ME KUORUMIN PËR VJOSËN KRYETARE, FITOI KOSOVA, SHPËTOI EDHE LDK-ja

0
253
Albini - Vjosa - presidente

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

Lidhja Demokratike e Kosovës, me kryesinë e re, vërtet u tregua konstruktive, për çka fituan të gjithë. Fitoi Kosova me Vjosen për kryetare, fitoi edhe LDK-ja sepse shpëtoi Kosovën dhe shpëtoi vetvetën, pse ishte në shuarje e sipër.

E, për konstruktivitetin e saj që u tregua më 4 prill 2021 në zgjedhjen e Kryetares Vjosa Osmani, pse i bëri kuorumin, LDK ka kryer disa funksione: Bëri me kryetare Republikën e Kosovës, shpëtoi vendin pa shkuar edhe një herë në zgjedhje, shpëtoi vetvetën që ishte në buzë të greminës, për çka ndjehem aq mirë, sikur i sëmuri që shërohet e shpëton nga vdekja, LDK kreu edhe një obligim të sajin Kushtetues se në raste të tilla deputetët duhet të marrin pjesë fizikisht duke qëndruar në sallë, pa marrë parasysh qëndrimin e tyre se janë për, kundër ose absetonjnë për çështjen që tratohet e që duhet të merret vendimi në bazë të votimit.

Ne dimë për dallimet mes LVV dhe LDK, por në këtë rast nuk ishte fjala për LVV. Këtu po zgjedhej kryetare e Kosovës një bashkëpartiake e LDK deri dje, një zonjë shumë e nderuar dhe e dashur nga populli, një kandidate për kryeminstre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, një shpëtimtare që i dha aq shumë vota LDK në ato zgjedhje, se përndryshe, që në këto zgjedhje LDK-ja do të binte në nivelin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, pa Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. Këtë e kishin hetuar mirë nga LDK-ja, prandaj e kishin kandiduar.

Dhe, përkundër të gjitha përplasjeve mes Vjosa Osmanit dhe LDK, dje, me kuorumin që LDK i bëri kësaj për t’u zgjedhur kryetare e Republikës së Kosovës, po e përsëris, u bë shpëtimi e shumëfishtë: Ikëm nga zgjedhjet, u krijuan të gjitha institucionet e shtetit, shpëtoi LDK, po shpresoj se me përkushtimin ndaj shtetit që ka treguar Vjosa, do e shpëtojë edhe Kosovën, duke e çuar përpara, shpresoj deri edhe anëtare të OKB, e të mos flasim për të tjerat.

Vjosa ka fituar armiq si përçarësja më e madhe, për PDK-në dhe Enver Hoxhaj, pse gjithherë e ka thënë të vërtetën, që për dikë kjo është thikë, nga se pritet të luftohen të gjitha të këqiat, nisur nga sundimi i ligjit për të gjithë njësoj, nga luftimi i krimit të organizuar dhe luftimi i korrupcionit, të gjitha këto pengesa për liberalizimin e vizave, siç është thënë edhe nga BE e edhe nga SHBA.

Kam shumë shpresë se do të ndalet edhe shpërngulja e të rinjve nga Kosova, me hapjen e vendeve të reja të punës dhe me ngritjen e të ardhurave të punëtorëve, për çka ka qenë zotuar vetë Albin Kurti, tani kryeministër.

Urime Vjosë, Urime LDK, Urime Kosovë!