Me votën për Bekim Jasharin Skënderaj do të nderoj mbarë shqiptarinë

0
234
Bekim Jashari - Nue Oroshi

Nue Oroshi

Kryetari aktual i Skënderajt dhe kandidati për një mandat të dytë Bekim Jashari është pinjoll i familjes emblematike Jashari nga Prekazi i Skënderajt. Ai është njëri ndër pak burrat e mbijetuar të kësaj familje i cili për një dekadë e gjysmë pati një obligim familjar që ta ringrisë familjen Jashari.

Pas rigjallërimit të kësaj familje atdhetare filloj të mëndoj edhe për rigjallërimin e komunës së tij asaj të Skënderajt. Ai për katër vite me radhë me një përkushtim të madh e udhëheqi Komunën e Skënderajt. Bazuar në Idealizmin dhe atdhetarizmin e të parëve të ti dhe shqiptarëve të tjerë atdhetar dhe për ta ruajtur këtë idealizëm e krijoj listën e ti me emrin “Ideali”. Nuk pranoj të jetë pjesë e asnjë partie politike. Mospranimi që të mos jetë pjesë e asnjë partie politike i jep mundësinë të gjithë anëtarve të partive politike në Skënderaj që votat për kryetar të Komunës ti japin Bekim Jasharit.

Gjatë mbajtjës së një sesioni shkencor të Shoqatës “Trojet e Arbrit” u takuam dy herë me Bekim Jasharin. Ai na priti me një përkushtim dhe dashamirësi të madhe. Ishte shumë i urtë dhe shumë i qetë në diskutime. Edhe në sesionin shkencor në Skënderaj që e mbajtëm për Masakrat serbe dhe të tjerëve më një fjalim të shkurtër dhe përmbajtësor u paraqit me një devotshmëri të madhe.

Vota për Bekim Jasharin nuk do ta nderoj vetëm Skënderajn por do ta ndëroj mbarë shqiptarinë. Edhe në botën perëndimore familjet emblematike ruhën dhe ndërohen me përkushtimin më të madh. Shqiptaria tash e ka një pikë emblematike të luftës së fundit. E ajo është Prekazi i Shaban, Hamzë e Adem Jasharit.

Në këtë shkrim nuk dua të flas për kundërkandidatin e Bekim Jasharit në Skënderaj për faktin se nuk e njoh dhe nuk ja di cilsitë. Por një gjë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Skënderajt. Me fitorën e Bekim Jasharit nuk humb asnjë qytetar në Skënderaj, pavarsisht se nga cila parti politike vijnë ata.

Forcën politike partitë dhe listat qytetare në Skënderaj le ta masin në luftën e tyre politike për anëtar të Asamblesë së Komunës së Skënderaj, kurse votën për kryetar komune ta orientojnë tek pinjolli i familjes Jashari – Bekim Jashari. Me votën për Bekim Jasharin Skënderaj do ta ndëron mbarë shqiptarinë.