MARSHOJNË TELEVIZIONET E TIRANËS PËR RRËZIMIN E EDI RAMES

0
414
Sali Leka

Tregim nga libri: “KATRAHURA MEDIATIKE DHE MËNXYRA E PARTIVE POLITIKE”

SALI LEKA

Tirana ka shumë televizione mediatike më shumë sesa Vjena, Roma, Athina qytetet me kulturë të lashtë njerëzore filozofike.

Edhe Shqipëria në lashtësi shekullore kishte filozofë të kulturuar, por jo nga Tirana Pal Engjulli, Marlin Barleti, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani, Fran Bardhi, Gjon Buzuku, Gavril Dara, nga vendlindja ime, treva pellazgjike e Tomadhejes Shengjergji autokton etnik.
Televizionet e sotme të Tiranës nuk i dinë veprat filozofike kombëtare të këtyre dijetarëve Iliro-Arbnorë.

Nuk u del koha me i mësuar vasinaset e dobishme që janë shkruar në Mesharin e Gjon Buzukut.

Del pyetja Pse nuk u del koha? Përgjigja:
Nëpër studiot televizive merren me analistë, militantistë, leseistë, demokratistë, ballistë, zogistë i mbajnë për dore, i ulin në pultrone.
Ata nuk bashkëbisedojnë, as dialogojnë, as filozofojnë, por përsërisin vazhdimisht, fjalët e njëri-tjetrit.
Analistët e televizioneve kanë dy vite që thonë: “Edi Rama nuk largohet me votime. Ai votat i vjedh ashtu si vjedh pasurinë e popullit me olgarkët. Prandaj Edi Rama duhet të rrëzohet me kërcënime dhe revolucione popullore.

Edi Rama oligarkët i ka pasuruar, popullin e ka varfëruar. Edi Rama duhet rrëzuar përpara 25 Prillit 2021, dita e zgjedhjeve parlamentare.
Edi Rama është armiku i votimeve të lira demokratike”

Këto fjalë kuturisen dhe përsëritengjashtë orë çdo ditë nëpër podiumet e televizioneve të Tiranës nga trembëdhjetë analistë leseistë, metistë demokratistë, bashistë, ballistë, meduistë dhe shelistë zogistë.

Dy analistë Fitim Zekthi, Fatos Lubonja fjalët “Edi Ramën me oligarkët do ta rrëzojmë medoemos edhe me revolucion i kanë përsëritur gjashtëqind herë dhe nuk e kuptojnë sa të bezdisur janë bërë si papagall, zgërdall, zgërdhec, pa vizion, as program modernist për zhvillim dhe progres.

Del pyetja pse duan ta rrëzojnë analistët Edi Ramën?
Pse nuk i tregojnë analistët emrat e oligarkëve?
Pse nuk i demaskojnë kusarët dhe kriminelët?

Gjyqtarët dhe prokurorët që i ka përjashtuar Vetingu ishin dhe janë kusarë dhe kriminelë që duhen demaskuar.
Vetingu në drejtësi reforma shembullore madhështore e qeverisë moderniste novatore të Edi Ramës.

Këtyre pyetjeve do ti përgjigjem unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka në vijim me tregim ekskluziv, por nuk i botojnë pronarët e gazetave.
Unë nuk kam gazetë, as television, por jam pronar i tregimeve të vëreteta, të dobishme. Isha dhe jam vizionar, guximtar i demaskimeve të drejta kundër keqbërësve, kusarëve, kriminelëve.

Unë jamoligarki madh, i fort, por jo i Edi Ramës. Isha dhe jam oligark i Atdheut i kombit me 85 libra voluminoze.

Emrin e oligarkut vital vigan Sali Leka, nuk e botojnë, as e reklamojnë analistët Fitim Zekthi dhe Fatos Lubonja as analistët e tjerë frikacakë, alabakë, por botojnë shpifje, gënjeshtra, sajime dhe trillime për Edi Ramën dhe qeverinë socialsite inisiatore e guximshme në vorbullën e katrahurës mediatike dhe mënxyrës të partive politike, që janë strehuar dhe instaluar në Tiranë, në ingranazhet dhe kthinkat e gjashtë gazetave dhe gjashtë televizioneve kaotike, rakitike të shtrembura, pa asnjë mision jetik demokratik, as vision humanist modernist eposik, iluminist historik. Përkundrazi edhe historinë e kanë shtrembëruar sikur ta kishin pronën e tyre personale, ashtu si kanë gazetat dhe televizionet.

Ata që e kanë pasurinë me djersen e ballit ta gëzojnë, por nuk duhen lejuar me e shpenzuar për të shtrembëruar historinë qindra shekullore të Shqipërisë Iliro-Arbnore.

AS PËR TË NXIRË DHE ERRËSUAR IMAZHIN E SHKËLQYER TË KOMBIT SHQIPTAR.

Pronarët e gazetave dhe televizioneve të Tiranës ishin dhe janë pasanike me fonde monetare kolasale por ishin dhe janë pa etikë, e pa logjikë esenciale, dituri filozofike speciale.
Pasuria e madhe i ka llumzhuar dhe kalbëzuar komplet.

Edi Ramën nuk kanë për ta rrëzuar, as kur Edi të dali në pension, as kur të mbushi dhe të kalojë mbi 100 vite jetë.
Censuristët monstruozistë dhe pronarët meskinistë të gazetave dhe televizioneve kaotike, nuk do të mundin me i fshehur as me i mbuluar 105 veprat madhështore të qeverisë Edi Rama, ashtu si i kanë fshehurdhe mbuluar 85 librat shembullore të shkrimtarit e poetit Sali Leka, që akoma lllodhen e stërmundohen me i vjedhur, fshehur e censuruar.

Por jo jo kurrë jo! Pronarët, kusarët dhe zuzuarët e televizioneve regresive kaotike dhe gazetave abuzive korruptive, nuk kanë për ta vjedhur më letërsinë e mrekullueshme, të dobishme për çdo njeri, as me bërë kërdi e batërdi.

Jemi dhe do të jemi në epokën e bardhë të Edi Ylberit dhe nuk kemi për tu kthyer në kohën e muzgut dhe të skëterrit, kur pronarët, kusarët dhe zuzarët e Enverit të gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, Revista Nëntori”, kanë vjedhur çdo ditë 2760 tregime dhe poezi brilante, të mahnitshme shkruar nga poeti vital Sali Leka.

Edhe pronarët, kusarët, maskarej, zuzarë të shtëpisë botuese Naim Frashëri Tiranë kanë grabitur dhe përvetësuar vazhdimisht dhe sistematikisht me vite dhe dekada 85 libra, romane, novela që janë shkruar i papërtuar nga shkrimtari Sali Leka.

ME SHUMË ADMIRIM PËR REDAKTORËT QË I KANË DAKTILOGRAFUAR ME VULLNET DHE GUXIM
SALI LEKA, Cel: 068 38 55 304

Shënim Special Ekskluziv me 5 vargje poetike

Akoma do të shkruaj i gëzuar.
Do të këndoj i admiruar.
Do të demaskoj i pafrikësuar.
Do të jehoj i vitalizuzar.
Do të krenohem i betuar.

Tiranë, Nëntor 2020