Madhësia e dijes tuaj lind zili

0
1628
Majlinda Shala

Majlinda Shala

Madhësia e dijes tuaj lind zili, ndërsa thjeshtësia e zemrës tuaj lind miq. “Mundësitë dhe rastësitë me fat krijohen si rezultat i zakoneve të mira gjatë ditës. Kur ke zakone të mira, rrit mundësinë e të ndodhurit gjëra të mira.” Të gjithë njerëzit janë të humbur, përveç atyre që kanë dituri. Dhe të gjithë ata që kanë dituri janë të fjetur, përveç atyre qe bëjnë punë te mira. Dhe ata qe bëjnë punë te mira janë të mashtruar, përveç atyre qe janë të sinqertë. Dhe ata qe janë te sinqertë janë gjithmonë ne një gjendje te brengosjes”.

“Bëhu Dijetar nëse ke mundësi. E nëse nuk ke mundësi te bëhesh Dijetar, bëhu bile student i Dijes. Po, edhe nëse Student i Dijes fatkeqësisht nuk ke mundësi te bëhesh, bile shoqërojë, respektojë dhe mos i urrej ata (te diturit)”. E dimë ç’jemi, por nuk dimë ç’mund të bëhemi. Dituria mund të fitohet duke shfletuar libra e libra, por nëse nuk përdoren drejt, mund të mbeten pemë pa frute. Nuk është me rendësi që njeriu të dijë shumë gjëra, por të dijë t’i shfrytëzojë të dobishmet. Mos mëso për shkollë, por për jetë. Ai që të ka mësuar një ditë, mbetet përgjithmonë babai yt. Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten. Njeriu sa me i perulur te jete, aq me i pavendosur eshte. Dhimbja forcon moralin. Sa me shume te mendoje qytetari aq me i mencur eshte, sa me pak te flase aq me i lire eshte.Asgjë nuk e rrënon një shtet sa njerëzit e shkathët të mbajtur si të zgjuar.

Një ëndërrimtar është ai që e gjen rrugën e tij, vetëm nga drita e hënës dhe ndëshkimi i tij është se e sheh agimin përpara së gjithë botës.E qeshura nuk është një fillim i keq për një shoqëri dhe është mënyra më e mirë për të përmbyllur një të tillë. Ambicia jonë duhet të jetë të sundojmë veten, mbretëria e vërtetë për secilin prej nesh dhe progresi i vërtetë është të dimë më shumë, të jemi më shumë dhe të bëjmë më shumë. Kujtesa… është ditari që ne të gjithë e mbajmë me vete. Është absurde t’i ndash njerëzit në të mirë dhe në të këqij. Ata janë edhe kështu, edhe ashtu. Jeta nuk është kurrë e drejtë dhe ndoshta më mirë për shumicën prej nesh që nuk është kështu. Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.

Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe.Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten. Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica. Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre. Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë. Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë. Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm. Ndonëse shoqërimi me njerëz më të mençur se sa ju mund të afektoj vetëvlerësimin e juaj, ajo ju bënë mirë në avancim.

Mos harroni se inteligjenca juaj është mesatarja e pesë shokëve/shoqeve më të afërm që ju ndani kohë me ta.Nganjëherë ajo që është më e rëndësishmja të bëjmë, është t’i japim vetës kohë dhe hapësirë për të procesuar dhe organizuar gjërat që i kemi mësuar. Andaj, uluni në qetësi çdo ditë për ca kohë. Shpenzo disa kohë për të menduar, jo vetëm mësuar. Një popull që bashkëpunon nuk ka për të qenë i pafuqishëm. Bashkimi krijon fuqi. Gjëja më e mirë që u lëmë trashëgimi fëmijëve tanë është edukata dhe sjellja e mirë. Kjo është më e mirë sesa floritë dhe letrat në një ditë të vështirë. Çdo gjë ka bukurinë e saj, ndërsa bukuria e njeriut është edukata. Nuk ka trashëgimi më të mirë se sa edukata.Jo çdo gjë që e shpreson njeriu mund ta arrijë atë, fryejnë erërart edhe pse nuk dëshirojnë anijet.

Mos shpreso diçka e cila është larg, të mjafton ajo që është afër të interesohesh për të.Kush e zgjat shpresën pakëson punën. Çdo gjë është me shpresë, vetëm rrizku është me punë. Krenaria e kësaj bote dhe e botës tjetër është që të afrohesh me atë që është ndarë prej teje, t’i japësh atij që nuk të jep, e të falësh atë që të ka bërë keq. Kush falenderon te tjeret ka falenderuar veten e tij. Puno për këtë botë sikur do të jetosh gjithmonë, e puno për botën tjetër sikur do të vdesësh nesër. Vështrova kohën, ajo ndryshonte e rrotullohej, nuk jetonte gjithmonë mërzitja dhe lumturia. Ndërtuan mbretërit pallate, por nuk mbetën as mbretërit e as pallatet e tyre. Mërzitaj më e madhe e ditës time është kur kujtoj se dje isha i lumtur. Mëshirojini fëmijët e të tjerëve që të mëshirojnë ata të juajt…

Nëse ti lodhesh duke bërë mirë, lodhja do të shkojë e bamirësia do të mbetet.Kush mbjell të mira korr falenderime.Bamirësia është valixhja më e mirë e njeriut. Kush vepron me qetësi e arrin atë që kishte për qëllim. Kush shpenzon pa e llogaritur, shkatërrohet duke mos e ditur. Kush shpenzon pa e llogaritur, shkatërrohet duke mos e ditur. Njeri i urtë është ai i cili ka përvojë. Atë të cilin nuk e këshillon koha me përvojën e saj, nuk do ta këshillojë një ditë këshilla e shokut të tij. Edukoje të madhin të kuptojë i vogli. Njeriu është fëmija i edukatës. Koha është edukuesi më i mirë. Mendjemadhësia është mosshikimi i të vërtetës dhe nënvlerësimi i njerëzve. Mburrja më e madhe është të mos mburresh.

Kurora e njeriut është thjeshtësia e tij. Thjeshtësia e nderon njeriun.Do të vazhdojnë njerëzit të kenë mirësi përderisa nuk do të kenë zili njëri-tjetrin. Të lëvizësh është bereqet, të rrish në vend është shkatërrim. Bëj mirë edhe nëse mirësia e tij është dëgjimi i të mirës prej njerëzve. Shoqërohu me njerëzit e mirë të jesh prej tyre, largohu prej të këqinjve që të shpëtosh prej tyre. Kur të bësh një të mirë mos e trego atë, kur të të bëjnë një të mirë shfaqe. Mos e nënvlerëso diçka të vogël sepse ajo mund të zmadhohet, e as diçka të pakët sepse ajo mund të shtohet.

Më i mirë se e mira është vepruesi i saj. Gjëja më e mirë është ajo e cila është më e mirë për njerëzit.Mos shiko thjeshtësinë e atij që jep dhuratë por shiko zemrën e atij që e dhuroi. Tre gjëra tregojnë për mençurinë e njeriut, dhurata, i dërguari dhe libri. Dhurata jepet në masën e të dhuruarit. I lumtur është ai që përfiton nga të tjerët, fatkeq është ai i cili që këshillohet, e prej këshillës përfitojnë të tjerët.

Lumturia e përkryer është me dituri, e ajo e mangëta është me thjeshtësi. Kam nevojë për tre gjëra që të jem i lumtur: “Shendetin e trupit, mendjen e pastër, dhe zemrën e gjërë. Rinia i ka pasur ditët e lehta, pleqëria çdo ditë e më tepër po më lodh. Ah sikur të kthehej rinia një ditë ta lajmëroja se çfarë më bëri pleqëria. Nëse nuk përpiqesh për diçka kur je i ri, mjerë për ty në çfarë moshe do të përpiqesh për të.

Çdo gjë që e shpreson njeriu mund ta arrijë, përveç rinisë, ajo nuk kthehet më. Me të vërtetë pleqëria është petku i butësisë dhe kulturës, ashtu siç është rinia petku i zbavitjes dhe përpjekjes. Kush nuk e respekton të moshuarin po shkatërron një shtëpi në të cilën do të hyjë një ditë. Përkujtimi i rinisë është brengë që të bren për brenda. Kur të të flasë mendjelehti mos ju përgjigj, përgjigja më e mirë është heshtja. Ruhu prej të keqes së atij që i ke bërë mirë. Nuk është drejtësi të gjykohet i drejti për një dyshim. Durimi është dritë. Durimi është dy llojësh, durimi ndaj asaj që e urren dhe durimi për atë të cilën e dëshiron. Bëni durim, durimi në besim është si koka në trup, nuk ka mirësi ai trup i cili nuk ka kokë, e as ai besim që nuk është i pajisur me durim.

Ai i cili nuk shpëton prej durimit do të shkatërrohet prej mosdurimit. Durimi është çelësi i rrugëdaljes. Sa dyer të mbyllura hapen me durim.Kush duron arrin atë që ka për qëllim. Nuk ka mirësi në shoqërimin e atij që nuk e konsideron të mirën tënde si për veten e tij.Njeriu më i pafuqishëm është ai që nuk gjen shokë, e më i pafuqishëm se ky është ai që i humb ata. Bëhuni të sinqertë, sepse sinqeriteti udhëzon për të mirë. Bëhuni të sinqertë, sepse sinqeriteti udhëzon për të mirë. Njeriu nuk do të jetë i sinqertë në fjalët e tij derisa t’i vërtetojë ato me vepra. Nëse thua për diçka po plotësoje atë, sepse po-ja është borxh, ndaj teje është detyrë. E në mos thuaj jo që të rehatohesh, e mos të të thonë njerëzit se ti je gënjeshtarë. Mos e beso çdo gjë që thuhet.

Mos qesh tepër, e qeshura e tepërt ta vdes zemrën.Me mikun bëj shaka sa dëshiron, nëse të thotë mjaft mos vazhdo më, ndoshta ajo shaka që ti bën me të mund të jetë çelësi i grindjes. Nuk ka bindje ndaj krijesës kur kundërshtohet krijuesi. Kush i bindet zemërimit humb edukatën. Nëse fuqia jote të fton t’i bësh padrejtësi njerëzve, atëherë përkujto fuqinë e Zotit ndaj teje. Krenaria e njeriut ndodhet në vendin e tij. Më mirë të vdesësh me nder se sa të jetosh i poshtëruar. Pastërtia është bukuria e vërfërisë, falenderimi i pasurisë. Njeriu më i zgjuar është ai që arsyeton më shumë. Puna më e mirë është butësia kur mërzitesh. Për çdo sëmundje ka ilaç, ilaçi i zemrës është mendja. Nuk ka llogjikë më të mirë se sa meditimi. Nuk ka pasuri më të mirë se sa mëndja, varfëri më të keqe se sa padija, trashëgimi më të mirë se sa edukata.Qetësohet ai që nuk ka llogjikë.

I ditur është ai që njeh pozitën e tij. Dituria më e mirë është njohja e vetvetes. Me butësi plotësohet dituria.Dituria është më e mirë se sa pasuria. Punët janë sipas qëllimit, çdo njeriu i takon ajo që ka për qëllim. Njeriu më i mirë është ai që jeton shumë dhe vepron mirë. Gjëja më e mirë që e hani, është ajo që e përfitoni vetë. Të vdekurin e pasojnë tre gjëra, familja, pasuria dhe puna e tij. Kthehet pasuria dhe familja e mbetet me të puna e tij. Thënja më e mirë është ajo që e vërteton puna. Thënja më e mirë është ajo që e vërteton puna. Përkushtimi me të metat e të tjerëve është e meta më e madhe. Nuk është i fortë ai që sillet si i tillë por i fortë është ai që e përmban veten kur zemërohet. Zemërimi i të mençurit është në veprën e tij, ndërsa i të paditurit është në fjalët e tij. Nuk është pasuria të kesh shumë para, por pasuria e vërtetë është ajo e shpirtit. Urdhëro për të mirë të jesh prej tyre.

Mirësia është thesar. Kush mbjell mirësi korr falenderime. Varfëria shoqërohet me njerëzit e thjesht, ndërsa njerëzit shoqërohen me të pasurit. Ai që shpenzon kohën në mbledhjen e pasurisë duke ju ruajtur varfërisë, ajo që po vepron është varfëri. I dërguari jot është përkthyes i mendjes tënde, ndërsa libri është gjëja më e mirë që mund të flasë për ty. Sinqeriteti është qetësim, ndërsa qënjeshtra është tronditje. Gjuha e të mençurit është pas llogjikës së tij, ndërsa gjuha e të paditurit është para saj. Shpëtimi i njeriut është nëse ruan gjuhën e tij. Nëse fjala është prej argjendi, heshtja është prej floriri.Ndonjëherë heshtja është dhe përgjigje. Ajo që nuk është mirë të thuhet edhe nëse është e vërtetë është lavdërimi i vetes. Lavdërimi më i mirë është ai që del nga gjuha e të zgjedhurve.

Jeto si të duash por dije se do të vdesësh, duaj kë të duash por dije se do të ndahesh prej tij. Vdekja është porta për në botën tjetër. Vdekja i barazon të gjithë njerëzit… Vdekja e njeriut të ndershëm është rehati për të, ndërsa vdekja e njeriut të keq është rehati për të tjerët. Çdo gjë ka kohën dhe caktimin e saj. Udhëtimi është peshorja e moraleve Ta dëbosh njeriun nga atdheu i tij është dënim. Nuk ka dobi prej dijetarit që nuk është atdhetar. Mos premto për atë që nuk je i fuqishëm ta veprosh. Premtimi është fytyra, mbajtja e tij është zbukurimi i saj.

Më mirë të vdesësh i etur, se sa mos të mbash premtimin. Rrahjet e zemrës i thanë njeriut, jeta është minuta dhe sekonda. Rëndësia e kohës është si ajo e pasurisë. Shqetesimi per ate cka kaloi eshte humbje kohe. Zemra eshte libri i syrit. Pranoje keshillen si te vije, por paraqite ate ne formen me te mire. Njeriu planifikon, Zoti vendos. Me dashuri, miqësi dhe sinqeritet ndriçon drita e shpresës. Virtyti i parë është ruajtja e gjuhës. Kush njeh veten njeh Zotin e tij. Ngjitja në majë është e vështirë, por qëndrimi atje është akoma më i vështirë. Nese kunsultohesh me nje te mencur, mendja e tij u be e jotja.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar