Me Partinë Socialiste me Edi Ramën edhe në vitin 2021

0
600

Me bashkëbisedim me socialistët e përkushtuar dhe demokratët e betuar.

Të bisedojmë dhe të debatojmë për imazhin e shkëlqyer të mrekulluar të Shqipërisë katër vjet 2013-2017, por i anatemuar për ta nxirë dhe zhgërryer.
Dielli dhe yjet qëndrojnë të ndriçuar, të shkëlqyer edhe kur retë dhe mjegulla errësojnë tokën dhe atmosferën. Ashtu përpëliten zgarraviten edhe gëlbockat e pista që zhgërryhen për të errësuar epokën e bardhë të zhvillimit, të progresit dhe modernizimit që ka nisur për së mbari.

SALI LEKA

Të nderuar socialistë të përkushtuar për drejtësi dhe demokraci dhe të betuar për mirësi, zhvillim dhe mrekulli. Retë dhe mjegulla nuk dalin dot mbi Diellin, as mbi Yjet e Qiellit.
Unë jam shkrimtarë voluminoz me shumë libra, por edhe lexues kureshtar, vital kurajoz. Lexoj çdo libër që botohet dhe çdo tregim nëpër gazeta. Tregimet e mira të vërteta më gëzojnë, ndërsa tregimet me gënjeshtra, spekullime dhe trillime skandaloze, më indinjojnë, më revoltojnë dhe i demaskoj fort.
Vetëm dy tregime të botuar në një gazetë nuk i kam lexuar dhe nuk i demaskoj. Njëri me titull: “Me paktin Rama Basha Partia Socialiste nuk ekziston më“ dhe tjetri me titull: “Pakti Rama Basha genocid mbi partinë socialiste”. Të dy tregimet me këta dy tituj skandaloz monstruoz të tmerrshëm, të llahtarshëm nuk i lexova.
Dy personat që i kanë shkruar janë të vetë demaskuar, të matufepsur, të padituruar deri në palcë dhe në gjak, të mjeruar komplet nga ana mendore, por të pasuruar nga ana materiale me fonde monetare të majme, të bollshme që i shpenzojnë duke i mbushur faqet e gazetave me gelbocka të neveritura, me sajime të rëndomta nga mendja e tyre e tharë e shterruar.
Leximi është mësim, kulturë, dituri. Po çfarë mësimi, kulture dhe diturie na japin fjalët “Me paktin Rama Basha partia socialiste nuk ekziston më“.
Këto fjalë janë gënjeshtra injorante, mediokre që edhe psikopati i skremuar skizofrenik kur i dëgjon neveritet dhe skandalizohet. Psikopati i skremuar as shkruan, as lexon se nuk ka aftësi perceptimi as interpretimi, as konkludimi, as konkluzion me vizion filozofimi, por ka aftësi dëgjimi me veshët e gjatë si të gomarit.
Kurse e vërteta është: Me paktin Rama Basha, partia socialiste është forcuar, dhe lartësuar, ndërsa pedeizmi dhe berishizmi janë dobësuar dhe poshtëruar.
Partia socialiste me kryetar dhe kryeministër Edi Ramën është modernizuar, e dituruar e kulturuar e demokratizuar, ndërsa pedeizmi dhe berishizmi, kanë skaduar, janë skrupzuar, kanë gëlltitur dhe përtypur gelbockat e tyre të qelbura që zbrazën nëntëdhjetë ditë në çadrën e llumzhumit. Pedeizmi dhe berishizmi tre muaj ulëriti, sokolliu, llomotiti, gumzhiti, pështyu, por të tëra i lëpiu.
Edi Rama qëndroi me betim dhe guxim si në fillim, do të shkoj në votime edhe i vetmuar, pa leseizmin, as me pedeizmin dhe berishizmin e skarcuar.
E theksoj pedeizmi i skarcuar, i molepsur, i infektuar, i mikrobizuar deri në zemër dhe mushkëri. Pedeizmi i sunduar nga berishizmi, për të bërë rrëmujë, katrahurë dhe batërdi, ashtu si bëri në muajt janar, shkurt, mars 1997, por nuk mundi ta bënte katastrofën e tmerrshme, të llahtarshme në pranverën e vitit 2017. Dhe pedeizmi berishist as ka për të mundur për të bërë tragjedi makabre edhe si tragjedia e përgjakshme e Gërdecit në 15 mars 2008. Kurrë jo! Del pyetja pse?
Përgjigja: Sepse partia socialiste e sotme ekziston dhe do të ekzistojë akoma më e forcuar në vitin 2021.
Partia socialiste me kryetar dhe kryeministër Edi Ramën, në vitin 2025 do të jetë më e konsoliduar, më e lartësuar, më e modernizuar, më e kulturuar, më e dituruar, por më e palodhur, më e papërtuar për të kontribuar për zhvillim, progres dhe qytetërim të popullit shqiptar.
Nuk mund të bëhet integrimi Europian pa njerëz të qytetëruar, të kulturuar, dhe pa etikë njerëzore shembullore.
Redaksinë e gazetës që javën e katërt të muajit maj botoi dy shkrimet “Me paktin Rama Basha partia socialsite nuk ekziston më“ dhe shkrimi i dytë “Pakti Rama Basha, genocid mbi partinë socialiste“. Unë i falenderoj dhe e kam obligim Edi Ramës t’i bëj sugjerim. Dy personat që kanë shkruar dy tregimet me gelbocka dhe mysibecka në muajin shtator 2018, duhet të ulen në bangat e klasës pestë të shkollës nëntë vjeçare, se janë me shkollë fillore.
Ka edhe të tjerë që shkruajnë fjalë të gjuhëve të huaja, por nuk u dinë kuptimin edhe u bëjnë shumë keq përkthimin. Ky që shkruan genocid i Edi Ramës. Fjala genocid, fjalë jo shqipe dhe nuk i dinë kuptimin, as përkthimin, por etiketojnë Edi Ramën genocidist mbi socialistët. Në një shkrim tjetër do të tregoj me fakte konkrete se Edi Rama, nuk është dhe as ka për tu bërë genocidist i tmerrshëm, por do të bëhet vital i vullnetshëm, fisnik humanist dhe modernist i zellshëm. Kurse sot tregoj genocidist nuk ishte as mizoristi Enver Hoxha, as zuzaristi Ramiz Alia, që kanë burgosur, internuar, përndjekur dhe përsekutuar egërsisht 125 shkrimtarë humanistë dhe demokratë modernistë të përkushtuar për zhvillim dhe progres në ato vite të Shqipërisë socialiste.
Shkrimtari Sali Leka lirik, erotik dhe eposik i betuar me 124 shkrimtarë të tjerë, si edhe 750 intelektualë dhe specialist të aftësuar, të kulturuar për zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Shqipërisë socialsite. Me burgosjen dhe përsekutimin e tyre, u ndalua zhvillimi, u pezullua progress, u shkretua e konomia kombëtare, industria, bujqësia dhe u katranos letërsia, arti kultura.
Kurse Edi Rama as ka vra njeri, as burrë, as grua, as djalë, as vajzë, as fëmijë, as ka burgosur, as ka torturuar as shkrimtarë, as intelektualë, të kulturuar ashtu si Enveri dhe Ramizi, dy kupolistët e byrosë politike antihumaniste, antidemokratike.
Kurse Lul Basha ka vrarë me 21 janar 2011 katër djem dhe burra të pafajshëm në bulevardin e Tiranës, aty ku ngriti çadrën e katrahurës me 18 shkurt 2017, por me 21 janar 2011, Lul Basha ishte nën komandën e monstruozit dhe të munafikistit të stazhionuar.
Emrin e këtij monstruozi dhe munafikisti do ta publikoi triumfi i Vetingut të drejtësisë, mbas votimeve të 25 qershorit, por na janë idhnuar pezmatuar dhe kanë nisur tu vuajtur servilickit, zgërdheckit, urithkit e shtrembëruar të monstruozit të tërbuar, dhe munafikistit të shtrembëruar.
Kurse unë e kam obligim të falenderoj, me betim Edi Ramën dhe të vazhdoj të tregoj çdo ditë ngjarje të vërteta edhe mbas 25 qershorit me debat dhe bashkëbisedim edhe me Edi Ramën, edhe me Lul Bashen, ndërsa shtrembaluckit dhe dredharakët do ti demaskoj që të drejtohen, do të vitalizohen dhe të lartësohen nëse duan me u lartësuar.
Shumë i nderuar Edi Rama!
Shumë të admiruar socialistë dhe demokratë.
Në qershor 2013 Shqipëria ishte e rrënuar, e përçmuar dhe e shkretuar për ibret dhe mysibet. Në atë gjëndje agonike katastrofike, unë me dëshirë dhe vullnet nuk do të pranoja me drejtuar Shqipërinë në asnjë post dhe funksion edhe sikur të më jepeshin me detyrim dyqind tonelata të mbushura me florinj e dollarë.
Kurse Edi Rama mori në dorëzim postin dhe funksionin më të vështirë, më të stërmunduar me pagën mujore të kryeministrit, katër herë më të vogël, më pak sesa paga dy javore e narcizistit dhe munafikistit të hipokrizuar i kamofluar, i konventruar, i monstruozuar.
Të falenderoj Edi Rama, të falenderoj.! Arrite në muajin janar 2017 me bilancin e punës të dobishme për të mirën e popullit shqiptarë i ndarë në socialistë, demokratë, pedeistë, leseistë, zogistë, ballistë, blushistë.
Kurse narcizisti dhe munafikisti u egërsuan dhe filluan sulmin e tmerruar kundër Edi Ramës dhe qeverisë socialiste shumë produktive moderniste progresive.
Narciziu dhe munafikiu e filluan sulmin e tërbuar kundër Edi Ramës në janar 2017, hapur publikisht, se fshehurazi tinzisht e kanë filluar ligësinë dhe egërsinë kundër Edi Ramës në janar 2016.
Dymbëdhjetë muaj rresht Edi Rama dhe qeveria socialiste kanë bërë punë të madhe shembullore kombëtare madhështore nën tehun dhe presionet zuzare të narcizistit dhe munafikiut. Kurse intriguckit sharlatanistë çdo ditë mbushin faqet e gazetave me sajime, gelbocka, trillime, gënjeshtra neveritëse për të nxirë imazhin e shkëlqyer të mrekulluar të Shqipërisë të modernizuar në krahasim me batërdinë e rrënuar deri në vitin 2013.
E theksoj: Edi Rama dhe qeveria socialiste progresive moderniste se deputetët leseistë me Ilir Metën në krye i dorëzuan mandatet ligjore juridike kushtetuese.
Edhe ministrat leseistë i liruan karriget e zyrave të shtetit, dhe filluan të shkruajnë nëpër gazeta, të flasin nëpër studio televizive. Neve deputetët leseistë duam më shumë Shqipërinë se partinë, duam më shumë lirinë dhe demokracinë sesa qeverinë, arrogancën dhe kokfortësinë e deputetëve dhe ministrave socialistë që nuk dorëzojnë mandatet dhe nuk lirojnë karriket e ministrave.
Unë me shokët e mi socialistë dhe demokratë kemi biseduar dhe bisedojmë: Si është e mundur që deputetët leseistë të mazhorancës parlamentare të votuar nga populli të mandatuar me ligj dhe kushtetutë dalin e thonë: E dorëzojmë mandatin se nuk duam ligj por duam Maliq, nuk duam qeveri që e kemi aprovuar vetë, se ministrat janë kapur si peshqit në rrjetë.
Unë jam skandalizuar që kur presidenti Bujar Nishani dekretoi datën e zgjedhjeve 18 qershor 2017, deputetët leseistë sulmojnë qeverinë e tyre me britma dhe ulurima: Të largohet qeveria dhe të fitojë Shqipëria.
Kjo qeveri nuk bën demokraci, as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kurse Lul Basha ngriti çadrën në rrugën e urbanit ngjitur me oborrin e kryeministrisë dhe tre muaj rresht kërkoi qeveri teknike, pa Edi Ramën. E kërcënonte Edi Ramën i thoshte: Shporru nga kryeministria se do të gremis në ujërat e Lanës.
Unë e kam demaskuar Lul Bashën në shtatë tregime se nuk kuptonte që frymëzuesi dhe inisiatori i çadrës tre mujore ishin nga brenda pedeizmit, ndërsa inspiruesi dhe purgatori ishin nga brenda mazhorancës parlamentare dhe koalicionit PS-LSI. Në asnjë vend të botës së qytetëruar demokratike të kulturuar nuk ka ndodhur që koalicioni të bëjë manovra sofistike, kundër qeverisë së tij të formuar nga vetë koaliconi.
Kur dekretohet data e zgjedhjeve qeveria ka shumë punë, për të bërë dhe duhet ndihmuar, inkurajuar, por pikërisht në lëmshin e këtyre punëve të qeverisë, Edi Ramës iu kërku me doemos kapni dhe burgosni kriminelat e drogës të kanabisit dhe kusarët që do ti vjedhin votat në 18 qershor. Më shumë sesa Lul Basha i ngujuar në çadër ishin deputetët leseistë në parlament, pushtet dhe qeveri që mbushën faqet e gazetave dhe studiot televizive me shkrime dhe intervista se vendi po shkon në gremisje, do të rrezikohet stabiliteti me votime pa garanci dhe pa opozitë.
Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi: Pse nuk kishin forca deputetët socialistë dhe leseistë të votuar nga populli për të siguruar votime me garanci dhe për të mbrojtur vjedhjen e votave nga kusarët
Dhe pyetja tjetër: Kaq të fortë qenkan kusarët e votave që nuk i bën zap, as i kap dot parlamenti me qeverinë Edi Rama dhe koalicioni i dy partive socialiste LSI e Ilir Metës edhe kryetar parlamenti.
Në fakt nuk kishte as ka kusarë votash, por kishte shpiksa imagjinarë zuzarë skurrikë, por në publik nxirrnin Lul Bashën çdo ditë në çadrën mediatike deri në 18 maj dita e shënuar e paktit Rama Basha. Pakt shembull dhe model eposik, për zhvillimin, progresin dhe integrimin e Shqipërisë.
Edhe pyetjeve të mia që bëra sot, Edi Rama u ka dhënë përgjigje me 18 maj në mënyrë preçizive. Edi Rama mendimtarë vizionarë u ka dhënë përgjigje të tëra pyetjeve, mëdyshjeve dhe dilemave të popullit. Tani retë e mjegullta me stuhi dhe suferinë janë larguar dhe po shkëlqejnë rrezet e diellit të majit dhe qershorit, por do të shkëlqejnë edhe të dhjetorit dhe të janarit 2018.
Edi Rama mua ka tetë vjet që më ka vitalizuar, se me vullnet të aftësuar dhe guximtarë i betuar për drejtësi dhe demokraci të garantuar për çdo njeri unë isha vetë dhe do të jemë me të vërtetë.
Edi Rama ishte dhe është politikani më i qartësuar, më i hapur me bash dhe has me transparencë të pastër publike, por tani doli edhe me eksperiencë të plotësuar për të qeverisur dhe drejtuar pa u strukur, pa u lëkundur dhe pa u shtrembëruar si dredharak i zhytur në batak. Tani në batak janë zhytur narcizisti, munafikisti i hipokrizuar, frymëzuesi, inisiatori, inspiruesi dhe purgatori i zemëruar i çadrës.
Edi Rama dhe Lul Basha nuk e kanë obligim me i nxjerrë nga bataku i llum zhumit ku janë zhytur këta frikacakë rezilick të ndyrësuar. As nuk janë mëktarë nëse do të zhgërryten akoma më shumë në batakun e skrumit që kanë dy vjet që e gatuajnë për të zhytur Edi Ramën.
Dy lexues të njohur më thanë: Ti Sali je shkrimtar demokratë antikomunist, antienverist, por edhe anti berishist, anti pedeist. Largohu nga Edi Rama, dhe nga Lul Bashisti dhe nga Berishisti pedeisti. Largohu nga Edi Rama dhe bashkohu me Ben Blushin shkrimtari që ka botuar katër libra.
Edhe unë dy lexuesve u fola, u tregova: Socialistët e vërtetë sot dallohen dhe provohen. Janë ata që qëndrojnë me Edi Ramën dhe kontribojnë akoma më shumë për drejtësinë dhe demokracinë, për të mirën e popullit shqiptarë dhe për tu zhvilluar Shqipëria, për tu modernizuar.
Ben Blushin e kam koleg shkrimtarë me katër libra. Edhe unë kam botuar katër libra, por librat e mia nuk janë si librat e Blushit me sajime, trillime, gënjeshtra dhe gelbocka fantazmorike që Blushi i sheh në ëndërr natën dhe i shkruan ditën ëndrrat e matufepsura, hipnotizuese, sugjestionuse të rëndomta, të neveritura.
Kurse unë shkrimtari Sali Leka tërë ditën punoj dhe natën shkruaj tregime të vërteta me ngjarje që kanë ndodhur ditën. Asgjë nuk shtrembëroj, as shpif, as gënjej, as spekulloj por tregoj dhedemaskoj të ligat zuzariste dhe sharlataniste.
Ben Blushi nuk ka parti politike për të mirën e popullit as për të forcuar dhe konsoliduar drejtësinë me demokraci të vërtetë, por ka dy redaksi gazete dhe dy televizione në ortakëri skurrike me dy oligarkistë, profanistë, megalomanistë, trustistë, manipulistë, që botojnë dhe reklamojnë trillime të rëndomta, disinformuese skandaloze, me ilustrime dhe montazhe pompoze dhe pandehin, ëndërrojnë sikur populli shqiptarë këto gelbocka, urithka, zgërdhecka monstruoze, i han, i përtyp si djathi, gjalpi dhe si zarzavate vitaminoze.
Ben Blushi nuk bëhet lider publik, as burrë shteti fisnik eposik, edhe nëse reklamojnë e pompozojnë dyqind gazeta dhe dyqind televizione Afrikane dhe Aziatike, Australiane dhe oqeanike.
Del pyetja pse? Përgjigjen e kësaj pyetje e japin dy fjalë të urta të popullit shqiptar: Gënjeshtra dhe shpifja i kanë këmbët e shkurtëradhe nuk u qëndrojnë këllqet, por u këputen. Fjala e dytë: Kur nuk je vetë taban vigan, nuk të mban dega atje lart në plep në man.
Kurse unë kam folur, shkruar dhe do të flas, do të shkruaj: Popullit shqiptarë sot nuk i duhen shtimi i numrit të partive skurrike spekullante obskurante, pa vision as program modernist, pa alternativa as perspektiva të vërteta demokratike, të hapura publike, të drejta juridike, por i duhen djem dhe burra të arsimuar, të kulturuar, guximtarë të betuar dhe mendimtarë vizionarë të admiruar. Ben Blushi dhe të tjerë si ai, as nuk ishin socialistë, as nuk kanë për tu bërë. Blushi ka dy vjet që ka ngritur mullirin për të bluar krunde, bykra të kalbura, derisa të ndryshken.
Kalbësirat të ndryshkin, të infektojnë, të qelbëzojnë.
Kurse Lul Basha është Enveri i vogël i shekullit 21, por ndryshe nga Enveri i madh i shekullit 20, që nuk u komandonte nga askush. Luli ynë i sotëm komandohet nga turli sorollopi dhe gelbocku. Kam besimin se duke bashkëvepruar me Edi Ramën guximtarë i provuar Lul Basha do të bëhet mendimtarë vizionarë i dalluar.
Në Shqipëri ka politikanë shumë të rëndomtë që mbahen si guximtarë viganë, por në fakt janë sharlatanë dhe megalomanë të neveritur.
Sharlatanizmi dhe megalomanizmi nuk janë viganizim, as vitalizim, as guxim jetik sublim eposik.

Me shumë konsideratë
Shkrimtari Sali Leka

Cel: 068 38 55 304
Tiranë, qershor 2017