MARRËDHËNIET E KOSOVËS ME SHBA

0
394
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

PO SFORCOHEN ARTIFICIALISHT NGA LIDERËT E SHITUR

Arben Çokaj

Kur Ramushi e sheh se Hashën e kanë futë serbët në thes, për me shmangë korrigjimin e kufijve, nga e cila Kosova humb territor e interesa politike dhe ekonomike, vendosi taksëm 100% për mallrat serbe, deri në njohje reciproke të Kosovës nga Serbia!

Dardha e ka bishtin prapa. Megjithëse kjo i dha një goditje planeve të Hashës, ai si gjarpër dredhoi. I dha vetes kohë dhe i hipi avionit 2-3 herë me paratë e Kosovës, për të lobuar në SHBA, për planet serbo-ruse të korrigjimit të kufinjve. Amerikanët pranuan në parim që Kosova e Serbia të bëjnë një marrëveshje, por nuk hynë në detaje. Thanë, se pasi të arrihet marrëveshja, ata do e shohin e do të shprehen për të.

Fjalimi i Haradinaj në Facebook, lidhje me situatën:
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/418657328908632/

Por Hasha këmbënguli: ka vu Ramushi taksë e nuk pranojnë serbët me bisedua. U lutna, ejani e thoni Ramushit, kërcënojeni, se ky mushk është, e nuk dëgjon, se do i tërheqim trupat nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa me Serbinë! A kaq e rëndësishme qenka kjo taksë, po mendoni ju, edhe për Amerikën a? Kështu po luan politikë edhe Trump, pse u dashka të këmbëngulin kaq shumë amerikanët?

Këmbëngulin se u thotë Hasha! E mundemi me ia pa sherrin keq kësaj pune. Prandaj kjo situatë nuk duhet injoruar… Me amerikanët duhet kujdes! Aq më tepër me Trump. I cili duhet dëgjuar, në pamundësi për ta sqaruar dhe për ta bindur atë! Por kush duhet të bisedojë me Trump, për këtë punë? Nuk është e lehtë… Kështu që mund të “humbim në përkthim…”