MADHËSHTIA E HUMORISTËVE STUPCAT

0
159
Stupcat - UÇK

Të shkruash për tre aktorët të cilët janë duke na argëtuar me humorin e tyre për 20 vite është nderë i madh, por është vështirë të i lavdosh deri në nivelin të cilin e meritojnë këta humorist të palodhshëm.

Tre aktor të jashtzakonshëm Vedat Osmani, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi janë njohës të shkëlqyeshëm të rrethanave shoqërore dhe poitike, si dhe njohës të karakterit të personliteteve të ndryshme në Kosovë.

Stupcat me humorin e tyre konstruktiv dhe kritik ndaj të gjithë individëve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë Kosovare, janë bërë personalitetet më të qmuara dhe respektuara prej shoqërisë në tërësi, duke përfshi edhe vlerësimin nga shumica e atyre që ishin dhe janë subjekt i humorit të tyre kritik.

Stupcat duke kritikuar në mënyrë të barabart të gjitha dukuritë që meritojnë kritikë, u bënë brendi më i mirë humoristik pa asnjë konkurencë, sepse me humorin e tyre janë shumë larg të gjithë tjerëve që mirren me këtë veprimtari.

Shumllojshmëria e roleve dhe karaktereve që më sukses i bëjnë të tre artistët, si dhe improvizimet që shpesh mund të vërehet se dalin jasht skenarit të pregatitur i bënë këta humorist të qeshin edhe me njëri tjetrin si rezultat i shtesave improvizuese, që dalin edhe më të mira se skenari i pregatitur

Nëse i analizojmë rolet dhe skeqet e ndryshme që këta komedian i kanë aktruar lirisht mund të konkludojmë se kanë kritikuar pothuajse qdo person politik dhe qdo grupacion apo individ. Pikërisht kjo pa-anësi në kritikën e të gjithëve pa dallim, i ka bërë Stupcat personalitetet më të dashura dhe respektuara nga të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët secili në një mënyrë e ka gjetë edhe vehten në këto personazhe apo dukuri të aktruara për mrekulli nga treshja ikonike.

Duke punuar jashtzakonisht shumë dhe me një produktivitet fascinant, ka qenë e pritshme që të kenë dekorata për veprimtarinë e tyre monumentale, por sipas të gjitha gjasave Stupcat nuk kanë asnjë dekoratë apo mirënjohje shtetrore pikërisht sepse për këto mirënjohje vendosin ata që ishin kritikuar: politikanët.

Kjo mungesë e mirënjohjeve apo dekoratave publike e rritë edhe më shumë vlerën e tyre. Nëse do të bënim krahasime me shumë veprimtar të sferave të ndryshme mediale, lirisht mund të konkludoj se Stupcat i meritojnë të gjitha titujt dhe dekoratat shtetrore.

Për mua veprimtaria e Stupcave është e nivelit të veprimtarisë të atyre që sot i kanë titujt Akademik i Shkencave dhe Arteve, ose dekoratat universitare të llojit Doctor Honoris Causa, si dhe ato më të larta nga Ministria e Kulturës apo presidenca e shtetit.

Por, edhe po të mos dekorohen apo laurohen nga institucionet zyrtare Stupcat e gëzojnë dekoratën më të madhe që mund të arrijë një veprimatar e që është RESPEKTI MAKSIMAL që e gëzojnë prej të gjithë qytetarëve, si prej atyre që jetojnë në Kosovë ashtu edhe nga ata që jetojnë jasht Kosovës.

Këta komedian me rolet e tyre dhe improvizimet fantastike dëshmuan se i njohin saktësisht karakteret specifike, dhe veprimet specifike që ndodhin në Kosovë, si në kohën e robërisë, veqanërisht të viteve 90ta, poashtu edhe kohën e madhështisë të luftës për liri, e veqanerisht kohën e lirisë në të cilën kohë poashtu ka arësye për kritikë.

Por, në tërë këtë veprimtari është e sigurt së Stupcat nuk e përgjithësuan asnjë kerakter apo dukuri negative, por gjithmonë ishte individi i caktuar, dhe një veprim i caktuar, qëllim i kritikave konstruktive.

Veprimtaria kontinuale perfekcioniste njëzet vjeqare i bënë tre komedianët, figurat më markante të humorit të viteve të lirisë pa asnjë konkurencë relevante. Stupcat kanë qenë dhe janë OPOZITA e vetme reale politike në Kosovë.

Une si shikues dhe adhurues i Stupcave ju dëshiroj edhe mijëra skeqe dhe epizode të ndryshme në të ardhmen, sepse qfarëdo të ardhme që e projektojmë gjithmonë do të ketë nevojë per humor dhe kritikë, si dhe për kritikë të kritikës.

Besim Prishtina