Marrëveshja për Kufirin me Malin e Zi është e PALIGJSHME

0
1395
Ramushi - Demarkacioni

Elena Kocaqi

Komisioni qe ka nënshkruar këtë marrëveshje, duhet të çohet per ndjekje penale dhe kushdo deputetet që do të votonte një marrëveshje të tille, po shkel rënd Kushtetuten e vendit. Kjo marrëveshje per mua si Juriste por edhe për çdo Jurist qe njeh ligjin është Nul. Pse?

1- Mandati i Komisionit nuk është për përcaktimin e kufirit (delimitim) por është vetëm për caktimin e tij në terren (demarkim), ndërsa nga ana malazeze mandatet e Komisionit jane për te dyja. Cdo përcaktim kufiri nga një komison pa mandat është nul dhe nuk ka asnjë pasojë juridike dhe duhet anulluar. Miratimi i kesaj marrëveshje nga Parlamenti është shkelje e rend e Kushtetues së Dardanise dhe çdo deputet do te kete deri pergjegjësi penale nëse e miraton. Komisioni ka vepruar Ultra Vires, përtej mandatit që ka pasur. Pra nje Komision qe duhet te vinte vetem piramidat ne terren ka marrë perisper te vendosi kufirin dhe kjo është shkelje shume e rënd nga ana juridike.

2- Caktimi i kufirit në mënyre të gabuar nga një Komision pa Mandat.
Ne përcaktimin e kufirit mire qe ky Komision nuk ka mandat por ka shkelur ligjin Ndërkombetar. Ne rastin e shpërberjes se ish Jugosllavisë është marrë si kriter parimi Uti Possidetis. Me këtë parim kuptohet se kufijtë e një shteti, të cilët kanë pasur natyrë të kufijve administrativë, siç ishte rasti me shtetet e dala nga ish – Jugosllavia, transformohen në kufij ndërkombëtarë. Më 8 prill 2013, në Podgoricë, mes ministrave të punëve të brendshme të Malit të Zi dhe të Kosovës, z. Konjeviq dhe z. Rexhepi, është deklaruar qe ”Konfirmohet pajtimi dypalësh që përcaktimi i kufirit shtetëror mes Malit të Zi dhe R. Kosovës të jetë konfrom kufirit administrativ, i cili ishte përcaktuar në ish RSFJ, në vitin 1974”.

Komisioni pa mandat nuk ka marrë parasysh kufijët admnistrativ dhe as hartat topografike me kufij të qartë administrativë për territorin e Kosovës( Dardanisë) qe jane me dhjetra harta nga viti 1945 e ketej. Nuk është marrë asnjë nga dhjetra dokumenta qe tregojne kufirin ne Cakorr, as juridiksioni i Gjykatave por eshtë marre si kriter vetem kufiri “kadastral – administrativ”. Kriteret për përcaktimin e kufijve administrativë (1945-46) kanë qenë kryesisht etnikë, historikë dhe ekonomikë, ndërsa kadastri, si kriter as që ishte përmendur; Kadastri nuk është kriter e vërteton edhe Vendimi i Arbitrazhit (PCA CASE NO. 2012-04) në mes të Sllovenisë dhe Kroacisë, ku qartë konstatohet se kufiri administrativ është përcaktues në raport me kufirin kadastral. (Shih Raporti Bulliq)

PRA NESE KEMI KUFIJ ADMINISTRATIV NUK KA PSE MERRET FARE SI KRITER KUFIRI KADASTRAL. Pra vetem kur mungon ky kufij me fakte te tjera ndër kriteret mund te jete edhe kadastri por kur ka harta zyrtare, dokumenta ky kriter nuk vjen dotë para tyre. Aq me keq akoma qe per kete zonë Mali i Zi nuk ka kadastra fare por ka shfrytëzuar disa te Dardanisë dhe aty ku nuk ka kadastër, ky territor i është dhënë Malit te Zi. Komisioni ka shkelur ligjin ndërkombëtare kur kadastrin e ka pranuar si kriter të vetëm (ekskluziv) për përcaktimin e kufirit, e kjo është absolutisht e pasaktë. (Raporti Bulliqit e ka percaktuar qarte). Ky Komision edhe pa Mandat në mënyrë të pa drejtë i ka hequr shqiptarëve të Dardanise mbi 8000 hektar tokë dhe ja ka falur atë Malit të Zi.

Konkulzion
1- Komision pa mandate qe ka percaktuar kufirin është ne tejkalim kompetencash dhe si e tille kjo marrëveshje është absolutisht e pavlefshme.
2- Komisioni ka shkelur ligjin ndëkombetar për përcaktimin e kufirit dhe kriteri kadaster eshtë i pavlefshem para kriterit administrativ.
3- Deputet duhet te votojne kundër per këto dy shkaqe të mësiperme por sidomos i pari.
4- Të ngrihet nje Komision i ri dhe ti jepet e mandati i qartë per Demarkim mbi bazën e Kufirit Administrativ dhe jo Delimitim, pasi Kufiri midis Malit te Zi dhe Dardanise egziston.

Keto shklelje të renda juridike tu shpejgohen shumë qartë Përfaqsuesve Ndërkombëtar dhe jam e sigurtë qe po te sqarohen, as ata nuk do te pranonin nje shkelje kaq të rend të ligjit Kombetar dhe Ndërkombëtar.