MARRËVESHJET

0
666
Rrustem Atdhe Geci

MARRËVESHJET

E parrokshme nga mendja dhe truri
që Kosova të jap Trepçën e Ujmanin
të jap Kishat dhe Luginën e Moravës
dhe të bie në nënshtrim e poshtërim
Pyes, ku na mbeti krenaria dardane
mendja e më trimave, më të urtëve
respekti për dëshmorët e heronjtë!
Teuta Zogu pyet; Kosovë, pse e linde
Isën, Hashimin, Ramën e Edi Ramën
Njëri falë detin e tjetri falë Kosovën
truri s’më beson Marrëveshje të tillë
Kot i trokas mendjes dhe mendimit,
logjika ime s’e kupton kapitullimin
Teatër famëkeq i adresohet Kosovës
Trepça Iliriane t’i dhurohet Serbisë
kjo është e parrokshme për mendjen
Kush po e kërkon poshtërimin tonë
dhe hapjen e luftërave të reja në Ballkan
Ju që jetoni jashtë arsyes së kohës
Trepça nuk falet dhe as s’tregëtohet
Në Trepçë është palca e atdheut tonë
më e gjakëta flakë e të gjithë kombit
Zgjohu fitore nga gënjeshtra, zgjohu
se oligarkët Kosovën po e copëtojnë!…

Atdhe Geci, 3 shtator 2020