldivet, Jordani dhe Libani!6 Në Trojet Shqipëtare, situata është shumë më e rënduar tek Shqipëtarët në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut! Kosova dha 128.9 terrorist islamik për 1 milion banorë, derisa Bosnja dha 86.8 terrorist islamik për 1 milion banorë, kurse Maqedonia e Veriut dha 69.5 terrorist islamik për 1 milion banorë, ndërsa Mali i zi dha 50 terrorist islamik për 1 milion banorë, ndërsa Belgjika dha 42.0 terrorist islamik për 1 milion banorë!

Gjatë vitit 2016, vlerësohej se mes 3900-4300 qytetarë të shteteve të BE-së, ishin bërë luftëtarë të huaj terrorist të ISIS-it, shumica nga Britania, Franca, Gjermania dhe Belgjika, e që 30 % e tyre tashmë janë kthyer në këto vende.7

Duke marr në konsideratë zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe sigurinë në vendet e BE-së dhe krahasuar me Republikën e Kosovës, qartazi kuptohet që kapacitetet e kësaj të fundit janë tepër të vogëla për ta absorbu kthimin e luftëtarëve të huaj terrorist.

Tradhëtia e luftëtarëve të huaj terrorist, është në shumë aspekte, ata tradhëtuan shtetin, vendin, “kombin” (disa që vetëquhen Shqipëtar).

Duke krahasuar me Kodet Penale të shumicës së vendeve të botës, shohim që Republika e Kosovës, ka definim tepër të ngushtë të veprës penale të tradhëtisë. Derisa shumica e vendeve tjera, tradhëtinë ndaj vendit, kombit etj, e kanë tejet më të detajuar. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, e specifikon se tradhëti mund të bëjë vetëm presidenti i Republikës së Kosovës, e askush tjetër.8

Shumica e legjislacioneve penale të vendeve tjera përfshijnë edhe:
• Australia, përfshinë edhe: rrezikimin për luftë a veprimet përgatitore që nxisin luftë kundër Komonveltit; angazhimi i çfardoshëm me qëllim për t’i ndihmu armikut; angazhimin dhe ndihmën në çfardo mënyre me qëllim që t’i ndihmoj një vendi tjetër, ose një organizate tjetër, që të kryej armiqësi kundër Forcave Mbrojtëse të Australisë; apo nxit një person të huaj që të kryej invazion… Derisa specifikon se personi nuk do jenë përgjegjës për këto raste për tradhëti, nëse i ka kryer me qëllim të pastër humanitar.9 Të gjitha vendet e Komonveltit e kanë të ngjajshme këtë rregullim, pra edhe Britania e Madhe, SHBA etj.

• Brazili, përfshinë edhe krimin e mosbesnikërisë së qytetarëve ndaj Republikës Federale të Brazilit.
• Kanadaja, përshinë po ashtu edhe si “tradhëti të lartë” kushdo që kryen edhe nxitje të luftës kundër Kanadasë, ose ndimon armikun në luftë kundër Kanadasë, ose çdo forcë të armatosur kundër Forcave kanadeze.10

• Franca, e definon në nenet 411-1 deri 411-11, ku përfshihet edhe dorëzimi i turpave të armatosura francize, të gjithë ose të një pjesë të territorit, fuqive të huaja a organizatave të huaja ose organizatës nën kontroll të huaj ose agjentëve të tyre, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me armikun, spijunazhin dhe të ngjajshme.11 Ngjajshëm me Francën e ka të rregulluar edhe Gjermania.12

• Italia, përfshinë në Kodin e saj penal edhe krimet “përpjekjet kundër tërësisë, pavarësisë dhe unitetit të shtetit( neni 241)”, “armiqësitë kundër shtetit të huaj që do sjellnin shtetin Italian në rrezik të luftës( neni 244)”, “korruptimi i qytetarëve nga të huajt kundër interesave kombëtare( neni 246)” etj.

Komperativiteti na mundëson të kuptojmë, që praktikisht zbrastësia ligjore që i përket inkriminimit të veprës penale të tradhëtisë, në Kodin Penal të Republikës së Kosovës do duhej të përfshinte dhe të adaptohej sidomos me ligjet e vendeve të BE-së, në të cilën aspirojmë. Referimi në ndonjë nen tjetër të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, qoftë nenit 121( sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës) apo ndonjë nen tjetër, nuk mund të barazvlerësohet, siç nuk barazohet as në legjislacionet penale të vendeve të tjera.

Populli Shqipëtar i quan tradhëtar këta terrorist islamik, që dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës dhe Shqipëtarëve në tërësi edhe përkundër moskonsekuencave ligjore që do duhej t’i bartnin këta kryes të veprës së tradhëtisë ndaj vendit, kombit dhe shtetit!
Derisa institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dështuan plotësisht në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit islamik, qartazi shihet që do dështohet edhe në riintegrimin, risocializimin, rikulturimin, riedukimin e luftëtarëve të huaj terrorist, si qytetarë të ndershëm, përgjegjshëm të Republikës së Kosovës.

Luftëtarët e huaj terrorist nga Trojet Shqipëtare, u angazhuan në organizata terroriste islamike( ISIS): e cila kërcënoi edhe Republikën e Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; madje edhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; kërcnoi gjithë qytetarët Shqipëtar duke kryer akte terroriste; kërcënoi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë me akte terroriste në festa; përgatitën akt terrorist në ndeshje futbolli mes Shqipërisë dhe Izraelit; krijimin e Shtetit Islamik në Ballkan; treguan mosbesnikëri ndaj Republikës së Kosovës, Atdheut dhe Kombit Shqipëtar; duke ndihmuar organizatat terroriste islamike, ndihmuan kauzën e Serbisë kundër Shqipëtarëve (sepse Serbia vazhdimisht synon që Shqipëtarët t’i etiketoj si terrorist islamik); synuan dhënijen e territorit të Republikës së Kosovës për Shtetin Islamik të Ballkanit; sulmet terroriste kundër forcave aleate të Republikës së Shqipërisë, cilësohen si sulme drejtëpërdrejt kundër Forcave të Armatosura Shqipëtare; pothuajse të gjithë luftëtarët e huaj terrorist në forma e mënyra të ndryshme kanë marrur ndihma, mjete financiare etj nga vendet e huaja (kryesisht vendet arabe, organizatat islamike, Serbia, Turqia etj), për të propaganduar dhe praktikuar islamin politik dhe veprimtarinë e tyre islamike për qëllime politike në dobi të porositësit etj. Atëherë çfarë vepra e veprime kriminale të tjera nevoiten për ta akuzu dikë për tradhëti!?

Çfarë elemente më shumë nevoitet që të ekzistojë vepra penale e tradhëtisë, derisa shumica pothuajse absolute e vendeve tjera, të gjitha këto të sipërthëna e përkufizojnë tradhëtinë ndaj vendit, kombit, shtetit!

Mirëpo edhe këtë herë, si radhat tjera, kurrë në histori, as Republika e Shqipërisë e as e Kosovës, nuk ka ndjekur penalisht, nuk kanë dënuar tradhëtarët që tradhëtuan Vendin, Kombin, Shtetin!

Më: 02.05.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Referenca:
1. https://www.state.gov/documents/organization/283100.pdf
2. Po aty.
3. https://www.un.org/en/counterterrorism/assets/img/Report_Final_20170727.pdf
4. Po aty.
5. http://soufangroup.com/wp-content/uploads/2015/12/TSG_ForeignFightersUpdate3.pdf
6. https://www.kellogg.northwestern.edu/faculty/benmelech/html/BenmelechPapers/ISIS_April_13_2016_Effi_final.pdf
7. https://www.irishtimes.com/news/world/europe/europe-confronts-problem-of-returning-isis-fighters-1.3799392
8. Shih neni 124, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
9. http://www8.austlii.edu.au/cgi-bin/viewdoc/au/legis/cth/consol_act/cca1995115/sch1.html
10. https://laws-lois.justice.gc.ca/eng/acts/C-46/page-7.html#h-13
11. http://195.83.177.9/code/liste.phtml?lang=uk&c=33&r=3778
12. http://www.iuscomp.org/gla/statutes/StGB.htm#BIii