Me poeten Kaltrina VB Hoti

0
1289

Në kripë të sofrës time

Ah! Sa vështirë është
Ta quash veten shtegtare
Mërgimtar
Si behar pranveror
jep bukuri dhe aromë
Por e din
Që së shpejti
Do të shkundet nëpër erë
Nganjëherë nëse ka fat
Mund të bëhet gjethe e vjeshtës
Si behar është mërgimtari
Aty ku i flenë shpirti
Trupin nuk mund ta shtrydhë
(Fjalën e fundit s’mund ta thotë)
Largësia s’ia lejon
Tokës
mallin ja loton
Dhe i lutet
T’ia falë mëkatin e rrugës
Nganjëherë mbledh fuqi
I flet atdhetarit pa mëshirë
Sot
Do t’i mbushi duart
Me beharin e parë
Do t’i thaj
Në faculetën e bardhë do t’i mbështjellë
Do t’ia jap Pelumbit
O Perëndi
Shndërroje beharin e thatë
Në kripë të sofrës time.


Nga largësia

Po…
Unë jam duke shkelur tokën e huaj
Si behar pranveror zhdukem
Në bukurin dhe aromën mërgimtare
Shpirtin tim nuk mund ta shtrydhi
Aty ku zemra më pushon
As fjalën s’mundem ta përcaktojë
E di
Do të me thuash;
Pse nuk je këtu?!
Ahhhh!
Do të dëshiroja të bëhem
gjethe e vjeshtës të më shkelësh
Ti
Që nuk bëhesh as behar as gjethe
Zërin ta dëgjoj
Por nuk e kuptojë
Ajo nënë
Që e këndon gjumin e natës
Birit qe ase varrin nuk i’a dinë
Ajo motër
Që ende e hekuros këmishën e vëllait
Edhe pse e din;
Se nuk do ta vesh
Plaku
Që në dorë e zbrazi barutin e fishekut hakmarrës
Djali
Që mundohet ta kujtojë babën nëpër ëndrra
Ata
Kanë te drejtë lotin ta derdhin
Në dritën e parë të mëngjesit
Ata
Kanë drejt të t’i mbyllin sytë
Zërin ta heshtin
Por, jo ti
Që e përkthen fjalën shqipe në zanore të huaj
Mos e shani pushtetin e shitur
Zëri i juaj aty i solli
S’të ka faje as i djathi as i majti
O shqiptar! Shqiptar!
A je shqiptar?
Të ka mbetur ndonjë asht i thyer në fyt
Që nuk din të hysh në shtëpinë tënde
U bëtë mërgimtarë në atdheun tuaj
Unë tokën e huaj e shkeli me mall
Ti e shkele tokën time me errësirë.