Marksistët amerikanë bëjnë thirrje të votohet për Sleepy Joe Biden

0
1278
Angela Davis - Fidel Castro

Do e themi të vërtetën siç është, pa apologji: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të drejtat dhe më të veçantat mbi Tokë. Duan të na bëjnë të heshtim. Por ne nuk do të heshtim kurrë! Një prej armëve politike të së majtës është shantazhi dhe gjykimi.

Ky sulm që po i bëhet lirisë sonë duhet të ndalet dhe do të ndalet! Në shkollat tona, në Media dhe në kompanitë ku punojmë është injektuar një fashizëm i majtë që kërkon nënshtrim të plotë prej gjithkujt, nëse nuk bindesh dhe nuk nënshtrohesh, përndiqesh dhe ndërshkohesh, por kjo nuk do të ndodh kurrë me ne.

Nuk shantazhohemi nga njerëz të këqinj. Nuk mund të shantazhohemi prej të këqinjve. Nuk do ta tradhëtojmë kurrë frymën dhe guximin, si dhe arsyen e 4 korrikut të vitit 1776. Qëndrojmë shtatlart, krenarë dhe i përulemi vetëm Perëndisë së plotfuqisëm, të cilit i besojnë. Këta jemi, këto besojmë!” – Donald J. Trump, President i SHBA (Mount Rushmore, 4 korrik 2020)

Klajd Kapinova

Marksistët dhe komunistët, si krahu i djathtë brenda Partisë “Demokratike” amerikane, po rigjallërohen kohët e fundit, përmes protestave të dhunshme dhe shkatërrimin e monumenteve historike dhe kulturore apo presidentëve historikë, vetëm pse ata janë të bardhë.
Kjo fatkesisht po ndodh në disa shtete të SHBA-së. Fotot e shumta, që vijnë nga terreni dhe po shpërndahen në internet dhe rrjetet sociale janë shumë të frikshme.

Këto ditë, profesoresha revolucionare marksiste, një komuniste veterane Angela Davis mbështeti kandidatin socialist ish senatorin për pesë dekada dhe për 8 vjet ish zv/ Presidentin Sleepy Joe Biden, ndaj të cilit thotë ajo, mund të ushtrohet lehtësisht presion politik për interesat tona, më kollaj dhe me efektivitet, se sa ndaj Presidentit konservator republikan Donald J. Trump.

Ish liderja me ngjyrë Angela Davis e organizatës afrikano amerikane Partia e Panterit të Zi (The Black Panther Party (BPP)), me tendenca marksiste ultra liberale, ka shprehur serisht idetë e saja socialkomuniste në mediat sociale, pasi u intervisua nga agjencia e lajmeve ruse RT.

Partia e Pantherit të Zi (BPP), fillimisht u quajt si Partia e Panterit të Zi për Vetë-Mbrojtje, ishte një organizatë politike revolucionare marksiste socialiste e themeluar nga studentët e kolegjit, ku, lideri kryesor i tyre ishte marksisti Bobby Seale (Kryetar) dhe Huey Newton (Ministri i Mbrojtjes) në Tetor 1966 në Oakland, California.

Kjo parti, me 100% antarë afrikano amerikane, ishte aktive në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 1966-1982, në qytetet e mëdha dhe ndërkombëtarë kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të viteve 1970, mbasi atje ekziston një komunitet i madh afrikano amerikanë, meqenëse Britania e Madhe zotëronte pjesën më të madhe të kolonive në kontinentin me ngjyrë të Afrikës.

Sot, BPP është pjese integrale e partisë “demokratike” në SHBA, si forcë politike aktuale e madhe të gomerëve blu në SHBA dhe mbështet gjithnjë kandidatët e tyre për president, Senat dhe Kongres si dhe në zgjedhjet lokale.

Sipas statistikave elektorale, në zgjedhjet e kaluara presidenciale të vitit 2016, Presidenti aktual Donald J. Trump, mundi të marrë mbi 13% të votave në shkallë kombëtare nga komuniteti afrikano amerikane ose 1.8 milion vota, nga 13% e numërit të përgjithshëm, që përbën komuniteti afrikano amerikanë në SHBA.

BPP, gjeti shtrirje të gjerë edhe në Veri të kontinentit të Afrikës dhe më saktë në shtetin e Algjerisë gjatë 1969-1972.

Në fillimet e saj BPP, më 15 tetor 1966, praktikisht filloi ishte patrullimin e saj të hapur të armatosur në disa qytete, për të shikuar dhe kontrolluar sjelljet e oficerëve të Departamentit të Policisë Oakland dhe për të sfiduar brutalitetin e policisë në qytet…

Marksistja revolucionare Angela Davis, ketë aktivitet politikë e ka bërë edhe para 5 vitëve, më 19 shkurt të vitit 2015, kur ajo u ftua dhe foli në podiumin, gjatë vizitës së saj në Universitetin e Michigan-it, në Flint.

Shkaku dhe shtysa kryesore e deklaratave, të znj. Dacis, ka qenë një vizitë e saj në muzeun e të drejtave civile të komunitetit afrikano amerikanë, në shtetin e Alabamës, e cila ka ndryshuar kursin e saj politik, pas një proteste në publik.

Marksistja ndërkombëtare znj. Davis, ka vendosur të jetë si gjithmonë aktiviste e zjarrtë politike, shkruan Valerie Richardson, për gazetën The Washington Times, më 13 korrik 2020)

Intelektualia dhe aktivistia revolucionare marksiste Angela Davis, mori vemendjen në mediat sociale, pasi deklaroi mbështetjen e saj të hapur publike, ndaj kandidatit socialist Joe Biden për president, duke e cilësuar të rëndsishme, për të mbështetur kandidatin “ndaj të cilit mund të ushtrohet presion më efektiv” nga e majta.

Më përpara gjatë viteve 2008 dhe 2012, ajo kishte shprehur me të njëjtën gjuhë përkrahje edhe presidentin me ngjyrë Barok Hysen Obama, mbasi babai i të cilit ishte antarë i partisë komuniste.

“Unë nuk i shoh këto zgjedhje si zgjedhje të një kandidati, i cili, do të jetë në gjendje të na udhëheqë në drejtimin e duhur”, tha znj. Davis, profesoresh e Universitetit të Kalifornisë, në Santa Cruz, në një videoklip.

“Kjo do të ketë të bëjë me zgjedhjen e një kandidati, i cili, mund të ushtrohet presion në mënyrë më efektive, për të lejuar më shumë hapësirë për lëvizjen antiraciste në zhvillim.”

Deklaratat e saja erdhën nga një intervistë dhënë më 15 qershorit të këtij viti agjencisë së lajmeve RT ose Rusia Sot (Russia Today). Dalja e saj në publik ishte financuar nga qeveria e majtë ruse.

Komentet e saj të reja në Twitter, ishin një mjet i dukshëm, për të deklaruar mbështetjen e majtë për ish nënkryetarin Joseph R. Biden Jr., i emëruar si kandidat democrat, për postin e pamundur të Presidentit të SHBA.

“Biden, është shumë problematik në shumë mënyra, jo vetëm për sa i përket të kaluarës së tij dhe rolit që ai luajti në shtytjen drejt burgosjes masive, por ai ka treguar se është kundër shpërndarjes së policisë, dhe kjo është padyshim ajo që na nevojitet.” tha prof. Davis.

Sa hipokritkë janë “demokratët’ këtu, sa janë gati të mbështesin edhe kritikuesit e tyre me fjalë të padenja, vetëm e vetëm për të fituar dhe shkuar në postin e Presidentit në Shtëpinë e Bradhë.

Kjo nuk është strategji e re propagandistike komuniste, sepse Orly Taitz, ka thënë se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara (teoria e lindjes), dhe se babai i tij ishte një komunist.

Në këtë mënyrë, Biden për ata është një e keqe e domosdoshme, për qëllimet e tyre revolucionare marksiste, anti përparimtare dhe anti amerikane.

Ajo pastaj shtoi se unë them, se Biden ka më shumë të ngjarë të marrë seriozisht kërkesat masive tonat, sesa Presidentit nacionalist Trump.
“Pra ai është humë më i përshtashëm për ne se sa pushtuesi aktual i Shtëpisë së Bardhë, kështu që në nëntor, zgjedhjet do të na kërkojnë jo aq shumë për të votuar për kandidatin më të mirë, por për të votuar për ose kundër vetvetes… Unë, mendoj se do të duhet të bëjmë fushatë dhe të votojmë për Biden.”

Sleepy Joe, u konsiderua sipas “demokratëve” më i moderuari nga pretendentët kryesorë të Partisë “Demokratike” për vitin 2020, duke çuar drejt “shuarjes” së shqetësime në qarqet “demokratike”, se ai mund të “luftojë” për të motivuar krahun ekstrem marksist të majtë në rritje të partisë. Me Biden “democrat”, ata ikën nga shiu dhe ranë në breshër.

Kush është marksistja Angela Devis

“Stop taking away our self-confidence by telling us that we can’t because of racism, because of slavery. I’ve never been a slave in this country.” – Candace Owens

Aktivisja revolucionare marksiste afrikano amerikane Angela Yvonne Davis, (1944), ka lindur në Birmingham, të shtetit Alabama SHBA.
Kjo aktiviste militante me ngjyrë, fitoi një reputacion ndërkombëtar, gjatë burgosjes dhe gjykimit të saj, për akuza konspirative në vitet 1970–1972.

Ajo, është vajza e mësuesve të një shkolle në Alabama. Angela Davis, studionte brenda dhe jashtë vendit (1961–1967), para se të bëhej kandidate për doktorate në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, nën udhëheqjen e profesorit radikal marksist Herbert Marcuse.

Për shkak të mendimeve të saj militante politike markiste dhe ndonëse një rekord të mirë si instruktore në kampusin e universitetit në Los Anxheles, Bordi i saj në Kaliforni në vitin 1970 refuzoi të rinovojë emërimin e saj si pedagoge në filozofi, sepse ishte një marksiste dhe socialiste e dëmshme për kapoitalizmin amerikan.

Në vitin 1991, megjithatë, Davis u bë profesore me grade shkencore, në fushën e historisë së vetëdijës, pranë Universiteti të Kalifornisë, në Santa Cruz.

Vite më vone, ajo u bë profesore emeritus në vitin 2008. Në vitin 1995 ajo u emërua në postin presidencial në universitet, në mes të polemikave që buronin nga sfondi i saj komunist dhe militantizmi

Ajo njihet si mbrojtëse e çështjes së të burgosurve me ngjyrë në vitet 1960-1970.

Profesoreshë Davis, u rrit veçanërisht me një revolucionar të ri George Jackson, një nga të ashtuquajturit Vëllezërit Soledad.
Vëllai i Jackson-it, Jonathan, ishte në mesin e katër personave të vrarë, përfshirë gjykatësit, në një arratisje spektakolare dhe rrëmbim nga salla e Drejtësisë, në qarkun Marin, Kaliforni (7 gusht 1970).

Asokohe Angela Devis u dyshua për bashkëpunim, dhe u kërkua të arrestohet. Ajo u bë një nga kriminelët më të kërkuar të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) (shih foton).

Një ditë ajo arrestohet në New York City në tetor 1970, dhe u kthye në Kaliforni për t’u përballur me akuzat e rrëmbimit, vrasjes dhe komplotit.

Më vonë pas dy viteve më 1972, ajo u lirua nga të gjitha akuzat nga një juri e përbërë nga njerëzit e bardhë. (Britannica.com)

Lirimi i nënkryetares së PKSHBA Angela Davis

“E majta amerikane shkatërron gjithçka, përmes kësaj ideologjie kulturore marksiste.” – Candace Owens

Media amerikane dhe më së shumti ajo në Kaliforni, gjatë vitëve 1970-1972, tregon se Angela Yvonne Davis, një militante me ngjyrë, ish profesoreshë e filozofisë në Universitetin e Kalifornisë dhe komuniste e thekur, është liruar nga akuza për komplot, vrasje dhe rrëmbim nga një juri në San Jose, California.

Ajo u akuzua për furnizim me armë të Jonathan Jackson, i cili, hyri në sallën e gjyqit në përpjekje për të liruar të burgosurit në gjyq atje dhe për të marrë peng, të cilët shpresonte të shkëmbente për vëllain e tij George, një radikal me ngjyrë, i burgosur në burgun San Quent-in.
Në sulmin pasues me policinë, Jonathan Jackson u vra së bashku me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Harold Haley dhe dy të burgosur të tjerë.

Profesoreshë Davis, e cila kishte mbrojtur çështjen e të burgosurve me ngjyrë, ishte mik me George Jackson, i cili, u akuzua për krimin.
FBI e futi atë në listën e shumë të kërkuarve në SHBA. Ajo u kap vetëm dy muaj më vonë. Gjyqi i saj filloi në mars 1972 dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare për shkak të dobësisë së çështjes së prokurorisë dhe natyrës së dukshme politike të procedurave. Në muajin qershor të vitit 1972, ajo u lirua nga të gjitha akuzat.

Ajo pasi doli nga sistemi i drejtësisë penale, u kthye si mësimdhënse dhe shkruante artikuj dhe libra të ndryshëm në media.
Në vitin 1980, ajo ishte kandidatja për nënkryetare e Partisë Komuniste të SHBA-së, ndërsa më 1991, ajo u bë profesore në fushën e historisë së vetëdijës në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz. (History.com)

Rev. Rothrock: “Ata janë ujqër me veshje ujqërish, hajdutë dhe banditë të maskuar…

Një prift katolik i quajtur rev. ose atë Theodore Rothrock në Indiana, është pezulluar nga dioqeza e tij si meshtarë, për deklaratat e dënimin të organizatës Black Lives Matter (BLM), në mesazhin e tij gjatë meshës së përjavshme të ditës së diele. (Sipas gazetës amerikane Indianapolis Star)

Ai ndër të tjera ka thënë, se: “Ata (BLM), janë ujqër me veshje ujqërish, hajdutë dhe banditë të maskuar, duke kërkuar vetëm të gllabërojnë.“ (WND, Priest suspended for condemning Black Lives Matter Organization)

Rev. Theodore Rothrock i kishës katolike të shën Elizabeth Seton-it në Carmel, i përshkroi organizatorët e organizatës BLM si marksiste, homoseksuale, anti bërthamore si “magjistarë dhe parazitë”.

Eprori meshtarit Rothrock, ipeshkvi i tij, mons. Timothy Doherty i dioqezës së Lafayette në shtetin Indiana, urdhëroi heqjen apo pezullimin nga detyra të atë Rothrock tre ditë më vonë, ditën e mërkurë.

Pezullimi i meshtarit katolik erdhi pasi grupi i formuar rishtazi Carmel Against Racial Injustice, kërkoi që ipeshkvi si epror i meshtarit ta hiqte rev. Rothrock nga drejtimi i kishës lokale.

Organizata BLM, në deklaratën e saj revoltuese thotë se, meshtari katolik Rothrock shkroi ndër të tjera, në mesazhin e tij të përjavshëm të dielën, se: “Të vetmet jetë që kanë rëndësi janë të tyret dhe e vetmja fuqi që kërkojnë është e tyre. Ata janë ujqër në veshje ujku, hajdutë dhe banditë të maskuar, kërkojnë vetëm të gllabërojnë jetën e të varfërve dhe të përfitojnë nga frika e të tjerëve. Ata janë më të mirë dhe parazitë, duke ushqyer izolimin e varësisë dhe familjet e shkatërruara, dhe duke ofruar zëvendësimin e çdo zhgënjimi dhe ankthi aktual me më shumë mjerim dhe zemërim më të madh.”

Prifti katolik, tha se kisha katolike, duhet të kundërshtoj çështjen e dhunës dhe shkatërrimit që po ndodh sot kudo në SHBA nga organizatat Black Lives Matter dhe Antifa dhe të përhapin “mesazhin e paqes”.

“Black Lives Matter, Antifa dhe organizatat e tjera të paqëndrueshme nuk janë miqtë ose aleatët, për të cilët ne jemi udhëhequr të besojmë”, shkroi rev. Rothrock.

Meshtari i prekur thëllë për atë se çfarë po shihte me pikedhim çdo ditë në television apo dëgjonte në radio lajmet mbi shkatërimin, djegien, vrasjet e policëve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve, djegien e stacionit të policisë, dyqaneve, supërmarketeve etj., shtoi se: “Ata janë gjarpërinj në kopsht, duke kërkuar vetëm të zhdukin dhe të rimodelojnë një specie të re njerëzore, të bërë në ngjashmërinë e njeriut dhe jo në imazhin e Zotit”.

Meshtari Rothrock, i pushuar nga puna, kërkoj ndjesë, në një mesazh dërguar famullisë, që më vonë u postua në faqen e internetit të kishës, duke thënë se: “Nuk ishte qëllimi im për të ofenduar”

Dioqeza po kërkon që ai të mos shërbej më si meshtar. Ata kanë hequr nga faqja e internetit e famullisë të gjitha mesazhet javore të priftit.

“Nuk ishte qëllimi im për të ofenduar askënd, dhe më vjen keq, që fjalët e mia kanë shkaktuar ndonjë dëm për këdo.”
Ai tha, se të gjithë janë të mirëpritur në mbretërinë e Zotit dhe kisha duhet të dënojë fanatizmin.

Ne gjithashtu duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka nga ata që do të shtrembërojnë Ungjillin për qëllimet e tyre të gabuara. Njerëzit kanë frikë, siç e theksova, shumë dobët do ta pranoja, se ka nga ata që ushqehen me atë frikë për të nxitur më shumë frikë dhe përçarje.

Presidenti Trump kundër marksistëve anarkistë dhe Deep State

Në shtetin e Dakotës së Jugut, në festën e Pavarësisë së SHBA-së (1776), pranë Mount Rushmore, në prag të 4 korrikut 2020, Presidenti Donald J. Trump dha mesazhin e kundërsulmit ndaj së majtës anarkiste marksiste, korrupsionit galopant të Deep State etj.

Ai hapur i kritikoi ata, duke thënë se ata kurrë nuk do të bëjnë të heshtin zërat patriotikë këtu dhe në të gjithë botën perparimtare.
Në faqen shkëmbore të Malit Rushmore, ku, janë të gdhendur portretet historike të katër presidentëve lavdishëm të SHBA, që përbëjnë edhe një simbolikë të veçantë, Presidenti Trump u bëri thirrje anarkostëve komunistë të SHBA, që të mos vazhdojnë të dëmtojnë monumentet, të gjedin flamurin amerikan dhe shkatërrojnë statujat e nderit dhe respektit të baballarëve nëpër Amerikë.

Presidenti Trump, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për krijimin e Parkut Kombëtar të Heronjve, një park, ku, do të ngrihen statujat e të gjithë heronjve dhe personaliteteve më të shquar të SHBA-së.

Ai shtoi, se janë arrestuar nga policia dhe i kanë kaluar për gjykim Departamentit të Drejtësisë (DOJ) mbi 500 demostrues të dhunshem anarkistë, antarë të Antifës terroriste, dhe disa antarë maksistë të organizatave të tjera, që me prova janë filmuar, duke shkatërruar monumentet historike dhe kanë djegur pasurite kombëtare dhe private të qytetarëve të thjeshtë.

“Mos bëni gabim, kjo politikë e majtë revolucionare është planifikuar që të rrëzojë në thelb revolucionin e vërtetë amerikan. Duan t’i zhdukin dhe t’i poshtërojnë heronjtë dhe t’u bëjnë larje trush fëmijëve tanë. Populli amerikan është i fortë dhe krenarë, ndaj dhe nuk do të lejojmë që t’ia rrëmbejnë dhe ti zhdukin vlerat!” – tha në mbyllje të fjalimit të tij historik Presidenti Donald J. Trump.