Lutje kundër çdo të keqeje

0
652
Maria nga Nikolin Lëmezhi

Shpirt i Zotit, Shpirt i Hyjit, Atë, Bir e Shpirt Shenjt! Trini Tejet Shenjte, Virgjër e Papërlyer, Engjëj, Kryeengjëj dhe Shenjtër të Parajsës! Zbrisni mbi mua!

Më shkrij, o Zot, më formo, më mbush me Ty, më përdor!
Dëbo prej meje të këqijat që më janë bërë, shtrigëritë, magjinë e zezë, meshët e zeza, të bërat, lidhjet, mallkimet, pushtimin djallëzor, zotërimin djallëzor, obsesionin djallëzor, gjithçka që është e keqe, mëkat, smirë, xhelozi, pabesi, sëmundjen fizike, morale, shpirtërore, djallëzore!

Digji të gjitha këto të këqija në ferr, që të mos prekin më kurrë as mua dhe asnjë krijesë tjetër në botë!

Urdhëroj dhe komandoj me forcën e Hyjit të gjithëpushtetshëm, në Emër të Jezu Krishtit Shpëtimtar, për ndërmjetësinë e Virgjërës së Papërlyer, të gjithë shpirtrave të ndyrë, të gjitha pranive që më ngacmojnë, të më lënë menjëherë, të më lënë përfundimisht dhe të shkojnë në ferrin e përjetshëm, të lidhur nga shën Mikaeli Kryeengjëll, nga shën Gabrieli, nga shën Rafaeli, nga Engjëjt tanë Rojtarë, të shtypur nën thembrën e Virgjërës Tejet të Shenjtë të Papërlyer! Amen!

Përgatiti në shqip: Nikolin Sh. Lëmezhi