Luftëtarit Avdullah Bekolli

0
816
Avdullah Begolli

Zymer Mehani

Fryn murlani me tërbim

(Luftëtarit Avdullah Bekolli)

Fryn murlani me tërbim
N’Marali u lind një trim
N’Malishevë, në mbarë Kosovën
Urojnë kullat për shqiponjën

Shqipe mali Abdullahu
Bir shqiptari, të lumtë krahu
Sikur sprijë a si kuçedër
I the hasmit “a do tjetër”

Kur barbartë shanin flamurë
Gjuhën shqipe dhe kulturë
U ngrit trimi si uragani
E pat thirrë Tahir Sinani

– Avdullah, o i miri vëlla
A është marre t’rrimë nën shkja
– Jo qe besa, kurrë nënshtrim
Në flamur bëri betim

UÇK-ja shpresa jonë
N’gji e pati një shqiponjë
Avdullahun guximtar
Bir shqiptari, çlirimtar

Kur e thirri Tahir Sinani
U ngrit Dulla si uragani
Bëri luftën gjer n’fitore
Për liri të tok’s arbnore

– Lavdi t’qoftë komandant Dulla
Urojnë pragje, urojnë kulla
Trim me flatra si petrit
Gjaku yt n’flamur u ngjit