MANAFERRA DHE VAJZA ÇAME

0
1850

Iliriana Koleka

MANAFERRA DHE VAJZA ÇAME

Ah moj manaferre
Me shoqe gjembashume
Koken perkul degeve
Pret qe te mbledh une
Pret si vajzat dikur prisnin
Per t’u bere nuse
Duke lare rrobat te lumi
Duke nxjerre uje nga puset
Pastaj erdhen arhondet
I vrane dhe i perdhunuan
I shkulen nga toka meme
Nga feja i skartuan
Myslymanet ne Shqiperi, te debuar
Te krishteret, ne Greqi, si greke
O koken dhe pronat
O te qenurit shqiptar dhe mos me keq
Ah moj manaferre
Pse si vajze came me ngjan
Qe e shkulen nga toka meme
E per ta kthyer, mendjen s’e vrane.


Çamët e Lekes se Madh, te njohur si Tsamides, jane shqiptare qe banojne ne Zonen me jugore te trevave shqiptare. Pjesa me e madhe ndodhet sot ne prefekturat e Thesprotise dhe te Prevezes si dhe ne zonen me jugore te Shqiperise, Kondispolin.
Kur greket morren Çamerine dhe Epirin gjate luftes ballkanike ne 1912, çamet perfunduan ne Greqi, te shkeputur nga Shqiperia.
Barbarite greke i pershkruan ne nje liber me te njejtin emer “Barbarite greke” te Kosta Papa Tomorit. Libri eshte botuar ne SHBA ne 1917 dhe nje kopje gjendet ne biblioteken kombetare ne Tirane.

…Andartet ishin ne terheqje. Vetem nje ndihme me artileri, qe mberriti sakaq nga Grreqia, beri qe te ndroheshin rolet. Andartet hyne ne Kurvelesh dhe shkaterruan fshatrat.
Ne Hormove u therren 160 burra…

Ne kete liber permblidhet shume dhimbje, paudhesi, babezi, injorance, urrejtje, gjak, heroizem e ndyresi bashke. Per shkruajtjen e tij, Kosta u denua me vdekje ne mungese ne Greqi. Ai ishte me origjine nga Leusa e Permetit, kurbetli ne SHBA. U kthye si patriot, por u detyrua si shume ortodokse te tjere shqiptare nga kushtet e asaj kohe, te beje pjese ne kampet paraushtarake greke. Keshtu pa me syte e tij se ç’bene greket me popullaten shqiptare çame dhe e deshmoi me vertetesi ne kete liber.

Historia e çameve eshte shume e dhimbshme e nuk mbaron me kaq. Ne 27 qershor 1944, forcat e Napoleon Zervasit, spiun, baskepunetor i nazisteve dhe themelues e udheheqes i EDES- it, vrane ne qytetin e Paramithise 600 çame, burra, gra e femije, ne nje kerdi te papare. Te nesermen, ne Parge u vrane 52 shqiptare dhe ne 23 shtator 1944 ne Spatar te Filatit 157 shqiptare. Grate dhe vajzat u perdhunuan para se te vriteshin.

Llogariten 2771 te vrare çame nga greket e Zervasit, ne peridhen 1944-1945, kur ky kriminel u be minister i rendit publik, mbas lufte (mbreti vuri nje kolaboracionist ne qeveri dhe ne te njejten kohe shembi ne dru partizanet greke, qe bene luften), Zervasi i detyroi çamet myslimane te iknin ne Shqiperi dhe ata te krishtere te greqizoheshin.

Ne Shqiperi qeveria dhe popullata shqiptare i mikpriten vellezerit çame megjithe varferine e tejskajshme te pasluftes, ne te cilen gjendej vendi yne. Familje te tera hapen dyert e tyre per te adoptuar e ndihmuar çamet jetime.

Ketu ku ndodhem, degjova sot deshmine e nje nene gjirokastrite, qe me tregon si babai i saj, Mahmut Toto, megjithese familja ishte e madhe e me nje rroge, se punonte vetem ai, pranoi bashke me te shoqen, te rrisin si vajzen e tyre dhe ta martojne nje jetime çame 12 vjeçare, me mikpritjen karakteristike te popullit tone.

Çështjen e kthimit te çameve ne tokat e tyre e ka ngritur disa here i madhi Enver Hoxha, se pari ne konferemcen e paqes se 1946. Pas tij qeverite shqiptare te Alise, Nanos, Berishes dhe Rames, s’bene asnje perpjekje per ta rivene ne tavolinen e bisedimeve çështjen çame. As Cipras, me origjine çame, gjasme komunist, nuk e mori mundimin te hidhte nje mendim pozitiv ne kete drejtim. Qeveria greke ka konfiskuar pronat çame dhe i mohon hyrjen ne vendlindje çameve te debuar.
—————-
EDES eshte Ethnikos Demokratikos Ellenikos Syndesmos ose Lidhja Republikane Greke e krijuar dhe udhehequr nga krimineli grek Zervas.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar