Nga Luan–Asllan Dibrani
Filmi “Bodrumi” i Halil Budakovës, qe zgjati 70 minuta ,dy valle nga Grupi i Vallëtarëve nën koreografinë e z. Gjergj Lleshaj dhe Komedia “Burri i Gruas sime”, e interpretuar nga „Trupa e Teatrit“ “Mërgimtari” nga Zagrebi janë motivet shtytëse që me nxiten qe ta pasqyroj këtë aktivitet artistik përmes këtij reportazhi.
– Mbrëmja festive filloj (saktësisht) në ora 16:00 e udhëhequr nga zonja Gjyla Leci dhe zgjati deri në ora 22.30, në adresën: Albstr. 80, 70597 Stuttgart. Që në fillim ishte i vendosur flamuri kombëtar dhe në brendësinë e objektit ishte gjithçka shqiptare qe me emocione të fuqishme u përcoll Filmi, komedia dhe kënga artistike.
Aty jehonte çdo gjë shqip, ku vetëm toka ishte gjermane e çdo gjë tjetër ishte thellësisht autoktone shqiptare. Atmosfera ishte e papërshkrueshme. Organizatorët kishin projektuar në këtë mbrëmje kulturore një dekor thellësisht kombëtar. Në hapësirën elektrizuese të sallës së bukur startuan tingujt madhështor të Himnit tonë Kombëtar. Pas kësaj me një minutë heshtje u nderuan edhe burrat e Kombit që ranë për lirinë dhe çlirimin e vendit nga okupatori.
Pamje e përbashkët e grupit Komedia “Burri i Gruas sime”, të interpretuar nga Trupa e Teatrit “Mërgimtari” nga Zagrebi-Kroacia, aktoret e Filmi “Bodrumi” i Halil Budakovës dhe veprimtarët e ndryshëm qe me këtë rast përfituan mirënjohje te ndara nga QKSHSH.
Ishte një ditë e rrallë e që “Qendra Kulturore Shqiptare në Shtuttgart”, me rastin e 5 vjetorit të themelimit, solli atmosferë, me zakone, kulturë dhe vlera nga atdheu për t’i shërbyer kulturës, traditave dhe çështjes kombëtare. Me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të QKSHSH, z. Vitor Spaqi, i nderoj te pranishmit. Ai foli për të arriturat e QKSHSH, dhe 5 vjetorin e veprimtarisë së saj. Në këtë takim, po ashtu u përkujtoj edhe përvjetori i 139-të i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ai organizim ishte”Platforma e Rilindjes sonë kombëtare” nga e cila nuk konsiderohet se është arritur akoma!!! Shqiptarët duhet ti shërbejnë me devotshmëri procesit për të sjellë aktin- “Bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një të vetëm Shqipërinë natyrale”.
Grupi artistik i Komedisë “Burri i Gruas sime”, të interpretuar nga Trupa e Teatrit “Mërgimtari” nga Zagrebi-Kroaci.
– Valle nga Grupi i Valltarëve nën koreografinë e z. Gjergj Lleshaj ishte një përkujtim i shfaqur me vlerat e kulturës sonë ritmin dhe sharmin artistik nga e cila publiku e përcolli me kureshtje.
– Komedia “Burri i Gruas sime”, të interpretuar nga Trupa e Teatrit “Mërgimtari” nga Zagrebi-Kroacia, ishte një surprize për publikun artdashës nga Shtutgardi me rrethinë!
– Programi argëtues – muzikor nga Sokol Bisaku dhe Ibrahim Hajzeraj ishte zëri i tyre qe i dha atmosferë edhe lagjes rreth e përqark.
Përmes këtyre rreshtave qe po i shkruaj shprehi kënaqësinë time për një mbrëmje festive të suksesshme të shfaqura, filmi shqiptar, komedia nga aktoret shqiptar ne Zagreb dhe shpresoj se mërgata duhet të mishërohet edhe ma shumë me aktivitet të tilla dhe të mrekullueshme të cilat na bënë të ndihemi si në atdheun tonë.